Menaxhimi strategjik – teori, koncepte, zbatime

CHF19.90

1 stok

Libri “Manaxhimi Strategjik, teori, koncepte, zbatime” është projektuar për të analizuar procesin e menaxhimit strategjik dhe të njoh studentët me praktiken e zbatimit të këtij procesi në organizata reale. Procesi i menaxhimit strategjik ka të bëjë me marrjën e vendimeve rreth të ardhmes së organizatës dhe zbatimin e këtyre vendimeve.

Libri: Menaxhimi strategjik – teori, koncepte, zbatime
Autore: Vasilika Kume
Botoi: Pegi
Shtypi: Pegi
Formati: 22×31
Faqe: 468
ISBN: 9789992768851

Libri “Manaxhimi Strategjik, teori, koncepte, zbatime” është projektuar për të analizuar procesin e menaxhimit strategjik dhe të njoh studentët me praktiken e zbatimit të këtij procesi në organizata reale. Procesi i menaxhimit strategjik ka të bëjë me marrjën e vendimeve rreth të ardhmes së organizatës dhe zbatimin e këtyre vendimeve.

Ky libër ka për qëllim t’i njohë lexuesit me njohuri të tilla si:

  1. (Çfare është strategjia e një organizate?
  2. Pse janë të rëndesishme vendimet strategjike?
  3. Teknikat per formulimin dhe zbatimin e strategjise.

Libri është projektuar kryesisht për studentët e fakultetit të Ekonomise, por edhe për të gjithë ata që jane të interesuar për thëllimin e njohurive në fushën e menaxhimit. Manaxhimi strategjik është përgjegjësi e të gjithë menaxherëve dhe, çka është me e rëndesishme, një përgjegjësi e tillë po bëhet githnjë e më kritike. Nuk është e mjaftueshme që menaxherët të mendojnë vetëm për menaxhimin në kontekstin e fushave operacionale dhe funksionale. Organizatat e sotme operojnë në një mjedis kompleks me një kërkesë në rritje për përgjigje strategjike të shpejta dhe efektive. Më e pakta që duhet të dijë një menaxher është sesi fusha operacionale që ai mbulon do të mund të integrohet me drejtimin e përgjithshëm të organizatës.

Kategoritë

Menaxhimi strategjik - teori, koncepte, zbatime

Menaxhimi strategjik - teori, koncepte, zbatime