Shqiptarët në rrjetin diplomatik të Republikës së Maqedonisë (1991-2011)
CHF9.90
Diplomacia është disiplinë që domosdoshmërisht lidhet me politikën ndërkombëtare, si një nga segmentet e saj themelore. Por, trendet moderne e imponuan nevojën që diplomacia të jete subjekt edhe i vëzhgimit shkencor. Se këndejmi, ajo është gjithnjë e më tepër pjesë e kurrikulave të universiteteve dhe instituteve të ndryshme shkencore.
Libri: Shqiptarët në rrjetin diplomatik të Republikës së Maqedonisë (1991-2011)
Autor: Sevdail Demiri
Recensent: Veton Latifi dhe Bekri Ajdini
ISBN: 9786084653608
Botoi: Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup
Diplomacia është disiplinë që domosdoshmërisht lidhet me politikën ndërkombëtare, si një nga segmentet e saj themelore. Por, trendet moderne e imponuan nevojën që diplomacia të jete subjekt edhe i vëzhgimit shkencor. Se këndejmi, ajo është gjithnjë e më tepër pjesë e kurrikulave të universiteteve dhe instituteve të ndryshme shkencore.
Edhe në Republikën e Maqedonisë diplomacia si disipline shkencore ka marrë vendin e meritar në mesin e institucioneve të larta arsimore – shkencore, kryesisht si pjesë përbërëse e lëndës Historia e diplomacisë, apo e grupit studimor të Diplomacisë.
Arsyet e mësipërme, sikurse edhe angazhimi im i drejtpëdrejtë për një kohë si gazetar i politikës së brendshme dhe asaj ndërkombëtare, ishin vendimtare që arsimimin tim pasuniversitar ta drejtoj pikërisht në këtë fushë, në kuadër të studimeve pasdiplomike në Institutin e Historisë Nacionale të Republikës së Maqedonisë në Shkup. Zgjedhja e grupit studimor “Historia e diplomacisë së shtetëve ballkanike”, ma trasoi rrugën, e rezultati i saj është teza e magjstraturës e paraqitur dhe e pranuar me titull “Shqiptarët në rrjetin diplomatik në Republikën e Maqedonisë (1991-2011)”. Këtë tezë e mbrojta në fund të vitit 2011 para komisionit në përbërje: prof.dr. Lubica Jançeva (mentore), prof.dr. Katerina Todoroska (kryetare), dhe prof.dr. Todor Çepreganov (anëtar), të cilët edhe me këtë rast i falënderoj për angazhimin dhe përkushtimin profesional shkencor. Pra, ky libër është kryesisht derivat i tezës së lartpërmendur të magjistraturës, i cili është shqipëruar dhe natyrisht ka pësuar edhe ndërhyrje përmbajtjësore, për t’iu përshtatur botimit në këtë formë.






