(Neo) uillsonizmi – politika e jashtme e SHBA-së dhe konfliktet në ish-Jugosllavi

CHF9.90

1 stok

Hans Morgenthau pohon se diplomacia ka në dispozicion tri mjete: bindjen, kompromisin dhe kërcënimin për përdorim dhune. Asnjë diplomaci e cila mbështetet vetëm mbi kërcënimin e përdorimit të dhunës nuk mund te pohojë se njëkohësisht është edhe paqedashëse. Asnjë diplomaci e cila mbështetet vetëm mbi bindje dhe kompromis nuk e meriton të quhet e mençur. Një përfaqësues diplomatik i një fuqie të madhe, për t’u shërbyer interesave të vendit të tij dhe paqes, njëkohësisht duhet të përdorë bindjen, të shfrytëzojë përparësitë e kompromisit dhe t’i bëjë përshtypje palës tjetër me fuqinë ushtarake të vendit të vet. Pikërisht këto tipare do e shënjojnë edhe doktrinën e Wilson-it në drejtim të punëve të jashtme.

Libri: (Neo) uillsonizmi – politika e jashtme e SHBA-së dhe konfliktet në ish-Jugosllavi
Autor: Xhenis Sulimani
Botoi: Logos A
Shtypi: Focus – Shkup
Formati: 14x20cm
Faqe: 98
ISBN: 9789989585944

Woodrow Wilson ishte presidenti i 28-të amerikan, qeverisja e të cilit zgjati prej vitit 1913 deri më 1921. Synimi i tij ishte të shkaktonte ndryshim në rendin botëror, përkatësisht të krijonte një botë të qëndrueshme demokratike, duke pohuar se demokracia mund të kontribuojë që bota të bëhet një vend i qetë për të jetuar.

Hans Morgenthau pohon se diplomacia ka në dispozicion tri mjete: bindjen, kompromisin dhe kërcënimin për përdorim dhune. Asnjë diplomaci e cila mbështetet vetëm mbi kërcënimin e përdorimit të dhunës nuk mund te pohojë se njëkohësisht është edhe paqedashëse. Asnjë diplomaci e cila mbështetet vetëm mbi bindje dhe kompromis nuk e meriton të quhet e mençur. Një përfaqësues diplomatik i një fuqie të madhe, për t’u shërbyer interesave të vendit të tij dhe paqes, njëkohësisht duhet të përdorë bindjen, të shfrytëzojë përparësitë e kompromisit dhe t’i bëjë përshtypje palës tjetër me fuqinë ushtarake të vendit të vet. Pikërisht këto tipare do e shënjojnë edhe doktrinën e Wilson-it në drejtim të punëve të jashtme.

Politika e jashtme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kishte aftësinë të ndryshonte shumë shpesh në historinë e saj; dinte të ishte izolacioniste, por edhe intervencioniste. Ky tipar i saj theksohej edhe gjatë shekullit XX. Interesi ynë është për doktrinën e Wilson-it, por jo edhe për (neo)uillsonizmin. Një arsye tjetër për interesin tonë përbën fakti se kjo doktrinë ka luajtur një rol kyç në politikën e jashtme të SHBA-së, në fund të shekullit të kaluar, përkatësisht në politikën e presidentit Bill Clinton, një person ky përcaktues në zgjidhjen e kontlikteve jugosllave, së pari në Bosnje dhe Hercegovinë, pastaj edhe në Kosovë.

Kategoritë

(Neo) uillsonizmi - politika e jashtme e SHBA-së dhe konfliktet në ish-Jugosllavi

(Neo) uillsonizmi - politika e jashtme e SHBA-së dhe konfliktet në ish-Jugosllavi