Pasuria dhe ekonomia në Islam

Titulli: Pasuria dhe ekonomia në Islam
Titulli në origjinal: Wealth and economy in Islam
Autorë: Dr. Jusuf Kardavi
Përktheu nga Anglishtja: Ermedin Arifi
Redaktor gjuhësor: Ahmed R. Ramadani
Faqosja: Furkan ISM
Kopertina: Jusuf Saliu
Botues: Sh. B. Furkan ISM
Shtypi: Furkan Print – Shkup

Çdo shoqëri ka doktrinën e vet të veçantë ekonomike, e cila përbën filozofinë, besëtytnitë dhe idealet e saja; vështrimin e saj ndaj individit, pasurisë dhe investimeve; idenë e saj për fenë dhe këtë botë, si dhe për pasurinë e varfërinë. Të gjitha këto ndikojnë në marrëdhëniet e saj me prodhimin e pasurisë dhe mënyrat e vënies në qarkullim të saj, si dhe në distribuim dhe konsum. Nga kjo buron sistemi ekonomik përkatës.

Diskutimi mbi ekonominë islame po shtrihet gjithnjë e më gjerë, ndaj – nisur nga kjo – shumë kërkime dhe libra janë bërë e shkruar për të dhe fushat e saja. Ndërsa shumë tema të tjera shkencore janë parashtruar për të përfituar tituj dhe grada të larta, si: magjistër i shkencës ose doktor i filozofisë, etj.

Në lidhje me rregullat themelore, neve na mjafton të përvetësojmë një koncept bazë në lidhje me rregullat themelore: koncept ky nga i cili themelimi i ekonomisë është i bazuar në shoqërinë islame.

Rregullat më të rëndësishme të kësaj (që do t’i shpjegojmë më gjerësisht në vazhdim të këtij libri) janë:

• Konsiderimi i pasurisë si begati e bujari në duart e të drejtëve (të devotshmëve);

• Pasuria i takon Allahut, njeriu është vetëm një mëkëmbës në të;

• Të qenët bashkë për të punuar dhe në përftimin e të mirave, duke e konsideruar atë si një lloj adhurimi e përpjekje (xhihadi);

• Ndalimi i resurseve të përfitimeve të dëmshme;

• Njohja e pronësisë private si dhe mbrojtja e saj;

• Privimi i individëve të pronësojnë të mirat e domosdoshme për shoqërinë;

• Moslejimi i pronarëve të dëmtojnë të tjerët;

• Investimi i mjeteve jo në dëm të moralit e të interesit publik;

• Arritja e pavarësimit të shoqërisë;

• Maturia në shpenzim; ndihmesa e ndërsjellë (reciproke) mes pjesëtarëve të shoqërisë; dhe,

• Ngushtimi i ndarjeve mes klasave.

Rregulla e parë në themelimin e ekonomisë islame përfshinë përcaktimin e vlerës së pasurisë e të realitetit të saj në jetën shoqërore. Ç’është e vërteta: njerëzit apo – thënë më mirë – ithtarët e feve dhe doktrinave të ndryshme, para ardhjes së Islamit në formën përfundimtare, pasurinë e konsideronin si burim të së keqes, ndërsa varfërinë si burim të paqes. Përveç kësaj, ajo konsiderohej si faktor i mirëqenies trupore, ndërsa kënaqësia e arrirë nga konsumimi i të mirave – si ndotje e shpirtit dhe si pengesë e ngritjes dhe lartësimit të tij. Kjo prirje njihet në filozofinë brahmike në Indi, në doktrinën manikeiste në Persi, si dhe në krishterim (tek Ithtarët e Librit). Ajo shpaloset qartë edhe në sistemin e murgërisë.

Po ashtu, edhe sistemet moderne: kapitalizmi dhe komunizmi, ekonominë e konsiderojnë si të domosdoshme në jetë, kurse pasurinë e konsiderojnë si zot të individit e të shoqërisë. Por, Islami nuk i hedh një vështrim të tillë pasurisë e të mirave: përkundrazi, Islami – që diametralisht dallon nga dy sistemet e sipërpërmendura (kapitalizmi dhe komunizmi) – paraqet një këndvështrim optimist dhe racional të përdorimit dhe menaxhimit të të mirave materiale (pasurisë).

CHF 7.00

S’ka stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Disa refleksione mbi gjendjen e sotme te rinise sone 1 scaled

Disa refleksione mbi gjendjen e sotme të rinisë sonë

CHF 6.50
Mbreti dhe djaloshi besimtar 1 scaled

Mbreti dhe djaloshi besimtar

CHF 3.90
Mesazhi yne ne epoken e globalizmit

Mesazhi ynë në epokën e globalizmit

CHF 15.90
Mjekesia e te derguarit alejhi selam e1507142770578 1024x1007

Mjekësia e të Dërguarit alejhi selam

CHF 27.90
Deveja flet – Seria e librave per femije Kur historia profetike me flet Periudha e Mekes 768x512

Deveja flet – Seria e librave për fëmijë “Kur historia profetike më flet” ( Periudha e Mekës )

CHF 2.90
Udhetimet e Dybrireshit 1014x1024

Udhëtimet e Dybrirëshit

CHF 6.90
Nen mbrojtjen e Kuranit pjesa e pare 1014x1024
Nuk ka stok

Nën mbrojtjen e Kuranit, pjesa e parë

CHF 16.00
Shpata e AllahutHalid Iben Velidi r.a. 1014x1024

Shpata e Allahut, Halid Ibën Velidi r.a.

CHF 31.90
Kujtimet e Imamit

Kujtimet e Imamit

CHF 14.90
Hafiz Ali Korca Komplet prej 12 Librave 1 scaled

Hafiz Ali Korça – Komplet prej 12 Librave

CHF 149.00
Imam Vebi Ismaili Vepra komplet prej 8 librave 1 scaled
Nuk ka stok

Imam Vebi Ismaili – Vepra komplet prej 8 librave

CHF 154.00
Edhe grate i shtypin grate 1 scaled

Edhe gratë i shtypin gratë

CHF 14.90
Si mundet te na lendonit 1 scaled

Si mundët të na lëndonit

CHF 14.90
Rrefime per te Derguarit e Allahut prej Ademit deri tek Isai Paqja qoft mbi Ta 1 scaled

Rrëfime për të Dërguarit e Allahut (prej Ademit deri tek Isai Paqja qoft mbi Ta)

CHF 35.90
Bota ne fokusin Islam 1 scaled

Bota në fokusin Islam

CHF 24.90
Besimet krishtere dhe qendrimi islam ndaj tyre 1 scaled

Besimet krishtere dhe qëndrimi islam ndaj tyre

CHF 9.90