Planifiko jetën tënde
CHF7.90
Planifikimi deri në detajet më të vogla të jetës sonë nuk është diçka e çuditshme ose e re, pasi që herët liderët e mëdhenj dhe të pasurit kanë ditur se si t’i planifikojnë jetët e tyre për të realizuar objektivat e tyre të mëdha. Kjo pasi planifikimi nuk është vetëm një model shkencor i mendimit, por është gjithashtu një model jetese.
Libri: Planifiko jetën tënde
Autor: Ibrahim el Fekij
Përktheu: Enklid Pelari
Redaktor: Bashkim Aliu
Botoi: Sira
Shtypi: Focus Print – Shkup
Formati: 1217cm
Faqe: 144
Shekulli XXI është periudha që ka dëshmuar më shumë ndryshime se kurrë me parë në historinë njerëzore. Kjo pasi bota në pak vite ka bërë hapa të mëdhenj dhe ka dëshmuar shumë ndryshime si rezultat i një progresit të madh shkencor; Kështu jetët tona dhe kushtet e jetesës sonë janë të mbushura me ide shkencore dhe shpikje të mahnitshme.
Që të përshtatemi me formën e re në Tokë, duhet të integrojmë frymën shkencore, në jetët, mendimet dhe synimet tona, dhe manifestimi më i rëndësishëm i kësaj fryme, më i dobishëm dhe më mbështetës për të arritur suksesin tonë është planifikimi.