• Hajdutët e shëndetit mendor – ku shkoi paqja dhe qetesia psikologjike?

    Libri që keni në duar është produkt i një mundi njerëzor e për rrjedhoje mund të gabojë ose t’ia qellojë. U përpoqa që këtë libër ta shpalosja ndaj grupmoshave të ndryshme kulturore, në përpjekje për t’ia qëlluar dhe për të qenë objektive sa munda. Prandaj nëse gjeni dicka të mirë, është nga Allahu i Madhëruar e nëse gjeni ndonjë gabim apo lapsus, ajo është prej meje apo shejtanit.

  • Gjuha e trupit – si ta kuptoni se çfarë po thuhet vërtet

    Qëllimi i këtij libri është t’ju informojë, edukojë dhe zbavisë. Komunikimi është një temë tepër e rëndësishme, element i rëndësishëm që shenjon mirëqenien tonë. Thelbin e komunikimit nuk e përbën vetëm ajo qe themi. Mënyra se si e transmetojmë mesazhin përmes të folurit, qëndrimi dhe gjestet tona përbejnë zgjidhjen “magjike”.

  • Fuqia e mendimit pozitiv 2

    Autori në këtë libër na tregon se si mendimi ynë i dobët dhe pesimizmi mund të pengojnë arritjen e suksesit, ndërsa mendimi pozitiv dhe besimi në veten mund të krijojnë mundësi të reja dhe sukses të madh.

  • Fuqia e ndërdijes

    Duke rregulluar mënyren e trajtimit të potencialit të mahnitshëm brenda vetes, ju mund të ndryshoni personalitetin tuaj dhe të korrni më shumë mrekulli gjatë jetës suaj. Përmes përcaktimit të forcave që drejtojnë ndërdijen tuaj, ju mund të arrini nivelet më të larta të shëndetit, pasurisë, suksesit, qetësisë dhe dashurisë. Gjithashtu, mund të hiqni dorë nga përceptimet negative që shkaktojnë varfëri, sëmundje, stres dhe dështime në marrëdhënie.

  • Fuqia e inteligjencës shpirtërore

    Shumica e njerezve ngatërrojnë konceptin e shpirtërores me fenë, kur në fakt ato janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme. Shpirtëror është të pasurit një lloj transparence që në këtë libër do ta quajmë “inteligjencë shpirtërore”. Kur një person e zotëron këtë inteligjencë shpirtërore, ai bëhet më i aftë për të përceptuar një pamje universale apo “një pamje të plotë” për veten dhe për universin më gjerësisht, si dhe për pozitën dhe qëllimin e ekzistencës së tij në këtë univers.

  • Deflini – Tregimi i një ëndërrimtari

    Bestseller Internacional. Mbi 10 milion kopje të shitura në gjithë botë.

  • Dekada përcaktuese – Përse të njëzetat kanë rëndësi dhe si të përfitojmë prej tyre tani

    Ky libër flet për punën time me njëzetecavjeçarët, si psikologe klinike private në qytetin Sharlotsvil [Charlottesville], Virxhinia, e si profesore klinike në Universitetin e Virxhinias, po dhe më parë si mjeke në qytetin Berkli, Kaliforni, e si lektore në Universitetin e Kalifornisë, në Berkli. Nepër faqet e këtij libri kam bërë çmos për të rrëfyer historitë personale, herë-here prekëse, të klientëve dhe të studentëve që më mësuan për vitet e të njëzetave.

