Letërsia dhe besimet fetare
CHF14.90
Dëshira për leximin e veprave letrare më është shfaqur qysh në vitet e para të shkollës fillore, pa ndonjë rekomandim të mësuesit ose të kujtdo tjetër. Kur kjo dëshire pat avancuar më shumë dhe une kaloja me orë të tëra duke lexuar vepra letrare, im atë shqetësohej dhe më detyronte t’i hiqja ato nga dora. Mbresat që më kanë ngelur nga leximi në fëmijërinë e hershme janë të reduktuara në efektet gjuhësore të disa tekstëve që kam lexuar në atë kohë.
Libri: Letërsia dhe besimet fetare
Autor: Milazim Krasniqi
Botoi: Logos A
Shtypi: Focus – Shkup Formati: 14x20cm
Faqe: 312
ISBN: 9989583412
Dëshira për leximin e veprave letrare më është shfaqur qysh në vitet e para të shkollës fillore, pa ndonjë rekomandim të mësuesit ose të kujtdo tjetër. Kur kjo dëshire pat avancuar më shumë dhe une kaloja me orë të tëra duke lexuar vepra letrare, im atë shqetësohej dhe më detyronte t’i hiqja ato nga dora. Mbresat që më kanë ngelur nga leximi në fëmijërinë e hershme janë të reduktuara në efektet gjuhësore të disa tekstëve që kam lexuar në atë kohë.
Nuk kuptoja thuajse asgjë nga ato tekste, por jehona e gjuhës së tyre me bënte që t’i rilexoja. Ky ka qenë hapi im i parë në rrugën e gjatë të ballafaqimit më të fshehtat e tekstit artistik. Ajo gjuhë tingëllonte ndryshe nga të folurit qe më shërbente për komunikim, ajo botë ishte ndryshe nga bota në të cilën jetoja.






