Nënshumë: CHF9.90
-
Luboteni 2001 – studime, raporte, dokumente dhe fotografi
Libri është një përmbledhje serioze prej studimesh akademike, raporte hulumtuese, dokumentesh arkivore dhe fotografish të ngjarjeve të vitit 2001 në fshatin Luboten (Ljubotenski sudiri) pranë Shkupit. Tema kryesore është dokumentimi i ngjarjeve të konfliktit dhe tragjedisë që ndodhi në gusht 2001, përfshirë analizimin historik, psikologjik dhe shoqëror të pasojave për komunitetin shqiptar në atë zonë.
CHF9.90 -
Veprimtaria e klubit të Shkupit (1908 – 1912)
Monografia “VEPRIMTARIA E KLUBIT TE SHKUPIT (1908-1912)” vjen në opusin shkencor të prof. Ramizit si gravurë e stilizuar mbi mermerin e kujtesës sonë kombëtare, e cila tash e tutje bëhet edhe më kuptimplotë për arsye se historiografinë shqiptare e pasuron me një këndvështrim të munguar deri më tani, por edhe për faktin se, siç e thotë edhe autori: “motivi që më nxiti t’ia kushtoja këtë libër veprimtarisë politike dhe atdhetare klubit “Bashkimi” të Shkupit, është shqiptarësia e këtij qyteti ndër shekuj…”
CHF12.90 -
Shtypi shqiptar në Maqedoni (1945 – 1991)
Historia e shtypit shqiptar në Maqedoni, në periudhën e viteve 1945-1991, me theks të veçantë rreth aspektit kulturor-arsimor, është objekti kryesor i këtij hulumtimi. Kur flasim për shtypin shqiptar në Maqedoni të kësaj periudhe, asociacioni i parë është gazeta “Flaka e Vëllazërimit” “, e cila për herë të parë doli e u botua më 4 prill té vitit 1945. Kjo gazetë, ishte shenjë dalluese, me të cilën identifikohej jo vetëm se shtypi dhe gazetaria shqiptare në Maqedoni, por gati se i giithë zhvillimi kulturor-arsimor, i cili më së miri ishte pasqyruar në këtë gazetë.
CHF12.90 -
Veshja popullore shqiptare në treven e Strugës
Tema e cila është në epiqendër të vemendjës sonë ka të bëjë me veshjet popullore, por në një regjion të caktuar gjeografik, sikurse është Struga me fshatrat përreth, e banuar nga popullsi shqiptare. Për ti nxjerrë në pah qështjet e ndërlidhura me këtë temë, kam përdorur metodën e mbledhjes së të dhënave nga terreni, materiale të shkruara, të ndërthurura me fotografi të vjetra nga albume familjare, apo dhe nga ato të kohës më të re, me qëllim që të krijohet një fotografi e së kaluarës dhe të sotmes sa i përket këtij lloji të kulturës materiale.
CHF12.90 -
Shqiptarët në rrjetin diplomatik të Republikës së Maqedonisë (1991-2011)
Diplomacia është disiplinë që domosdoshmërisht lidhet me politikën ndërkombëtare, si një nga segmentet e saj themelore. Por, trendet moderne e imponuan nevojën që diplomacia të jete subjekt edhe i vëzhgimit shkencor. Se këndejmi, ajo është gjithnjë e më tepër pjesë e kurrikulave të universiteteve dhe instituteve të ndryshme shkencore.
CHF9.90 -
Shkrime historike
Ali Vishko nga vitet 50 të shek. XX e derisa i mbylli sytë, 12 qershor 2009, krahas punës së tij prej mësuesi, profesori e pedagogu, me tërë qënien e tij iu përkushtua punës kërkimore – shkencore për studimin e të kaluarës sonë nga parahistoria (epoka e bashkësisë primitive) e deri në ditët tona.
CHF12.90Shkrime historike
CHF12.90 -
Dega e Shkupit e Lidhjes së Prizrenit dhe Jashar bej Shkupi (përmbledhje me dokumente)
Eshtë nderë i madh për të gjithë ne, që nëpërmjet këtij libri me dokumente po shtjellojmë Lidhjen Shqiptare të Prizrenit historik, piemontin e shqiptarizmës, për të kujtuar 100 vjetorin e vdekjes së Jashar Bej Shkupit, kryetarin e Degës së Lidhjës së Prizrenit për Sanxhakun e Shkupit.
