• Nga varferia në pasuri – ose arritja e mirëqenies dhe paqes

    “Nga Varfëria ne Pasuri” ka meritën e veçantë të jetë libri i parë i shkruar nga mendja gjeniale dhe truri largpamës, i filozofit themelues të letërsisë së vetëndihmesës, James Allen.

    Ky libër do të botohej në vitin 1901, dhe përmes faqeve të tij, autori orvatet të përballet me terrin dhe zjarret e vuajtjeve njerëzore anembanë botës, duke kërkuar pikësëpari shkakun, të cilin, pasi nuk ka arritur dot ta gjejë nëpër libra, rrjedhimisht ka për ta gjetur brenda qenies së tij, në shpirtin e vet, ku ndryhen njëherësh shkaku dhe natyra e vetvetishme e këtij shkaku dhe kësaj zymtësie jetësore.

  • Si ta zotërosh fatin tënd

    Zbulimi 1 Ligjit të Evolucionit në botën materiale, e ka përgaritur tanimë njerin për ‘u njohur edhe me ligjin e shkakut dhe pasojës në botën mendore. Mendimi nuk është kurrsësi më pak i përpikte në shndërrimin e tij, sesa gjithë format e tjera që mishërojne mendimin; prandaj jo vetëm qelizat dhe atomet, por edhe mendimet dhe bëmat tona, janë të ngarkuara me një energji përzgjedhese të shtueshme. Në mbreterinë e mendimit dhe bëmave tona, e mira ngaherë mbijeton, ngaqv ajo githmonë është më shumë”e kalitur”, kurse e kegja përherë mposhtet. Ta njohësh mirëfilli “ligjin e përkryer” të shkakut, është diçka që ka të bëjë thelbësisht me sferen tonë mendore, ashtu si edhe me sferën materiale, ngase kjo gjë domethenë të çlirohesh nga çdo ankth që ndien, në lidhje me fatin burimor të individit dhe të shoqërisë. “Ngaqë njeriu ështv njeri, sepse ai është zot i fatit të tij”. Prandaj vullneti i atij njeriu që arrin ta nxërë dijën e ligjit të natyrës, gjithashtu ka për ta nxënë edhe dijen e ligjit shpirtëror; vullneti që, kur njeriu është i paditur, zgjedh përherë të ligën, një vullnet që, sikurse edhe dituria jonë, pëson shndërrim dhe shpvrfaqet rrjedhimisht, duke zgjedhur gjithmonë të mirën gjithsesi.

  • Triumfi në jetë

    Çdo qenie e gallë jeton në botën e vet mendore. Hareja dhe githë brengat e tij, janë thjesht sajesa të mendjes së vet, dhe varen pikërisht nga mendja per gjithçka qe ka të bejë me ekzistencën e tyre. Në ketë botë kaq të zymtë, që errësohet edhe më shumë nga mëkatet dhe pikëllimet tona të panumërta, ku sakaq jetonë shumica e njerëzve, ka gjithsesi një tjetër botë, e cila shkëlqen nga virtytet e kulluara dhe gëzimi krejtësisht i papërlyer, vendi ku gjallonë vetëm njerezit e përkryer. Kjo botë sidoqoftë mund të gjendet dhe brenda saj mund të hyjmë, ndërsa shtegu për të depërtuar brenda saj kalon nga vetkontrolli dhe përkryerja e plotë morale e njeriut. Ajo është bota e jetës së përkryer, dhe rrjedhimisht ajo i përket njeriut vetvetiu, ndonëse qenia njerëzore nuk mund të quhet dot kurrsesi e plotësuar, nëse nuk kurorëzohet me përkryerjen e mirëfilltë.

  • Tetë shtyllat e mirëqenies

    Në këtë vepër autori na shpjegon se”mirëqenia mbështetet në themelet e moralit tone”,domethënë në themelet e Energjisë,
    Ekonomisé, Integritetit, Sistemit, Mirëkuptimit, Çiltërsisë, Paanshmërisë dhe Vetëbesimit.

Kategoritë