Gjurmime albanologjike – Seria e shencave historike – 20-1990

CHF19.90

3 stok

Në këtë punim autori bën fjalë rreth problemit të përcaktimit të kurfirit perëndimor të dardanëve dhe të Dardanisë që nga parahistoria e deri në antikën e vonë. Me një analizë të thukët të burimeve të shkruara dhe të rezultateve të hulumtuesëve të këtij problemi të kohërave tona.

Libri: Gjurmime albanologjike – Seria e shencave historike 20-1990
Botoi: Instituti Albanologjik i Prishtinës
Redaktor: Xheladin Shala
Lektor: Rexhep Doci
Shtypi: NSHG “Rilindja”
Formati: 17×24
Faqe: 348

Permbajtja e shkurtër: Në këtë punim autori bën fjalë rreth problemit të përcaktimit të kurfirit perëndimor të dardanëve dhe të Dardanisë që nga parahistoria e deri në antikën e vonë. Me një analizë të thukët të burimeve të shkruara dhe të rezultateve të hulumtuesëve të këtij problemi të kohërave tona, autori konstaton se kufiri perëndimor i dardanëve dhe i Dardanisë që nga parahistoria e deri në antikën e vonë ka mbetur në kuadër tëv trasës natyrore, duke shkuar nga jugu për kah veriu, me pikëputhje te Dalmacisë, Maqedonisë dhe të Dardanisë dhe kjo është rrënza e Scardus mons e nëpër masivin e Korabit, të Koritnikut. Pashtrikut, Bjeshkëve te Nemuna, Mokra Gorës, Podgorit, Malit të Thatë, Golisë e deri në luginën e Ibrit. Këtu përfshihet Novi Pazari deri te rrjedha e eprme e Moravës Perëndimore, duke e futur ketu Ivanjicen në kuadër të Dardanisë, përkatësisht të Moesia Superior, kurse Caçaku mbetet në kuadër të Dalmacisë.

Kategoritë

Gjurmime albanologjike - Seria e shencave historike - 20-1990

Gjurmime albanologjike - Seria e shencave historike - 20-1990