  • Shllime shpirti

    Në historinë e letërsise shqipe janë të njohura krijimet poetike të autorëve të tradites sonë letrare në të cilat ka dominuar elementi fetar, e përshpirtshmja, sublimja, transcendentalja, që e ka karakterizuar mbarë veprën poetike të tyre, madje kjo frymë vazhdon edhe sot e kësaj dite kryesisht nga poetë që ndjejnë në shpirt lidhshmërinë me Krijuesin, Frymezuesin, Dashuruesin e të Bukurës në art dhe në jetv. Në Panteonin e lirikës sonë artistike kanë zënë një vend nderi sidomos ata poetë që binomin fe-atdhe e kanë trajtuar si pjesë të besimit. Që në fillim le të më lejohet që të paraqes disa vrojtime të mia në lidhje me antologjite në përgjithësi dhe për këtë që i ofrohet lexuesit tanë, sot. çdo përpilues antologjie, ose akecili përpilues që mer guximin për të bërë një përzgjedhje poezish a prozash, i ka të njohura kriteret estetike dhe parimet themelore sipas të cilave duhet trajtuar materialin e grumbulluar dhe që mëton të prezantojë. Zakonisht përfaqësohen autoret, veprat e të cilave kane marrë dhëne dhe janë poezite më të arrira artistikisht, që përmbushin kriteret e caktuara, por asnjëhere kriteret s’do të kenë atë force magjike që  detyrojnë përpiluesin të heq dorë nga ajo “që e ka në hater”, sic pohon nje studiues yni në lidhje me kriteret e përpilimit të antologjive dhe se sado që të mundohet të jetë objektiv në përzgjedhjen e tij, prapëseprapë ana subjektive do t’i vasë vulën punës së tij, duke nxjerre në shesh.

    Shllime shpirti

    CHF24.90
  • Si ta zotërosh fatin tënd

    Zbulimi 1 Ligjit të Evolucionit në botën materiale, e ka përgaritur tanimë njerin për ‘u njohur edhe me ligjin e shkakut dhe pasojës në botën mendore. Mendimi nuk është kurrsësi më pak i përpikte në shndërrimin e tij, sesa gjithë format e tjera që mishërojne mendimin; prandaj jo vetëm qelizat dhe atomet, por edhe mendimet dhe bëmat tona, janë të ngarkuara me një energji përzgjedhese të shtueshme. Në mbreterinë e mendimit dhe bëmave tona, e mira ngaherë mbijeton, ngaqv ajo githmonë është më shumë”e kalitur”, kurse e kegja përherë mposhtet. Ta njohësh mirëfilli “ligjin e përkryer” të shkakut, është diçka që ka të bëjë thelbësisht me sferen tonë mendore, ashtu si edhe me sferën materiale, ngase kjo gjë domethenë të çlirohesh nga çdo ankth që ndien, në lidhje me fatin burimor të individit dhe të shoqërisë. “Ngaqë njeriu ështv njeri, sepse ai është zot i fatit të tij”. Prandaj vullneti i atij njeriu që arrin ta nxërë dijën e ligjit të natyrës, gjithashtu ka për ta nxënë edhe dijen e ligjit shpirtëror; vullneti që, kur njeriu është i paditur, zgjedh përherë të ligën, një vullnet që, sikurse edhe dituria jonë, pëson shndërrim dhe shpvrfaqet rrjedhimisht, duke zgjedhur gjithmonë të mirën gjithsesi.

  • Ligji i tërheqjes në botën mendore

    Në dhjetorin e vitit 1901, William Walker Atkinson, kur ishte vendosur në postin e drejtorit të revistës së njohur Mendimi i Ri (New Thought), do t’u paraqitej ndërkaq lexuesve të asaj reviste me një artikull të paharrueshëm. Ne këtë artikull përmbahej një pohim kumbues dhe madhështor i bindjes së tij vetjake, që gjithashtu shërben si asgjë tjetër, për t’u thelluar më mirëfilli në karakterin dhe thelbin e qenies së njeriut që është njëherësh edhe autor i këtij libri. Aty gjejmë një shprehje tejet të kristalizuar të krejt parimeve të përbotshme, të të vërtetave që ai pvrpiqet t’u hedhë dritë përmes shkrimëve të tij, që sipas shumëkujt ndër specialistët e kësaj fushe, nevojitet të lexohen nga tërë hulumtuesit e këtij zhanri letrar të krijuar prej tij, si çelësi i leximit të filozofise së përhapur prej mësimeve të tij. Për këtë arsye, këtij libri i është bashkëngjitur, me titullin “Shtysa ime në punë”, një përmbledhje e bindjeve themelore që ishin shpallur nga Atkinson në këtë artikull të tij fillestar të vitit 1901.

