Nënshumë: CHF53.80
Familja në shoqërinë Osmane
CHF14.90
Jeta familjare ka dimensione universale, por nga ana tjetër, elementet e saj kombëtare dhe rajonale rëndojnë më tepër. Familja është një institucion që pasqyron përkatësinë ndaj një mjedisi kulturor. Nga ky këndveshtrim, edhe vendi ynë formon një mjedis kulturor me vendet mesdhetare dhe ato të Lindjës se Mesme. Familja është një nga institucionet më konservatore të shoqërisë, e cila pëson ndryshime të pakta. Në këtë shekull ajo po ndryshon dhe për shkak të këtij ndryshimi nuk ekziston një temë që ka nevojë më shumë për kërkime historike sesa institucioni i “familjës”.
Libri: Familja në shoqërinë Osmane
Autor: Ilber Ortayli
Botoi: Logos A
Shtypi: Focus – Shkup
Formati: 14x20cm
Faqe: 232
ISBN: 9789989585494
E dreja familjare, zhvillimi i strukturës së familjës në histori, ligjet në lidhje me familjen; kuzhina, edukimi i fëmijëve, pleqëria, rinia, dasma, lindja dhe traditat gjatë ceremonisë mortore janë tema që i interesojnë nga afër çdo shoqërie. Shoqërite duan t’i studiojnë zakonet e të tjerëve, por kanë dëshirë me tepër që ta shohin vetën e tyre në pasqyre. Edhe nëse shkencat sociale dhe letërsia nuk janë pjekur mjaftueshëm në këto degë, pra edhe nese shkrimtart me veprat e famshme letrare si Familja Buddenbrook, Madam Bovari dhe Ana Karenina, si dhe shkencëtarët me kërkimet e tyre të detajuara nuk kanë arritur në sinteza të rëndësishme, përseri shoqëria tregon interes dhe i ndjek këto tema sepse familja është ambienti me i ngrohtë për njerëzit dhe se interesi vazhdon edhe për programe televizive si “Nierëzit Tanë” dhe “Lagjja jonë”.