Problemi shqiptar gjatë shekullit XX

CHF14.90

6 stok

Vepra përfshin gjithsej 10 punime studimore, duke filluar me muhaxhirët e Nishit, për të vazhduar me krimet dhe mizoritë sërbo-malazeze në Rugovë, Plavë e Guci. Përmes një punimi të veçantë studimor përshkruhet veprimtaria politike dhe atdhetare e organizatës “Xhemijet” (Bashkimi), e cila organizatë edhe pse në aspektin formalo-juridik njihej si organizatë apo parti politike e “myslimanëve të jugut” në Mbretërinë Serbo-Kroate-Sllovene, ndërsa në fakt ajo në kushtet dhe rrethanat e atëhershme mbronte interesat e popullsisë shqiptare nën pushtimin e asaj mbretërie.

Autori:Qerim Lita
Gjinia: Histori

 

“Libri “Problemi shqiptar gjatë shekullit XX” që po u ofrohet lexuesve shqiptarë e më gjerë, është një përmbledhje e punimeve studimore të botuara në revistat dhe periodikun shkencor në gjuhën shqipe në Shkup e në Prishtinë në harkun kohor 2008-2020. Ashtu sikurse edhe është titulluar, vepra synon të hedh dritë mbi problemin shqiptar në përgjithësi gjatë shekullit XX, e të Kosovës dhe të trevave Lindore (Maqedonisë së sotme Veriperëndimore) në veçanti.
Siç është e njohur botërisht pas vendimit arbitrar të Kongresit të Berlinit (1878), me të cilin tërë sanxhaku i Nishit me kazatë e Toplicës, Leskovcit, Kurshumlisë, Prokupjes dhe Vranjës iu aneksuan Sërbisë, mbi 100.000 banorë shqiptarë autokton u dëbuan me dhunë nga vatrat e tyre, mijëra të tjerë u vranë e u masakruan në mënyrën më mizore nga forcat ushtarake pushtuese sërbe, apo vdiqën si pasojë e dhunës dhe të ftohtit.
Po kjo politikë vazhdoi edhe pas luftërave ballkanike dhe mbarimit të Luftës së Parë Botërore, ku qarqet e atëhershme pushtuese serbomadhe, ndërmorrën një sërë ekspeditash ushtarake kundër popullsisë shqiptare, të cilat për synim kishin dëbimin e shqiptarëve nga trojet e tyre etnike për në Turqi dhe kolonizimin e atyre tokave me elemente sllave…

Vepra përfshin gjithsej 10 punime studimore, duke filluar me muhaxhirët e Nishit, për të vazhduar me krimet dhe mizoritë sërbo-malazeze në Rugovë, Plavë e Guci. Përmes një punimi të veçantë studimor përshkruhet veprimtaria politike dhe atdhetare e organizatës “Xhemijet” (Bashkimi), e cila organizatë edhe pse në aspektin formalo-juridik njihej si organizatë apo parti politike e “myslimanëve të jugut” në Mbretërinë Serbo-Kroate-Sllovene, ndërsa në fakt ajo në kushtet dhe rrethanat e atëhershme mbronte interesat e popullsisë shqiptare nën pushtimin e asaj mbretërie.
Përveç kësaj, libri vend të rëndësishëm i kushton diplomacisë shqiptare ndërmjet dy luftërave botërore, në ndërgjegjësimin e çështjes shqiptare nën pushtimin e Mbretërisë Jugosllave si dhe rolin e inteligjencës së atëhershme shqiptare, në radhë të parë të ulemave shqiptarë në pengimin e shpërnguljes së popullsisë shqiptare nga vatrat e tyre për në Republikën e Turqisë…”

Kategoritë

Problemi shqiptar gjatë shekullit XX

Problemi shqiptar gjatë shekullit XX