-
Kronikë kohe 5 – sendërtimi i vështirë i rendit demokratik – Fundi i tranzicionit demokratik (viti i zi 26 maj 1996 – 29 qershor 1997)
Rebelimi i armatosur në Jug të Shqipërisë (që rrëzoi “pushtetin e malokieve” në Tiranë, më 9 mars 1997), mbajtja e Sali Berishës si president-kukull deri në zgjedhjet e 29 qershorit 1997 ishin hallka të një zinxhiri të lidhur c tẽ kurdisur brenda e jashtë Shqipërisë. Të gjitha këto shënuan fundin e tranzicionit shpresëdhës demokratik në Shqipëri dhe “fillimin e përligjur” të një epoke tjetër, të asaj të revanshizmit social-komunist.
CHF24.90 -
Kronikë kohe 3 – Sendërtimi i vështirë i rendit demokratik (Presidenca një institucion i ri problematik)
Presidenca e shtetit në Shqipëri si institucion shtetëror ka nisur me anomali. Pas spalljes së pavarësisë së Shqipërisë punën për t’i dhënë fizionominë institucionale shtetërore një shteti të cunguar shqiptar e morën në dorë 6 Fuqitë e Mëdha nëpërmjet një Komisioni Ndërkombëtar të Kontrollit. Ato vendosën që Shqipëria të ishte një principatë e trashëgueshme, me në krye një Princ joshqiptar dhe përzgiodhën ushtarakun gierman Vilhelm fon Vid. Ky qëndroi në krye të shtetit shqiptar vetëm 6 muaj, nga marsi në stator të vitit 1914. Pra, Shqipëria pati fillimisht regjim monarkik.
CHF24.90 -
Kronikë kohe 1 – Në ditët e ndryshimit të madh (8 dhjetor 1990 – 31 mars 1991)
Janë dashur të përgatiten 36 vëllime për ta përmbledhur tërë atë punë voluminoze, me një rënditje tematikore dhe kronologjike për të mos humbur fillin mes faqëve. Plagët më të mëdha shoqërore të tranzicionit, organizimet partiake dhe institucionet shtetërore, momente kyçe të historisë sonë të vonë, personalitete dhe polemika të ashpra, kanë kërkuar vëllime të posaçme. Nacionalizmi në të gjitha përmasat e tij, tema të dashura, si Kosova, Camëria, Shqipëria Lindore (Maqedonia e Veriut), rreziqet për të sotmen dhe të ardhmen, portretizime; një armatë pikëpamjesh për t’u lexuar me një frymë.
CHF24.90 -
Kronikë kohe 2 – Sendërtimi i vështirë i rendit demokratik (Parlamenti premtues)
Pushteti gjyqësor (drejtesidhënia) degradoi më shumë se gjithë pushtetet dhe pas 30 vitesh përbën ende hallkën më të dobët e më problematike të rendit politik e juridik në Shqipëri. Për këto probleme në këtë vellim janë përfshirë një numër i madh shkrimesh, të botuar gjatë tri dekadave ku pasyrohen problemet e krijuara dhe përjetimet në kohe reale të realitetit të hidhur the pësimëve të Shqipërisë.
CHF24.90