Nën bukurinë e dashurisë
CHF9.90
“Dhe një prej shenjave të Tüj është se prej jush krijoi për ju bashkëshortet tuaja, që të qetësoheni pranë tyre, duke vënëndërmjet jush dashuri dhe mëshirë. Me të vërtetë, në këtë ka shenja për njerëzit që mendojnë…” (Kurani, Rum: 21)
Libri: Nën bukurinë e dashurisë
Autor: Sema Marashallë
Përktheu Musa Musai
Lektor: Musa Bushrani
Botoi: Arasta
Shtypi: Focus Print – Shkup
Formati: 14×22
Faqe: 200
ISBN: 9789951901116
“Dhe një prej shenjave të Tüj është se prej jush krijoi për ju bashkëshortet tuaja, që të qetësoheni pranë tyre, duke vënëndërmjet jush dashuri dhe mëshirë. Me të vërtetë, në këtë ka shenja për njerëzit që mendojnë…” (Kurani, Rum: 21)
Sa herë e lexoj përkthimin e Kuranit Famëlartë e dalloj sikur jam duke e lexuar për herë të parë dhe mbetem i magjepsur nga fakti se ky libër i shenjtë është një mrekulli e madhe. Në një aspekt edhe turpërohem. Vite të tëra i lexojmë ajetet e Kuranit dhe kalojme sipër tyre pa menduar fare për kuptimet dhe porositë. Edhe përtej faktit se në të porositet në disa vende radhazi, në të ka dëshmi për ata që mendojnë dhe logjikojnë”. Ashtu siç është rasti edhe me ajetin që e lexuam më sipër.
Ky ajet fisnik na ofron shumë njohuri të vlefshme në lidhje me martesën. Allahu i Madhërishëm njofton se qëllimi i martesës është të arrihet prehja-qetësia.






