-
Kronikë kohe 23 – Peripecitë e shtetit të dytë shqiptar, Pavarësia e papërfunduar dhe shtetshmëria e rrezikuar e Kosovës
Ky libër është një manifest politik dhe analizë historiko-strategjike, që sfidon narrativat zyrtare për pavarësinë e Kosovës dhe vë në pah dobësitë e shtetit të ri shqiptar në Ballkan. Baleta nxit lexuesin të mendojë thellë për realitetin e vërtetë politik, për çfarë është fituar dhe çfarë është humbur në emër të pavarësisë dhe për nevojën për një angazhim të ri kombëtar.
CHF24.90 -
Kronike kohe 24 – Shqipëritë e reja, Nëpërkëmbja e shqiptarëve në Shqipërinë Lindore dhe Camëri
Ky libër paraqet analizën kritike të autorit mbi fatin dhe realitetin e shqiptarëve në rajonet që ai i cilëson si “Shqipëritë e tjera” – konkretisht në Shqipërinë Lindore dhe Çamërin.
-
Abdi Baleta ka qenë një figurë publike me angazhim të fortë kombëtarist dhe me pikëpamje kritike ndaj politikës shqiptare që, sipas tij, ka dështuar të mbrojë interesat e shqiptarëve jashtë kufirit.
-
Shkrimet e tij janë të ngarkuara me një ton analitik, kritik dhe atdhetar, duke kërkuar më shumë angazhim nga shteti shqiptar dhe nga vetë shqiptarët për të mos harruar këto pjesë të kombit.
CHF24.90 -
-
Kronikë kohe 4 – sendërtimi i vështirë i rendit demokratik (Shkarjet e hershme nga demokracia, drejtësia e gjymtuar)
Kërkesa e parë që duhet plotësuar për vendosjen dhe forcimin e shtetit juridik mendojmë se është ndërtimi i një legjislacioni sa më të plotë, të saktë e shkencërisht të përpunuar, që të shërbejë si bazë për zhvillimin e të gjitha marrëdhënieve juridike dhe si mjet i fuqishem ndikimi për mbarëvajtjen e tërësisë së marrëdhënieve shoqërore dhe për plotësimin maksimal të nevojave ekonomike e shpirtërore të njerëzve.
CHF24.90 -
Kronikë kohe 6 – Përdhosjet e zgjedhjeve, gangrenë politike
Libri parashikohet të jetë i rëndësishëm për: studiues politikë, historianë, gazetarë dhe lexues të interesuar për të kuptuar me hollësi mekanizmat e dëmtimit të proceseve zgjedhore.
-
Fokus kryesor është mbi zgjedhjet në Shqipëri, të analizuar si një fenomen thellësisht i korruptuar, të cilin autori e përshkruan si “gangrenë politike”.
-
Vëllimi analizon zgjedhjet në këtë periudhë si instrument manipulimi, duke shpjeguar metodat e përdhosjes së procesit demokratik dhe pasojat që këto kanë mbi institucionet dhe normat qëndrore të demokracisë.
CHF24.90 -
-
Kronikë kohe 7 – Krizat politike e pushtetore, fundosja e demokracisë
Ky është vëllimi i 7-të në kolanën me 36 vëllime të titulluar “Kronikë kohe”, që dokumenton kronologjikisht aspektet kyçe politike dhe institucionale në Shqipëri.
Në këtë vëllim, autori analizon momentet kur krizat pushtetore (ndryshime, shpërbërje institucioni, manipulime zgjedhore, mungesë përgjegjshmërie politike) çojnë drejt kurtheve të fundosjes së demokracisë.
CHF24.90 -
Gratë e Rotshildeve
Tërheqës dhe magjepsës, ky libër u jep zë grave të rafinuara, të privilegjuara dhe të talentuara, të cilat guxuan të sfidonin pritshmëritë e familjes dhe shoqërisë së tyre dhe, nëpërmjet kësaj, i dhanë formë historisë.
CHF29.90Gratë e Rotshildeve
CHF29.90 -
Veprimtaria e klubit të Shkupit (1908 – 1912)
Monografia “VEPRIMTARIA E KLUBIT TE SHKUPIT (1908-1912)” vjen në opusin shkencor të prof. Ramizit si gravurë e stilizuar mbi mermerin e kujtesës sonë kombëtare, e cila tash e tutje bëhet edhe më kuptimplotë për arsye se historiografinë shqiptare e pasuron me një këndvështrim të munguar deri më tani, por edhe për faktin se, siç e thotë edhe autori: “motivi që më nxiti t’ia kushtoja këtë libër veprimtarisë politike dhe atdhetare klubit “Bashkimi” të Shkupit, është shqiptarësia e këtij qyteti ndër shekuj…”
CHF12.90 -
Korrigjimet
Lambertët, një familje gati tradicionale e mesperëndimit amerikan, po shpërbëhet diku mesit të shekullit të njëzetë. Të tre fëmijët e Alfredit dhe Enisdës, largohen dhe nisin secili një jetë të re në lindje të vendit.
