Me leje se kam provim

CHF14.90

2 stok

Libri “Me Leje Se Kam Provim” gati se është një “guidë lehtësuese e provimit.” Dr. Faruk Ondag e pasuron veprën përmes rrëfimit të ngrohtë, zbavitës dhe me ngjarjet nga vet jeta reale e botës studentore.

Libri: Me leje se kam provim
Autor: Faruk Ondag
Perktheu: Musa Musai
Redaktor: Fatmir Mehmeti
Botoi: Pena
ISBN: 9789951677332

“Me Leje Se Kam Provim” iu drejtohet të gjithëve, që nga mosha 10 vjeçare e deri në pjekuri, që futen në provime të ndryshme duke u thënë se: “Mësues, nëna e baballarë, fëmijë e të rinjë: Provimi është gjë e lehtë! Mjafton që të dini se si duhet përgatitur për të.” Dr. Faruk Öndağ, përmes një rrëfimi të këndshëm duke i njoftuar të gjithë nxënësit, qofshin ata puntorë ose jo, lidhur me atë se çka i pret në procesin e provimeve, si dhe në lidhje me barrierat e mundshme të kësaj periudhe, madje duke iu ofruar edhe mundësinë e tejkalimit të këtyre pengesave përmes versionit të pasuruar të rrëfimeve të bazuara në ngjarjet e vërteta të jetës së nxënësve në përgjithësi. Autori në fjalë, lexuesit i jep hartën e udhës që duhet bërë në këtë drejtim lidhur me pikat në të cilat ata duhet të përqëndrohen kur është në pyetje procesi i përgatitjes për provim, periudha një javë para provimit si dhe gjërat eventuale që mund të përjetohen gjatë mbajtjes së provimeve.

Kategoritë

Me leje se kam provim

Me leje se kam provim