-
Ndihmesa për gjuhën shqipe
Vepra “NDIHMESA PËR GJUHËN SHQIPE” përfshin një varg studimesh e trajtesash gjuhësore të botuara gjithandej në revista shkencore e kulturore, të cilat këtu u ofrohen tok lexuesve të interesuar.
CHF24.90Ndihmesa për gjuhën shqipe
CHF24.90 -
Gjuha e shkrimeve të vjetra shqipe (Shek. XV – XVIII)
Studimi i shkrimeve të vjetra shqipe konsiderohet i një rëndësie të shumëfishtë për shkencat filologjike për arsye se nga njëra anë na mundëson ta njohim mirë gjendjen e moçme të gjuhës sonë të dokumentuar, si dhe të ndjekim e të ndriçojmë edhe fazat e zhvillimit, të ndryshimit e të pasurimit të saj që nga shekulli XV e këndej nga ana tjetër. Si i këtille, studimi i veprave të vjetra të shqipës për vlerën e veçantë që përmban si për gjuhësinë shqiptare, ashtu edhe për gjuhët ballkanike e indoevropiane, ka tërhequr kaherë vëmendjen e studiuesve shqiptarë, prandaj edhe vëmendjen time, që nga këndvështrimet shkencore të miat të hedh sado pak dritë në një varg çështjesh gjuhësore.
CHF24.90 -
Hulumtime dialektologjike dhe onomastike
Kjo vepër ngërthen me vete disa nga rezultatet shkencore disavjeçare të hulumtimeve të mia në dy rrafshe gjuhësore: në rrafshin dialektologjik dhe në atë onomastik. Vend qëndror zë këtu e folmja e Vuçiternës me rrethina e cila, me të gjitha veçorite dialektore që ka, bën pjesë në krahun e të folmeve të gegërishtes verilindore.
CHF14.90


