-
Letërsia në shkolla dhe në fakultete
Jam i nderuar t’i hap punimet e sesionit Letërsia në shkolla dhe në fakultete, të organizuar nga Dega e Letërsisë e Institutit Albanologjik të Prishtinës. Tema Që po trajtojme sot ka qenë e përfshirë ndër projektet e Institutit për vite me radhë. Kufizimet buxhetore, me të cilat në vijimësi po përballemi, e kanë bërë të pamundur deri tani realizimin e saj.
CHF9.90 -
Faik Konica – Jeta dhe vepra
Faik Konica, që e mori udhën e diturisë qysh nga mosha e njomë e fëmijërisë, që diturinë e tij e vuri në shërbim të atdheut që kur i kishte njëzet vjet me botimin e «Albanisë» së tij të famshme, që dha prova të shkëlqyeshme në fushën e letërsisë, të gjuhës, të etnografisë, të historisë, me një fjalë, në mbarë kulturën shqiptare.
CHF9.90Faik Konica – Jeta dhe vepra
CHF9.90 -
Trajtesa albanologjike
Trajtesat e këtij vëllimi rrokin një spektër të gjerë e të larmishëm të problemeve giuhësore në shesh të shqipës, të standardit gjuhësor, të huazimeve, të fonetikës historike, të morfologjisë, të kulturës giuhësore etj. Këtyre çështjeve problemorë u jemi sjellë së brendshmi (në kuadër të zhvillimit të brendshëm të vetë shqipës) dhe së jashtmi (të zhvillimeve që kanë rrjedhur si refleks i ndikimit të huaj).
CHF14.90Trajtesa albanologjike
CHF14.90 -
Onomastikë ilire-shqiptare në Ballkan
Vepra “Onomastikë ilire-shqiptare në Ballkan” është rezultat i punës sime 31 vjeçare (1975-2006) në Institutin Albanologjik të Prishtinës.
CHF24.90 -
Poetika e krahasimit
Figura e krahasimit në këngët tona popullore të dashurisë, projekt shkencor afatmesëm i punës i Degës së Folklorit të Institutit Albanologjik të Prishtinës.
CHF14.90Poetika e krahasimit
CHF14.90 -
Prej pseudoteorive deri te plagjiatura
Në librin “Prej pseudoteorive deri te plagjiatura“, që po e paraqesim para lexuesve, i kam përmbledhur shkrimet, të cilat i kam publikuar në media të ndryshme, në Prishtinë e Tiranë, në të cilat kryesisht kam trajtuar fenomenet negative që janë shfaqur në fushën e giykimit kritik tek ne, në një kohë që përfshin kryesisht dekadën e fundit, por edhe vitet ’90.
CHF14.90 -
Për shqipen standarde
Me këtë libër autori Qemal Murati ridëshmon këmbënguljen e studiuesit të pasionuar, provon pozicionimin e drejtë ndaj vlerave kombëtare dhe përshfaq aftësinë vrojtuese në trajtimin e problemeve të mprehta të gjuhësisë shqiptare. Me analizat e argumentuara, me dijet solide gjuhësore dhe me korrektësinë e studiuesit serioz, ai do të shtrojë tema e probleme gjuhësore me interes, ndër të cilat shquajnë ato për gjuhën standarde, në të vërtetë ato që na e rikonfirmojnë rëndësinë dhe vlefshmërinë e saj për shqiptarët. Me argumente të pakundërshtueshme, libri u jep përgjigje të mbështetura shkencore edhe diskutimeve që kontestojnë gjuhën standarde, të shfaqura më dendur së fundi në hapësirën tonë kulturore e të prira nga motive plotësisht joshkencore e joprofesionale.
CHF14.90Për shqipen standarde
CHF14.90 -
Set – Plastika dekorative dhe figurative e gurit në Dardani gjatë kohës romake – sepulkrale dhe e kultit
Trajtimi i plastikës së gurit në Dardani gjatë kohës romake, në mes shekujve I-IV, është i rëndësishëm, jo vetëm për studimin e artit skulpturor dhe të veprimtarisë kulturore-artistike në përgjithësi, por edhe për ndriçimin e shumë aspekteve të jetës ekonomike, shoqërore, etnike dhe të religjionit në këtë trevë, e në kuadër të kësaj edhe raportet e dardanëve ndaj elementeve dhe ndikimeve të huaja.
