Seti i Emin Azemit
CHF89.90
Kolana e librave me shkrime eseistike-publicistike, po përmbyllet me vëllimin “A kurohet mendësia”, si vazhdimësi e dy vëllimeve paraprake – “Helena e epikës sonë tragjikomike” dhe “Në mes të kauzës dhe mbijetesës”.
Kjo përmbyllje vjen natyrshëm pasi që rumbullakëson një cikël shkrimesh të filluara këtu e dy dekada më parë, kurse ” A kurohet mendësia” është një kurorë modeste që sublimon harkun kohor të cilin e kisha projektuar në formë idesh të përdegëzuara brenda kopertinave të këtij libri.
Librat: Helena e epikës sonë tragjikomike 1, Në mes të kauzës dhe mbijetesës 2, A kurohet mendësia? 3
Autor: Emin Azemi
Redaktor: Resul Shabani dhe Luljeta Isaku
Recenzent: Xhabir Ahmeti
Shtypi: Focus Print dhe Agoraprint
Kolana e librave me shkrime eseistike-publicistike, po përmbyllet me vëllimin “A kurohet mendësia”, si vazhdimësi e dy vëllimeve paraprake – “Helena e epikës sonë tragjikomike” dhe “Në mes të kauzës dhe mbijetesës”.
Kjo përmbyllje vjen natyrshëm pasi që rumbullakëson një cikël shkrimesh të filluara këtu e dy dekada më parë, kurse ” A kurohet mendësia” është një kurorë modeste që sublimon harkun kohor të cilin e kisha projektuar në formë idesh të përdegëzuara brenda kopertinave të këtij libri.
Pasi të lexohen shkrimet e përfshira në këtë vëllim, lexuesi do të duhej të vendos patjeter një distancë receptimi në rafshin kohor, sepse vetëm në këtë mënyrë mund ta kuptojë si një celuloid “rentgeni” tërësinë e problematikave që ngre libri, duke nxjerre në brigjet e kohës gjurmët e patretura të ngjarjëve, proceseve e fenomenëve socio-kulturore.






