• Gjuha e shkrimeve të vjetra shqipe (Shek. XV – XVIII)

    Studimi i shkrimeve të vjetra shqipe konsiderohet i një rëndësie të shumëfishtë për shkencat filologjike për arsye se nga njëra anë na mundëson ta njohim mirë gjendjen e moçme të gjuhës sonë të dokumentuar, si dhe të ndjekim e të ndriçojmë edhe fazat e zhvillimit, të ndryshimit e të pasurimit të saj që nga shekulli XV e këndej nga ana tjetër. Si i këtille, studimi i veprave të vjetra të shqipës për vlerën e veçantë që përmban si për gjuhësinë shqiptare, ashtu edhe për gjuhët ballkanike e indoevropiane, ka tërhequr kaherë vëmendjen e studiuesve shqiptarë, prandaj edhe vëmendjen time, që nga këndvështrimet shkencore të miat të hedh sado pak dritë në një varg çështjesh gjuhësore.

Kategoritë