Vlera e kohës

CHF5.90

S’ka stok

Duke ditur rëndësinë e madhe që i jep Islami kohës, vendosa të shkruaj këto faqe mbi vlerën e kësaj begatie në jeten e muslimanit dhe detyrën e tij ndaj saj. Ajo që kam vënë re tek muslimanët e parë, të cilët janë brezi mëi mirë i njerëzimit, është ajo se kujdesi që ata i kushtonin kohës, ia kalon kujdesit që muslimanët pas tyre ia kushtuan parave. Prandaj dhe frytet e kësaj ishin dija e dobishme, punët e mira, konkuistat e mëdha dhe një qytetërim me baza të forta.

Titulli: Vlera e kohës
Autor: Dr. Jusuf Kardavi
Përkthyes: Alban Kodra
Redaktor: Bujar Vërbovci
Redaktor gjuhësor: Hysen Maloku
Kopertina: Bashkim Mehani
Përgatiti për shtyp: Bashkim Avdiu
Shtypi: FocusPrint – Shkup
Për botuesin: Bashkim Avdiu
Botues: Sira – Prishtinë

Duke ditur rëndësinë e madhe që i jep Islami kohës, vendosa të shkruaj këto faqe mbi vlerën e kësaj begatie në jeten e muslimanit dhe detyrën e tij ndaj saj. Ajo që kam vënë re tek muslimanët e parë, të cilët janë brezi mëi mirë i njerëzimit, është ajo se kujdesi që ata i kushtonin kohës, ia kalon kujdesit që muslimanët pas tyre ia kushtuan parave. Prandaj dhe frytet e kësaj ishin dija e dobishme, punët e mira, konkuistat e mëdha dhe një qytetërim me baza të forta.

Pastaj pashë prej muslimanëve dhe po shoh ende, një humbje kohe dhe shpërdorim të saj, që e kalojnë cakun e mendjelehtësisë deri në budallallëk, derisa mbetën në fund të karvanit, pasi kishin qenë dikur udhëheqësite tij. As punuan për ndërtimin e dynjasë së tyre, as për ndërtimin e ahiretit të tyre, ashtu siç bëjnë besimtarët e mirë. Nëse do ta kuptonin mirë fenë, do të punonin për këtë botë sikur do të jetonin përjetë në të dhe do të punonin për botën tjetër sikur do të vdisnin nesër.

Kategoritë

Vlera e kohës

CHF5.90