Nënshumë: CHF73.70
Veprimtaria e klubit të Shkupit (1908 – 1912)
CHF12.90
Monografia “VEPRIMTARIA E KLUBIT TE SHKUPIT (1908-1912)” vjen në opusin shkencor të prof. Ramizit si gravurë e stilizuar mbi mermerin e kujtesës sonë kombëtare, e cila tash e tutje bëhet edhe më kuptimplotë për arsye se historiografinë shqiptare e pasuron me një këndvështrim të munguar deri më tani, por edhe për faktin se, siç e thotë edhe autori: “motivi që më nxiti t’ia kushtoja këtë libër veprimtarisë politike dhe atdhetare klubit “Bashkimi” të Shkupit, është shqiptarësia e këtij qyteti ndër shekuj…”
Libri: Veprimtaria e klubit të Shkupit
Autor: Ramiz Abdyli
Redaktor: Emin Azemi
Recensente: Sevdail Demiri dhe Skender Asani
Botoi: Instituti i Trashegimise Shpirterore e Kulturore te Shqiptareve – Shkup
ISBN: 9786084897385
Nuk mund të shkruash për një qytet pa pasur fillimisht një farë ndjesie të caktuar, jo vetëm intelektuale, por edhe emocionale e njerëzore për të. Kjo ndjesi e ka udhëhequr edhe Prof dr. Ramiz Abdylin, i cili kredon e tij botëkuptimore e shkencore e ka ngushtë të lidhur me Shkupin, këtë qytet të lashtë, nëpër të cilin kalonte nervatura kryesore e trungut etnik shqiptar. Ai jo rastësisht e ka përqendruar vëmendjen prej studiuesi pikërisht në këtë qytet, për arsye se Shkupi në dioptrinë e tij paraqet piemontin e një lavdie që kishte ndodhur por që kishte mbetur e patrajtuar, prandaj edhe ka zgjedhur të veçojë një prej periudhave më të pasura me ngjarje dramatike (1908-1012), qe ishin të lidhura ngushtë me aspiratat e Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe ideologut kryesor të saj, Abdyl Frashërit, sipas të cilit, Shkupi herë do kurdo duhet të jetë kryeqendra e Shqipërisë etnike. Lidhjen e tij me Shkupin, Prof.dr. Ramiz Abdyli, tash së fundmi ka dashur ta shpërfaqë përmes një vepre që risjell në vëmendjen tonë lavdinë e dikurshme të kitij qyteti të lashtë.