  • Triumfi në jetë

    Çdo qenie e gallë jeton në botën e vet mendore. Hareja dhe githë brengat e tij, janë thjesht sajesa të mendjes së vet, dhe varen pikërisht nga mendja per gjithçka qe ka të bejë me ekzistencën e tyre. Në ketë botë kaq të zymtë, që errësohet edhe më shumë nga mëkatet dhe pikëllimet tona të panumërta, ku sakaq jetonë shumica e njerëzve, ka gjithsesi një tjetër botë, e cila shkëlqen nga virtytet e kulluara dhe gëzimi krejtësisht i papërlyer, vendi ku gjallonë vetëm njerezit e përkryer. Kjo botë sidoqoftë mund të gjendet dhe brenda saj mund të hyjmë, ndërsa shtegu për të depërtuar brenda saj kalon nga vetkontrolli dhe përkryerja e plotë morale e njeriut. Ajo është bota e jetës së përkryer, dhe rrjedhimisht ajo i përket njeriut vetvetiu, ndonëse qenia njerëzore nuk mund të quhet dot kurrsesi e plotësuar, nëse nuk kurorëzohet me përkryerjen e mirëfilltë.

  • Shërimi i zbrazëtisë

    Shumë nga ne e kanë humbur rrugën e tyre në jetë. Disa prej tyre i kanë humbur tashmë shpresat, ngase nuk shohin më asnjë shpëtim nga dhembja, nga brengat dhe nga dështimet e tyre. Ka nga ata njerëz që kalojnë vite me radhë, të zhytur në turp dhe urrejtje për veten e tyre. Të tjerë jetojnë krejtësisht të zbrazët, përkundër suksesit të tyre së jashtmi. Gjithsesi, shpresa nuk mungon. Gjithmonë ka edhe një shteg shpëtimi, sepse njëlloj siç patëm ardhur në këtë rrugëtim jetësor me gjasat për t’u rrëzuar, gjithashtu jemi të pajisur më aftësinë për t’u ngritur sërish. Njëlloj siç gjakosemi, po ashtu edhe shërohemi, ngase jemi të mbrujtur me aftësinë hyjnore për t’ia dalë mbanë, për të mbijetuar, mbase edhe për të lulëzuar pikërisht në mes të shtrëngatës. Secilit nga ne i është dhënë aftësia hyjnore për të shikuar përmes errësirës, për t’u ripërtërirë mes acarit, teksa ligështohemi pareshtur, dhe përsëri shërohemi, ndërsa hijeshohemi edhe më tepër, përkundër thyerjeve tona. Ky libër na jep pikërisht një udhëzues hap pas hapi për ripërtëritjen e këtyre thyerjeve tona – domethënë të zbrazëtisë tonë gjithashtu.

  • Ide të vogla për një jetë të madhe

    Ky libër përfaqëson një përmbledhje të disa prej kuptimeve të jetës, dhe një regjistrim të situatave dhe skenave me rëndësi në të.
    Një urtësi që e kam dëgjuar… që e kam lexuar… që e kam parë… dhe që kisha frikë të më fluturonte nga mendja, vendosa ta “shkruaja”, dhe të ta shërbeja ty.

  • Lufta brenda zemrave

    Një libër që trajton shumë nga çështjet me të cilat përballen të rinjtë muslimanë në Perëndim, ndonjëherë me humor, shpesh me çiltërsi brutale, por gjithmonë me njohuri të shëndosha dhe qartësi të madhe.

  • Perlat e urtësive

    Shpesh herë në rrjetet sociale lexojmë thënie shumë të dobishme nga shejh Abdulaziz et-Tarifi, thënie që hoxhallarët i përkthenin dhe i postonin.

    Tani ja ku e kemi një libër me mbi 1200 thënie të çmuara, ku secila faqe është një thesar i vërtetë.

    Nëse dijetari nuk i kryen detyrat e tij, injoranti ia zë vendin dhe gabon.

    Para se të fajësohet injoranti për gabimin e tij, dijetari duhet të qortohet për shpërfilljen e tij.

  • I Dyti Është I Pari I Humbësve

    Në këtë libër,autori Pino Allievi i cili ka pasur privilegjin ta njihte nga afër dhe ta kishte mik Enzo Ferrarin,paraqet një portret unik,
    të plotë dhe tejet interesant të këtij personaliteti të madh në fushën e sportit,sipërmarrjes,si dhe bashkëveprimet e tij të shumta
    me personalitete të tjera të famshme, me të cilët ka lidhur miqësi të forta dhe ndonjëherë,edhe është përplasur,si Gianni Agnelli
    apo Silvio Berlusconi.

Kategoritë