Shkupi në Lidhjen e Prizrenit (1878-1881)
CHF12.90
Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte një organizatë politike ushtarake e cila në historinë e popullit shqiptar përbën ngjarjen më madhore pas epokës Skenderbejane. Ajo është ngjarja më e rëndësishme e Rilindjes Kombëtare Shqiptare që luajti rol të madh në ngritjen e vetëdijes kombëtare të popullit shqiptar. Ajo veproi në rrethanat e pas pushtimit të Sanxhakut të Nishit nga ana e Serbisë, atëherë kur Mali i Zi synonte pushtimin e një pjese të Shqipërise veriore dhe Greqia pushtimin e Çamërisë shqiptare.
Libri: Shkupi ne lidhjen e prizrenit (1878-1881)
Autor: Ramiz Abdyli
Redaktor: Emin Azemi
Recensent: Skender Ademi dhe Sevdail Demiri
Botoi: Instituti i Trashegimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup
ISBN: 9786084897392
Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte një organizatë politike ushtarake e cila në historinë e popullit shqiptar përbën ngjarjen më madhore pas epokës Skenderbejane. Ajo është ngjarja më e rëndësishme e Rilindjes Kombëtare Shqiptare që luajti rol të madh në ngritjen e vetëdijes kombëtare të popullit shqiptar. Ajo veproi në rrethanat e pas pushtimit të Sanxhakut të Nishit nga ana e Serbisë, atëherë kur Mali i Zi synonte pushtimin e një pjese të Shqipërise veriore dhe Greqia pushtimin e Çamërisë shqiptare.
Për hartimin e këtij libri janë bërë hulumtime në Arkivin e Punëve të Jashtme të Britanisë në Londër (Public Record Office) në Arkivin e Shqipërisë, në Arkivin e Kosovës, në Arkivin e Maqedonisë, në Arkivin e Malit të Zi, në Arkivin e Serbisë dhe në Arkivin e Sofjes. Janë shfrytëzuar burime të Arkivit të Stambollit dhe të Arkivit Diplomatik të Francës. Eshtë konsultuar literaturë historike shqiptare, serbe, bullgare, malazeze dhe evropiane. Është konsultuar edhe shtypi shqiptar i kohës, shtypi serb dhe ai turk.
Janë bërë përpjekje që materialet e vjela të shfrytëzohen me kujdes që të mbahët qëndrim kritik ndaj të dhënave që sillnin ato për të nxjerrë mbi këtë bazë përfundime të qëndrueshme që mund t’ i bëjnë ballë kritikës shkencore.






