Dy gjenealogji të modernitetit

CHF19.90

1 stok

Brenda filozofisë bashkëkohore franceze dhe asaj gjermane janë problematizuar, në veçanti, të kuptuarit dhe domethënia e modernitetit përmes trajtimit kritik të koncepteve të arsyes, subjektit, politikës e historisë.

Libri: Dy gjenealogji të modernitetit
Autor: Muhamedin Kullashi
Botoi: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës
Lektor: Shefqet Riza
Formati: 17×24
Faqe: 260
ISBN: 9789951615624

Brenda filozofisë bashkëkohore franceze dhe asaj gjermane janë problematizuar, në veçanti, të kuptuarit dhe domethënia e modernitetit përmes trajtimit kritik të koncepteve të arsyes, subjektit, politikës e historisë.

Filozofia franceze e gjysmës se dytë të shekullit njëzet shënohet dhe hapet me mendimin filozofik të Sartreit, me Qeniesimi dhe koha (1943), me Kritika e mendjes dialektike (1961), me veprat e Gaston Bachelard mbi shkencat dhe poezinë (Uji dhe endërrat: ese për imagjinatën e materies), 1941, me ato të Merlau-Ponty-së mbi fenomenologjinë e përceptimin, mbi të dukshmen e të padukshmen, me antropologjinë e Levy-Strauss për strukturat e farefisnisë te shoqëritë “primitive” dhe “mendimin e egër” “, me Althusserin që ndërton një marksizëm strukturalist, me gjenealogjinë e Foucault-së, me dekonstruksionin e Derrida-së, me filozofinë “nomade” të Deleuze, me hermeneutikën e Paul Ricoeur, me mendimin postmodern të Lyotardit për fundin e “refimeve të mëdha” për historinë e njeriun, me psikanalizën e Lacanit, me filozofinë politike të Claude Lefort, me estetikën e Ranciëre etj.

Është fjala për një fenomen të shpërthimit krijues të mendimit origjinal filozofik, që ka dimensionin e mirrëfillt universal, ngase i flet njerëzve si të tillë, ndonëse është zhvilluar brenda një vendi-populli dhe është artikuluar përmes një gjuhe të veçantë – gjuhës franceze, një fenomen i univerzales konkrete, siç do thoshte Sartrei.

Kategoritë

Dy gjenealogji të modernitetit

Dy gjenealogji të modernitetit