CHF59.90 -
Marrëdhëniet shqiptaro-greke 1829-1881
Ndër problemet e rëndësishme që sot e githë diten i qëndrojnë përballë historiografisë bashkëkohore janë edhe çëshijet e shqyrtimit sa me të thukët të historisë së një kombi. Me këtë rast objekt i veçantë trajtimi përpara nesh del përpjekja për të ndriçuar në formën sa më komplekse një segment historik nga e kaluara e shqiptarëve, duke e shpaluar atë në kuadrin e marrëdhënieve me Greqinë zyrtare dhe me grekët e shek. XIX.
CHF14.90 -
Çështja Shqiptare në Konferencën e Parisit 1919-1920
Një ndër ngjarjet me rëndësi në historinë shqiptare, të periudhës ndërmjet dy luftërave botërore dhe në përgjithesi, është Konferenca e Paqës në Paris, 1919-1920, e cila për nga pesha e vendimeve të saja si dhe dimensioni i reflektimit të tyre në rrjedhat e mëtejshme evropiane dhe botërore, ka një rëndësi të veçantë jo vetëm për historinë e kombit shqiptar, por edhe të popujve të tjerë të Evropës dhe të botës.
CHF19.90 -
Çështje të folklorit shqiptar
Në punimet e përfshira në këtë përmbledhje prijnë çështja e pavaresisë dhe e mbrojtjes së terësisë kombëtare e territoriale shqiptare sipas këngëve me tematikë historike, sepse këto, me aktualitetin e tyre të përhershëm, bënë që të jenë të pranishme gjithnjë në jetën dhe preokupimet e përgjithshme të shqiptarëve, në përgjithesi, dhe në epikën tonë historike, në veçanti.
CHF9.90Çështje të folklorit shqiptar
CHF9.90 -
Elementet e shqipes në gjuhët sllave jugore
Në kontaktet që ka pasur shqipja me gjuhët e Ballkanit giatë periudhave të ndryshme historike, e në këtë kuadër edhe me gjuhët sllave jugore – magedonishten, serbokroatishten e bullgarishten, kjo jo vetëm që ka marrë a është ndikuar prej tyre, por edhe ka dhënë a ka ndikuar mbi këto në një masë të madhe në gjithë sistemin e tyre gjuhësor.
CHF9.90 -
E folmja e Karadakut
Studimet shkencore në fushën e dialektologjisë shqiptare zunë fill para një shekulli e gjysmë. Deri në gjysmën e parë të shekullit XX studimet dialektologjike në Kosovë dhe ato për të folmet shqipe në Jugosllavi në përgjithësi ishin bërë nga albanologë të huaj. Prej viteve të pesëdhjeta e këndej filluan të paraqiten studiues shqiptarë me studime të shkurtra, skica e punime fragmentare për të folme të caktuara dialektore shqipe.
CHF14.90E folmja e Karadakut
CHF14.90 -
Shqipëria dhe çështja e Çamërisë 1912-1939
Studimi “Shqipëria dhe çështja e Çamërisë vitet 19121939” ishte një kontribut i ri shkencor i studiuesit tashme të njohur, Lush Culaj. Autori ka realizuar një punim kompakt, që është edhe i pari i këtij lloji për këtë temë. Problemi i marrë në tërë gjerësinë dhe thellësinë e tij. Është shfytëzuar një lazë burimore mjaft e gjerë, burime të cilat janë integruar natyrshëm brenda shkrimit historik.
CHF14.90 -
Gjurmime albanologjike – Seria e shkencave filologjike 25-1995
Në këtë punim autori bën fjalë për një varg autorësh arbëreshë, e njëri ndër ta është edhe italiani Nilo Katalano, që shkruan arbërisht. Nilo Katalano, ndonëse ishte italian, mirëpo veprimtarinë e tij e lidhi aq ngusht me arbëreshët e së fundi edhe me Shqipërinë deri në atë shkallë sa që mund të konsiderohet si një “italian i arbereshizuar” ashu siç e quajti edhe vetë autori i këtij punimi shkencor.
CHF19.90