Vargu i Profeteve nën dritën e Kur’anit 1
CHF14.90
Në këtë libër, nga vargu i profetëve, të cilët janë pararendes dhe pothuaj si shenja paralajmëruese pranverore të ardhjes së Profetit tonë, Hz.Muhammedit – mëshira dhe paqja e Zotit qofshin mbi të – do të gjeni, përmes rrjedhës së shfaqjeve hyjnore nën dritën e ajeteve-argumente të Kur’anit.
Libri:Vargu i Profeteve nën dritën e Kur’anit 1
Autorë: Osman Nuri Topbash
Përkthyes: Dr. Mithat Hoxha
Botues: Sh. B. Erkam
Ballina: Altinoluk Grafik
Shtypur: Erkam Matbaasi
Në këtë libër, nga vargu i profetëve, të cilët janë pararendes dhe pothuaj si shenja paralajmëruese pranverore të ardhjes së Profetit tonë, Hz.Muhammedit – mëshira dhe paqja e Zotit qofshin mbi të – do të gjeni, përmes rrjedhës së shfaqjeve hyjnore nën dritën e ajeteve-argumente të Kur’anit, rrëfimet mësimdhënëse mbi Ademin (a.s.), para të cilit engjëjt u urdhëruan të binin në sexhde, mbi Idrisin (a.s.) qiellor, mbi Nuhun (a.s.) me përmbytjen e tij të famshme, mbi Hudin (a.s.) që përmbysi vatrat e mohimit e herezisë, mbi Salihun (a.s.) që me anë të tërmeteve tronditi nga themelet vatrat e blasfemisë, mbi Ibrahimin (a.s.) që me anë të dorëzimit e ktheu zjarrin në trëndafilishte, mbi Ismailin (a.s.) të kthyer në simbol të sinqeritetit, besnikërisë dhe dorëzimit, mbi Is’hakun (a.s.), nga brezi i të cilit kanë ardhur profetë, mbi Lutin (a.s.) e Sodomit dhe Gomorres të fundosur nën tokë për shkak të teprimit të paturpësisë e të së keqes.






