• E folmja dhe folklori i Patishka Rekës

    Duke ditur se koha realisht ndryshon dhe me kalimin e viteve gjithçka mund të kalojnë në Rrefime” por edhe në “harresë”, dhe duke ditur faktin që ajo që shkon në histori është e pakthyeshme, më lindi ideja që shumë rrëfime, shumë fjalë të vjetra, rite e këngë, t’i përmbledh një një libër, më qëllim që këto që thash më lart të mbeten të shkruara dhe në të ardhmen të mbeten si dëshmi për një gjuhë që ndoshta një dite do të harrohet. Brezat e vjetër po ikin nga kjo botë, bashkë me historitë e tyre. Çka do të dinë brezat e ri për të kaluarën nëse nuk kemi dokumente, shënime a gjurmë të cilat do të jenë ura lidhëse mes brezave që ikin dhe atyre që vijnë pas.

  • Shqipëria Pasosmane (1912-1920)

    Kjo vepër përmban kujtimet e titulluara “Kujtime dhe autobiografi” nga dorëshkrimi në osmanisht i gjetur në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë, me autor Syrja bej Vlorën, pinjoll i një familjeje aristokrate lokale shqiptare e cila që nga përfshirja në Perandorinë Osmane deri në ditët e fundit të kësaj perandorie ka nxjerrë shumë pinjollë që kanë shërbyer në instancat më të larta shtetërore.

     

  • Jeta ime

    Mahatma Gandi është një nga figurat më frymëzuese të historisë. Në autobiografinë e tij klasike rrëfen historinë e jetës së tij dhe se si zhvilloi konceptin e tij të rezistencës aktive jo të dhunshme, e cila nxiti përpjekjen triumfuese indiane për pavarësi që inspiroi pafund përpjekje të tilla triumfuese për liri e pavarësi gjithandej botës përgjatë shekullit XX. Për realitetin tonë, një histori e tillë është më se e njohur. Madje, për më shumë, e përjetuar!

    Jeta ime

    CHF29.90
  • Ferid Pashë Vlora, Një jetë shtet

    Libri në fjalë është jetëshkrimi dhe veprimtaria politike e personalitetit,i cili e mbante postin e kryeministrit gjatë kohës së
    sundimit të sulltan Abdylhamidit II.Ferid Pasha vinte nga një familje e njohur aristokratësh vlonjatë,e cila për vite të tëra
    i kishte shërbyer Perandorisë shumëkombëshe Osmane dhe që, njëherazi, ishin arkitektët e Shqipërisë.Autori, në këtë libër,
    vë në dukje edhe kontributin e Ferid Pashës në pavarësinë e Shqipërisë.

  • Gjykimi i papërfunduar i Sllobodan Milloshaviqit

    Ky libër ofron një analizë të hollësishme të procesit gjyqësor ndaj ish-udhëheqësit serb Sllobodan Millosheviq në Tribunalin Penal
    Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (TPNJ). Me vdekjen e parakohshme të Millosheviqit në mars 2006, procesi gjyqësor ndaj tij mbeti i papërfunduar.
    Megjithëse objektivat tradicionalë të së drejtës penale, si ndëshkimi, drejtësia për viktimat dhe parandalimi,nuk u arritën,
    arkivi rreth procesit gjyqësor ndaj Millosheviqit është një burim i rëndësishëm historik për hulumtuesit e fushave të ndryshme.

  • Çaushi

    Çaushi, si protagonist kryesor i romanit, nëpërmjet të cilit thuret ngjarja dhe narrativi, si një malësor përplot me ëndrra rinore, do të ketë një ecejake gjembash jetësore, kur qatipët e rekrutojnë për Ushtrinë Perandorake. Ai dëshmohet në fronte dhe istikame, si luftëtar trim, shqiptar, të cilin pas shtatë vjetësh shërbim, me uniformë të huaj, do ta ndalojnë të mos kthehet në vendlindje, duke e avancuar në hierarkinë e xhandarmerisë, ku do të mbetet edhe 13 vjet të tjera.

    Çaushi

    CHF29.90
  • Çështja shqiptare në diplomacinë britanike – (1877-1880)

    Libri më i ri i Daut Dautit: “Çështja shqiptare në diplomacine britanike 1877-1880” është pikërisht një kontribut i çmuar kërkimor i autorit, për të ndriçuar faktet historike që i paraprinë mbetjes për mbi një shekull të çështjes shqiptare- si çështje ende e pazgjidhur.