CHF19.90Korrigjimet
CHF19.90 -
Shtypi shqiptar në Maqedoni (1945 – 1991)
Historia e shtypit shqiptar në Maqedoni, në periudhën e viteve 1945-1991, me theks të veçantë rreth aspektit kulturor-arsimor, është objekti kryesor i këtij hulumtimi. Kur flasim për shtypin shqiptar në Maqedoni të kësaj periudhe, asociacioni i parë është gazeta “Flaka e Vëllazërimit” “, e cila për herë të parë doli e u botua më 4 prill té vitit 1945. Kjo gazetë, ishte shenjë dalluese, me të cilën identifikohej jo vetëm se shtypi dhe gazetaria shqiptare në Maqedoni, por gati se i giithë zhvillimi kulturor-arsimor, i cili më së miri ishte pasqyruar në këtë gazetë.
CHF12.90 -
Veshja popullore shqiptare në treven e Strugës
Tema e cila është në epiqendër të vemendjës sonë ka të bëjë me veshjet popullore, por në një regjion të caktuar gjeografik, sikurse është Struga me fshatrat përreth, e banuar nga popullsi shqiptare. Për ti nxjerrë në pah qështjet e ndërlidhura me këtë temë, kam përdorur metodën e mbledhjes së të dhënave nga terreni, materiale të shkruara, të ndërthurura me fotografi të vjetra nga albume familjare, apo dhe nga ato të kohës më të re, me qëllim që të krijohet një fotografi e së kaluarës dhe të sotmes sa i përket këtij lloji të kulturës materiale.
CHF12.90 -
Shqiptarët në rrjetin diplomatik të Republikës së Maqedonisë (1991-2011)
Diplomacia është disiplinë që domosdoshmërisht lidhet me politikën ndërkombëtare, si një nga segmentet e saj themelore. Por, trendet moderne e imponuan nevojën që diplomacia të jete subjekt edhe i vëzhgimit shkencor. Se këndejmi, ajo është gjithnjë e më tepër pjesë e kurrikulave të universiteteve dhe instituteve të ndryshme shkencore.
CHF9.90 -
Shkrime historike
Ali Vishko nga vitet 50 të shek. XX e derisa i mbylli sytë, 12 qershor 2009, krahas punës së tij prej mësuesi, profesori e pedagogu, me tërë qënien e tij iu përkushtua punës kërkimore – shkencore për studimin e të kaluarës sonë nga parahistoria (epoka e bashkësisë primitive) e deri në ditët tona.
CHF12.90Shkrime historike
CHF12.90 -
Dega e Shkupit e Lidhjes së Prizrenit dhe Jashar bej Shkupi (përmbledhje me dokumente)
Eshtë nderë i madh për të gjithë ne, që nëpërmjet këtij libri me dokumente po shtjellojmë Lidhjen Shqiptare të Prizrenit historik, piemontin e shqiptarizmës, për të kujtuar 100 vjetorin e vdekjes së Jashar Bej Shkupit, kryetarin e Degës së Lidhjës së Prizrenit për Sanxhakun e Shkupit.
CHF14.90 -
Enciklopedia imagjinare
Enciklopedia imagjinare është eksperiment i madh me letersinë: me zhanrin letrar, me tematikën dhe me tipin e ligjërimit. Ndryshimi shfaqët që në titull: ai përmban një element shkencor (enciklopedia) dhe nje element artistik (imagjinata).
CHF29.90Enciklopedia imagjinare
CHF29.90 -
Legjislacioni bazik antisemitik në mbretërinë e bullgarisë
“Legjislacioni bazik antisemitik i Mbretërisë Bullgare”, që tani vjen edhe në gjuhën shqipe, është vepër e parë e këtij karakteri në rajonin tonë. Përpos rëndësisë eksplicite studimore nga fusha e legjislacionit, kjo vepër nxjerr në pah edhe një rëndësi tjetër që lidhet me objektivat e ITSHKSH-së në zhvillimin e mëtejmë të Departamentit për Studimin dhe Edukimin e Holokaustit”, vlerëson drejtori i ITSHKSH, Dr. Skënder Asani.
Libri “Legjislacioni bazik antisemitik në Mbretërinë e Bullgarisë”, duke qenë pjesë e Strategjisë për edukimin mbi holokaustin, e bën Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup një adresë mjaft kredibile të trajtimit të temave me peshë, jo vetëm të karakterit të ngushtë nacional, por edhe ato me përmasa globale.
CHF24.90















