• Operacioni shqiptar i CIA-s dhe MI6-it, 1949-1953

    Gjermania naziste e pushtoi Shqipërinë për të mos e l vendin të binte në duart e britanikëve . Gjatë tërë periudhës së pushtimit italian e gjerman , shqiptarët ishin shumë të ndarë sa u përket besnikërive . Shumë njerëz mendonin se duhet përshtatur me situatën e re ; të tjerët bënin thirrje për rezistencë të armatosur . Ndarje të thella kishte edhe përbrenda rezistencës , me praninë e tri grupeve rivale të rezistencës : partizanët komunistë nën Enver Hoxhën ( 1908 1985 ) dhe Mehmet Shehun ( 1913-1981 ) ; Balli Kombëtar antikomunist nën Mithat bej Frashërin ( 1880-1949 ) , dhe lëvizja e vogël mbretërore Legaliteti nën Abaz Kupin ( 1892-1976 ) . Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë orvatej të ringjallte një Shqipëri të pavarur për të ruajtur interesat strategjike të Gjermanisë në Ballkan .

Kategoritë