Gjurmime albanologjike – Seria e shkencave historike 25-1995

CHF19.90

2 stok

Në këtë punim shkurtimisht trajtohen tri çështje me rëndësi për dardanët dhe për territorin e tyre: përkatësia e tyre etnike, përcaktimi i kufijve të Dardanisë dhe çështja e pasardhësve të tyre. Në bazë të materialit arkeologjik dhe gjuhësor, ashtu si shumica e shkencëtarëve që janë për përkatësinë ilire të dardaneve, kanë qenë edhe M. Garasanin dhe F. Papazoglu, por të cilët në bazë të të njejtit materialë ndërrojnë mendimin dhe e përkrahin prejardhjen dako-myze të tyre.

Libri: Gjurmime albanologjike – Seria e shkencave historike 25-1995
Botoi: Instituti Albanologjik i Prishtinës
Lektor: Rexhep Doci
Formati: 17x24cm
Faqe: 246

Në këtë punim shkurtimisht trajtohen tri çështje me rëndësi për dardanët dhe për territorin e tyre: përkatësia e tyre etnike, përcaktimi i kufijve të Dardanisë dhe çështja e pasardhësve të tyre. Në bazë të materialit arkeologjik dhe gjuhësor, ashtu si shumica e shkencëtarëve që janë për përkatësinë ilire të dardaneve, kanë qenë edhe M. Garasanin dhe F. Papazoglu, por të cilët në bazë të të njejtit materialë ndërrojnë mendimin dhe e përkrahin prejardhjen dako-myze të tyre.

Mirëpo, në të mirë të përkatësisë ilire të tyre pos materialit arkeologjik të kohës parahistorike, flet edhe ai i kohës antike, ku një vend me rëndesi zënë monumentet plastike të gurit, të cilat ndihmojnë edhe në përcaktimin e kufijve të kësaj treve si dhe në çështjen e përkatesisë ilire të shqiptarëve dhe të autoktonisë së tyre në trevën ku banojnë sot.

Kategoritë

Gjurmime albanologjike - Seria e shkencave historike 25-1995