-
Mbi kohën e lirë, Mbi dorën hyjnore
Përbërja e veprës është e vështirë për t’u përcaktuar. Pas një hyrjeje që i thur lavde menjëherë kohës së lirë (I, 1-3), e pastaj ia jep fjalën Serenusit i cili tronditet që po e sheh mjeshtrin e vet “duke u dorëzuar” (I, 4-5), vjen divisio (II), ku Seneka pohon se nuk po i tradhton aspak stoikët dhe paraqet “dy palët”: nga njëra anë, do të vërtetojë se që në moshë shumë të re, mund të “lëshohemi me plot të drejtë në kundrimin e së vërtetës”, dhe nga ana tjetër, një “ushtar i vjetër, që e ka mbaruar kohën e shërbimit, ka të drejtë edhe ai që ta kalojë stafetën “.
CHF8.90 -
Dora D’Istria – Këngët e popujve
Elena Gjika, alias Dora d’Istria është figurë madhore kozmopolite e Letrave evropiane. Pena e saj e fuqishme, pasqyruar në mori librash, sprovash, memuaresh, udhëpërshkrimesh, artikujsh, epistulash dhe refleksionesh, ndalet në mbarë popujt e Evropës.
Esetë e saj studimore-shkencore, në radhë të parë për këngët popullore të popujve pasqyrojnë anën më shpirtërore të tyre dhe përbëjnë elementët thelbësorë të identitetit të tyre. Ato shfaqen kësisoj si një pasaportë kombëtare e popujve.
CHF44.90Dora D’Istria – Këngët e popujve
CHF44.90