CHF14.90 -
Legjislacioni bazik antisemitik në mbretërinë e bullgarisë
“Legjislacioni bazik antisemitik i Mbretërisë Bullgare”, që tani vjen edhe në gjuhën shqipe, është vepër e parë e këtij karakteri në rajonin tonë. Përpos rëndësisë eksplicite studimore nga fusha e legjislacionit, kjo vepër nxjerr në pah edhe një rëndësi tjetër që lidhet me objektivat e ITSHKSH-së në zhvillimin e mëtejmë të Departamentit për Studimin dhe Edukimin e Holokaustit”, vlerëson drejtori i ITSHKSH, Dr. Skënder Asani.
Libri “Legjislacioni bazik antisemitik në Mbretërinë e Bullgarisë”, duke qenë pjesë e Strategjisë për edukimin mbi holokaustin, e bën Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup një adresë mjaft kredibile të trajtimit të temave me peshë, jo vetëm të karakterit të ngushtë nacional, por edhe ato me përmasa globale.
CHF24.90 -
Fjalor i termave dhe nocioneve linguistike
Korpusi i këtij Fjalori përmban mbi 666 terma, nocione dhe konceptime linguistike themelore të fushës së gjuhësisë: të fonetikës, morfologjisë, leksi-kologjisë, sintaksës, sociolinguistikës, etnolinguistikës, gjuhësisë së përgjithshme, semiologjisë, komunikimit etj. Në këtë fjalor janë përfshirë terma dhe nocione të përgjithshme të gjuhësisë, si dhe mjaft terma të rinj të krijuar dhe të vënë në qarkullim në gjuhësi kohët e fundit, të cilët nuk figurojnë në manuale linguistike fjalorësh.
CHF19.90 -
Said Najdeni – Hoxhë Voka Hafiz Sherif Langu
Studimi integral për dy veprimtarë më të shquar të Dibres, Said Najdenin alias Hoxhë Vokën dhe Hafiz Sherif Langun që hyjnë në kolazhin e këtij studiuesi dibran mjaft produktiv i cili merret ekskluzivisht me studimin e letërsisë shqiptare, është më se i qëlluar pse kemi të bëjmë me veprimtarë që nuk i takojnë vetëm këtij qyteti, por mharë letërsisë dhe veprimtarisë kulturore dhe politike kombëtare.
CHF24.90 -
Biseda me Omer Kaleshin
Me urtinë dhe njohuritë e Luan Staroves dhe Omer Kaleshit, kjo veper e veçantë paraqet porosi dobiprurëse e cila i shemb gardhiqet, pavaresisht kush i ka nxitur, e bashkon ne një hapesirë të vetme kulturore jo vetem trashëgiminë fragmentare ë Mediteranit, i relativizon dhe zhduk jo vetëm kufjtë etnike dhe politikë ndërmjet popujve të Ballkanit, por në mënyrë të bindshme dhe të argumentuar e afirmon niellogshmerinë e të githa qenieve njerëzore dhe i relativizon të githë kufitë ndërmjet të githë popujve, duke i promovar verat më të larta esteike, si trashëgimi e përbashkët e githë njërizimit.
CHF19.90Biseda me Omer Kaleshin
CHF19.90 -
Shkupi në Lidhjen e Prizrenit (1878-1881)
Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte një organizatë politike ushtarake e cila në historinë e popullit shqiptar përbën ngjarjen më madhore pas epokës Skenderbejane. Ajo është ngjarja më e rëndësishme e Rilindjes Kombëtare Shqiptare që luajti rol të madh në ngritjen e vetëdijes kombëtare të popullit shqiptar. Ajo veproi në rrethanat e pas pushtimit të Sanxhakut të Nishit nga ana e Serbisë, atëherë kur Mali i Zi synonte pushtimin e një pjese të Shqipërise veriore dhe Greqia pushtimin e Çamërisë shqiptare.
CHF12.90