• Faleminderit, armiqtë e mi

    Produkti me i keq ne jete, eshte produkti i armiqve!
    Per dicka te tille, nuk te lipset me shume sesa idiotesia, moskokecarja dhe keqmenaxhimi i situates per te mbledhur perreth
    nje lum kundershtaresh, armiqsh, dashakeqesh dhe hatermbeturish.

  • Fjalimet TED

    Ky libër është jo vetëm më i ploti në fushën e të folurit në publik,por edhe i shkëlqyer në perceptimin e mënyrës se si duhet
    të komunikojmë dhe të paraqitemi.Nëse keni planifikuar të artikuloni edhe një fjalë të vetme me zë të lartë,
    ky është libër që duhet të lexoni.Libri më mbush me shpresën se fjalët munden, në ditët tona, të ndryshojnë botën.

    Fjalimet TED

    CHF19.90
  • Zgjedhja të përqafosh të mundurën

    Në këtë libër,bazuar në historinë e saj të Holokaustit,
    si dhe në historitë e jashtëzakonshme të njerëzve që ka ndihmuar falë profesionit që ushtron, tregon se mund të arrijmë të çlirohemi
    e të fitojmë tërësisht mbi vuajtjet që mbartim me vete, vetëm nëse jemi në gjendje të përballemi me ato që i kanë shkaktuar –
    njerëz apo kujtime qofshin.Një libër i ngrohtë dhe i shkruar me dashuri, që diagnostikon deri në thellësi shpirtin njerëzor dhe të pajis
    me aftësinë për t’u shëruar!

  • Marketing 4.0

    Pa dyshim që ky është një ndër ata libra marketingu, të cilin këtë vit duhet ta lexoni patjetër.”
    “Një udhëzues i jashtëzakonshëm për të sfiduar praktikën e marke­tingut,në përshtatje me transformimet që tashmë duken në horizont.
    Specialistët e hutuar do të mësojnë se si të lundrojnë në ndryshimet rrënjësore dhe në mundësitë e ndërlidhjes digjitale,me qëllimin
    që t’i kthejnë ato në përparësi.”

    Marketing 4.0

    CHF8.90
  • Hajeni këtë bretkosë

    Hajeni këtë bretkosë!- 21 mënyra fantastike për të ndaluar zvarritjen dhe për të arritur më shumë në më pak kohë.

  • Shoqëria e konsumit

    Një vepër monumentale e sociologut të famshëm francez,Jean Baudrillard,i cili konstaton se konsumi si një mit i ri fisnor,
    është shndërruar në moralin e botës tonë aktuale.Sipas tij, pikërisht konsumi është duke shkatërruar bazat e qenies njerëzore.
    Pikërisht Baudrillard analizon rrezikun që e has njerëzimi.Libri iu rekomandohet studiuesve të sociologjisë e Filozofisë,
    por edhe të gjithë atyre që duan të njihen me Baudrillardin dhe kritikën që ia bën epokës konsumeriste!

  • Inteligjenca sociale

    “Inteligjenca emocionale” ka qene nje fenomen nderkombetar duke u shitur në më shumë se pesë milionë kopje librash në mbarë botën, botuar në mbi 40 gjuhe përfshirë gjuhën shqipe. Tani, tek “Inteligjenca Sociale” Daniel Golemani eksploron nje shkencë të re në zhvillim me implikime befasuese për botën tone nderpersonale. Ai shpjegon saktësinë befasuese te përshtypjeve të para, bazén e karizmës dhe fuqine emocionale, kom pleksitetin e tërheqjes seksuale dhe menyren se si t’i zbulojmë gënjeshtrat. Ai gjithashtu pershkruan “anën e erret të inteligjencës sociale, nga narcizmi te makiavelizmi dhe psikopatia.

    Edhe nje here, Daniel Golemani ka shkruar nje sinteze novatore lë gjetjeve me te fundit ne biologjinë dhe shkencen mbi trurin, duke zbuluar se ne “jemi krijuar të lidhur dhe me ndikime çuditërisht te thella ne marre dheniet tona në çdo aspekt të jetës.

  • Kryeçelësi i pasurive

    Ky botim vjen i rishikuar dhe përditësuar për shekullin XXI. “Ia jap dhe ia lë trashëgim popullit amerikan pjesën më të madhe të pasurisë sime gjigante, që përmbahet në filozofinë e arritjes individuale, përmes së cilës janë grumbulluar të gjitha pasuritë e mia.”

  • Të fitosh në çdo negociatë

    Bazuar në përvojat e jetës reale të një profesionisti inteligjent, ndër më të mirët në këtë lëmë, ‘Të fitosh në çdo negociatë’ do t’ju japë mprehtësinë konkurruese në çdo diskutim.

