Xhuzi Amme dhe surja El-Fatiha në gjuhën shqipe

Titulli: Xhuzi Amme dhe surja El-Fatiha në gjuhën shqipe
Përgaditi për botim: Insituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetrimit Islam
Konceptimi grafik & faqosja: Ermelinda Agalliu

Kurani i shenjtë është Libri i Zotit, i zbritur si këshillë dhe udhëzim për të gjithë njerëzirnin, për çdo kohë. Ai është shpallur në një gjuhë arabe elokuente dhe me një stil të tillë elegant, që e bëjnë shumë tërheqës e të këndshëm për lexuesin dhe dëgjuesin. Për shkak të kombinimit të thellësisë së kuptimeve të tij me elokuencën, stilin dhe ritmin, Kurani është quajtur “Mrekullia e mrekullive” ose “Mrekullia e vazhdueshme e Profetit Muhamed (a.s.) “.
Vetë fjala arabe “Kur’an” do të thotë lexim. Pra Kurani është “Leximi hyjnor” i Islamit dhe pikërisht për këtë qëllim ekziston. Në traditën islame, Kurani është lexuar përgjithësisht me zë të lartë, më së shumti nga kujtesa e lexuesit, pas një përgatitjeje të plotë. Kjo është metoda e zakonshme e riprodhimit të Librit të shenjtë.
Ashtu siç theksohet në suren El-Kamar, vargu 17, Kurani është një libër i lehtë per t’u mësuar dhe mbajtur përmendësh. Por është shumë e rëndësishme që leximi dhe mësimi i tij të bëhet në mënyrë të saktë, ashtu siç e urdhëron Zoti të Dërguarin e Tij, kur i thotë “,..dhe lexoje Kuranin ngadalë dhe qartë!” (El-Muzzermmil: 4). Këtë metodë leximi Profeti Muhamed (a.s.) ua mësonte shokëve të tij dhe ata ua përcollën brezave të mëpasshërn e kështu me radhë, derisa erdhi në kohën tonë, tashmë e kodifikuar dhe e njohur me emërtimin Ahkam el-texhwid (Rregullat e leximit të Kuranit).

Rëndësia e recitimit sipas këtyre rregullave buron nga fakti se leximi i sakte i Kuranit ështe rit adhurimi në vete, si dhe pjesë themelore e ritualit të faljes. Në traditen islame, per leximin e plotë të Kuranit ështe caktuar një periudhë kohore një mujore. Kështu, çdo besimtar musliman që nis të lexoje Kuranin, eshtë mirë ta përfundojë lexirnin e tij brenda tridhjetë ditëve. Kjo gjë zbatohet veçanërisht në muajin e Ramazanit. Për arsye lehtësimi, dijetarët e kanë ndarë Kuranin në tridhjetë pjesë, në mënyrë që secila pjesë (xhuz) të lexohet brenda një dite. Këto pjesë emërtohet kryesisht sipas fjalës me të cilën nis.

Ështe bërë praktikë që memorizimi dhe mësimi i leximit të Kuranit për fillestarët, të nisë me pjesën e tridhjetë, e cila njihet si El-Xhuz’ Amma ose Xhuzi Amme. Kjo bëhet për faktin se ky Xhuz përmban suret më të shkurtra, të cilat është më e lehte të lexohen dhe të mësohen përmendësh. Botimin e kemi shoqëruar me përkthimin shqip te kuptimeve të sureve qe permban ky Xhuz, në mënyrë që lexuesi shqiptar, i cili nuk e njeh gjuhën arabe, perveçse të arrijë të lexoje suret, të arrijë të kuptojë edhe mesazhet e tyre. Në këtë mënyrë do të plotësohet më së miri porosia hyjnore e leximit të Librit të shenjtë ashtu siç duhet.

CHF 5.50

S’ka stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Disa refleksione mbi gjendjen e sotme te rinise sone 1 scaled

Disa refleksione mbi gjendjen e sotme të rinisë sonë

CHF 6.50
Mbreti dhe djaloshi besimtar 1 scaled

Mbreti dhe djaloshi besimtar

CHF 3.90
Mesazhi yne ne epoken e globalizmit

Mesazhi ynë në epokën e globalizmit

CHF 15.90
Mjekesia e te derguarit alejhi selam e1507142770578 1024x1007

Mjekësia e të Dërguarit alejhi selam

CHF 27.90
Deveja flet – Seria e librave per femije Kur historia profetike me flet Periudha e Mekes 768x512

Deveja flet – Seria e librave për fëmijë “Kur historia profetike më flet” ( Periudha e Mekës )

CHF 2.90
Udhetimet e Dybrireshit 1014x1024

Udhëtimet e Dybrirëshit

CHF 6.90
Nen mbrojtjen e Kuranit pjesa e pare 1014x1024
Nuk ka stok

Nën mbrojtjen e Kuranit, pjesa e parë

CHF 16.00
Shpata e AllahutHalid Iben Velidi r.a. 1014x1024

Shpata e Allahut, Halid Ibën Velidi r.a.

CHF 31.90
Kujtimet e Imamit

Kujtimet e Imamit

CHF 14.90
Hafiz Ali Korca Komplet prej 12 Librave 1 scaled

Hafiz Ali Korça – Komplet prej 12 Librave

CHF 149.00
Imam Vebi Ismaili Vepra komplet prej 8 librave 1 scaled
Nuk ka stok

Imam Vebi Ismaili – Vepra komplet prej 8 librave

CHF 154.00
Edhe grate i shtypin grate 1 scaled

Edhe gratë i shtypin gratë

CHF 14.90
Si mundet te na lendonit 1 scaled

Si mundët të na lëndonit

CHF 14.90
Rrefime per te Derguarit e Allahut prej Ademit deri tek Isai Paqja qoft mbi Ta 1 scaled

Rrëfime për të Dërguarit e Allahut (prej Ademit deri tek Isai Paqja qoft mbi Ta)

CHF 35.90
Bota ne fokusin Islam 1 scaled

Bota në fokusin Islam

CHF 24.90
Besimet krishtere dhe qendrimi islam ndaj tyre 1 scaled

Besimet krishtere dhe qëndrimi islam ndaj tyre

CHF 9.90