  • Bllaca dhimbja e lirisë

    Libri i konceptuar si kronikë kujtimesh personale të autorit, dhe i kombinuar me kontribute të autorëve të tjerë, që asokohe ishin botuar në gazetën e përditshme “FAKTI”, përmban një kronikë të gjatë të ngjarjeve që lidhen me eksodin e para 20 viteve.

  • Gratë e Rotshildeve

    Tërheqës dhe magjepsës, ky libër u jep zë grave të rafinuara, të privilegjuara dhe të talentuara, të cilat guxuan të sfidonin pritshmëritë e familjes dhe shoqërisë së tyre dhe, nëpërmjet kësaj, i dhanë formë historisë.

  • Çamëria: Një histori dokumentare

    Do të jetë me vlerë të madhe jo vetëm për historianët Greqisë dhe Ballkanit, por edhe të kujtdo që dëshiron të kuptojë situatën e sotme të çamëve në Shqipëri.

  • Armiq të dobishëm

    Por, një gjë qysh atëherë filloi të qartësohej. Osmanët dihej se kishin ndërtuar sistem shoqëror dhe ushtarak superior dhe ky fakt fascinues nuk mund të fshihej. Por, kjo epërsi krijoi frikë në Perëndimin e ndarë dhe të prapambetur.

  • Historia e shtetit, shoqërisë dhe qytetrimit Osman I

    Vëllimi i parë trajton organizimin politik, historik, administrativ dhe ushtarak, si dhe sistemin ligjor, ekonominë, financën dhe strukturën sociale osmane.

  • Xhemijeti dy vëllime

    Këta libra vlejn të lexohen dhe sadopak muslimanët shqiptar, turk dhe boshnjak ta kuptojnë realitetin. Interesant, një fakt është se pas mbylljes të XHEMIJETIT në vitin 1925 fillon një egzod masiv nga trojet e tona ku edhe sot po vazhdon.

  • Ballkani në shekullin XX – Një histori post-imperiale

    Në këtë libër përshkruhet me detaje historia post- imperiale e cila ishte epoka pas perandorive ,pra ajo nacionale .
    Lufta e parë botërore pati një efekt përshpejtues për perandoritë .
    Pas vitit 1918 strukturat etnike dhe fetare që kishin lënë pas perandoritë ishin në kundërshtim me përpjekjen për homogjenizim etnik .
    Këtë kundërthënie vendet e Ballkanit e zgjidhën me dhunë .
    Pra historia post-imeriale është histori e dhunës .
    Libri ka si qëllim të tregojë se si shtetet nacionale ,në 2 dekadat e luftës.

  • Rebelët,besimtarët,të mbijetuarit – studime mbi historinë e shqiptarëve

    Historia e trojeve shqiptare është pak e njohur dhe e studiuar jashtë.
    Për gjysmë shekulli Shqipëria ishte nën një regjim komunist izolimi dhe pavarësie ndërsa Kosova ishte nën sundimin e Titos.
    Afro gjysmë mijëvjeçari tokat shqiptare ishin pjesë e Perandorisë osmane.
    Ky libër mbulon një gamë të gjërë çështjesh,të cilat tregohen në formë kronologjike nga shekulli i XV deri në shekullin e XX.
    Temat e diskutuara në këtë libër lidhen në shumë mënyra me zhvillimet dhe interest specifike jashtë trojeve shqiptare.
    Këto çështje përfshijnë konvertimin fetar,metodat e skllavërimit në perandorinë osmane.

  • Të bësh luftë moderne

    E shëmtuar ,tronditësë ,e fikshme ,lufta erdhi edhe një herë në Europë në mars të vitit 1999 .
    Bota shihte e tmerruar ndërsa makina ushtarake e Jugosllavisë sulmonte shtetasit e saj në Kosovë.
    Fotografitë e refugjatëve që iknin dhe historitë e vrasjeve ishin në krye të lajmeve.
    Që nga fundi i Luftës së ftohtë konflikti etnik ishte bërë vdekjeprurës dhe fuqitë e mëdha dukej se ngurronin të përfshiheshin.
    Autori këtë libër ja kushton djelmoshave dhe vashave të forcave të Armatosura ,Sekretarit të përgjithshëm,
    shtetasëve dhe liderëve të shteteve anëtare të Natos.

Kategoritë