  • Kërko të të jepet

    Ky libër mahnitës nga Esther dhe Jerry Hicks, që paraqet mësimet e entitetit jofizik Abraham, do të të ndihë të mësosh se si të manifestosh dëshirat asisoj që të jetosh jetën me gëzim dhe të përmbushur që meriton.

    PYET DHE TË JEPET

    Libër mahnitës nga Esther dhe Jerry Hicks, që paraqet mësimet e entitetit jo fizik Abraham, do të të ndihmojë të mësosh se si të manifestosh dëshirat , që të jetosh jetën me gëzim dhe të përmbushur që meriton.
    Teksa e lexon, do të kuptosh se si marrëdhëniet, çështjet e shëndetit, financat, brengat në karrierë dhe gjërat e tjera ndikohen nga ligjet universale që drejtojnë
    realitetin tënd kohë-hapësirë – dhe do të zbulosh proceset e fuqishme që do të të ndihmojnë të shkosh në hap me mjedhên pozitive të jetës.
    Eshte detyrë e lindur jotja të bësh një jetë të mbushur me gjithçka të mirë dhe ky libër do të të tregojë se si ta bësh atë në secilën mënyrë.

  • Ngjalle jetën tënde

    Libri “Ngjalle jetën tënde” përqëndrohet në inkurajim të veprave të mira,të karakterit fisnik dhe në përmbajtje nga mëkate,
    nëpërmjet një numri të tregimeve dhe mësimeve për Xhenetin dhe kënaqësitë e tij,për pendimin,për ngjalljen e besimit etj.
    Këto janë tregime të vërteta inspiruese që flasin për aspekte të ndryshme të jetës nga e kaluara dhe e tashmja.
    Në këtë libër mund të lexoni tregime shumë tërheqëse nga një autor dhe dijetar i madh siç është Dr. Muhamed Arifi.

  • Si ta përdorim mendjen

    Si ta përdorim mendjen është një libër ku autori ia ka dalë mbanë me sukses të plotë,të ndërthurë shkencoren me praktiken,
    anën thelbësisht mendore,me gjasat e shkëlqyera për t’i zbatuar në jetën e përditshme këshillat e ofruara bujarisht prej tij,
    duke na e shpjeguar sakaq funskionimin e mendjes tonë në çdo tipar dhe veprim të saj hollësisht,me një gjuhë tejet të kuptueshme,
    ndonëse gjithmonë brenda suazave të saktësisë shkencore.

  • Puna e thellë

    “Puna e thellë”është aftësia për t’u përqendruar pa u shpërqendruar te një detyrë me kërkesa të larta kognitive.E krijuar nga autori
    në blog-un e tij të mirënjohur Hilet e studimit, puna e thellë do t’ju bëjë më të zotë tek ajo që ju bëni,do t’ju lejojë të arrini
    më shumë brenda më pak kohe dhe do t’ju sigurojë ndjesinë e përmbushjes së vërtetë që vjen nga zotërimi i një aftësie.Shkurtimisht,
    puna e thellë është si një superfuqi në ekonominë tonë, që bëhet dita-ditës më konkurruese.

    Puna e thellë

    CHF22.90
  • Çelësi i talentit

    Gjeti se e përbashkët e të gjithave ishte një model – metodë specifike e trajnimit, motivimit dhe ushtrimit.

  • Çfarë të ka ndodhur?

    Shumë prej nesh kanë përjetuar fatkeqësi që kanë pasur një ndikim afatgjatë në shëndetin tonë fizik dhe emocional. Ajo çka na ka ndodhur në fëmijëri është një parashikues i fuqishëm i rreziqeve për probleme shëndetësore në të ardhmen dhe ofron njohuri shkencore mbi modelet e sjelljes, që shumë njerëz kanë vështirësi t’i kuptojnë.

  • Gratë e padukshme

     

    Libri Gratë e padukshme merr përsipër temën e lënë pas të asaj që nuk e dimë – dhe arsyes që qëndron pas saj . Rezultati është një analizë e fuqishme , e rëndësishme dhe syçelëse e politikës gjinore të dijes dhe injorancës . Me shembuj që variojnë nga teknologjia e deri te fatkeqësitë natyrore , kjo është një kujtesë origjinale dhe në kohën e duhur e arsyes se pse ne kemi nevojë për gra në udhëheqjen e institucioneve që i japin formë çdo aspekti të jetës sonë . ” Cordelia Fine ” Tepër i lexueshëm , i mbushur me fakte dhe njohuri . Një libër i r ëndësishëm , i shkruar me humor dhe talent .

    Nga politikat publike te hulumtimet mjekësore, teknologjia, vendet e punës e mediat, Gratë e padukshme zbulon se si në një botë të ndërtuar për dhe nga burrat, jemi duke e injoruar në mënyrë sistematike gjysmën e popullsisë, shpesh me pasoja katastrofike.

Kategoritë