Nënshumë: CHF32.90
-
Armiq të dobishëm
Por, një gjë qysh atëherë filloi të qartësohej. Osmanët dihej se kishin ndërtuar sistem shoqëror dhe ushtarak superior dhe ky fakt fascinues nuk mund të fshihej. Por, kjo epërsi krijoi frikë në Perëndimin e ndarë dhe të prapambetur.
CHF29.90Armiq të dobishëm
CHF29.90 -
Dosja Amerikane për Shqipërinë Komuniste
Një prurje me vlera dhe me rëndësi. Është vëzhguar, marrë informacion dhe çertifikuar dekada e parë e diktaturës komuniste në Shqipëri, e arshivuar në superfuqinë e botës, në shtetin me të lirë dhe më demokratik.
CHF24.90 -
Mbreteria e askujt
Perandoria Romake, Bizantine dhe Osmane, pushtimi i huaj, komunizmi dhe konflikti fisnor: këto kanë qenë realitetet e jetës në Shqipërinë e veriut prej shekujsh.
CHF24.90Mbreteria e askujt
CHF24.90 -
Kryengritja e madhe Ilire
Kryengritja më e madhe ilire kundër pushtuesve romakë ka qenë ajo e viteve 6-9 të e.sonë. Ajo dallohet nga kryengritjet e tjera për shtrirjen e gjerë të saj, pjesëmarrjen e popullsive të tëra ilire, për luftën e paepur të kryengritësve dhe për gjendjen e vështirë që krijoi për shtetin romak.
CHF24.90Kryengritja e madhe Ilire
CHF24.90 -
Çamëria: Një histori dokumentare
Do të jetë me vlerë të madhe jo vetëm për historianët Greqisë dhe Ballkanit, por edhe të kujtdo që dëshiron të kuptojë situatën e sotme të çamëve në Shqipëri.
CHF29.90Çamëria: Një histori dokumentare
CHF29.90 -
Tregime të gjalla
Qysh lehtësohet jeta me anekdota e me humor…?Qysh lehtësohet jeta me tregime të dijes – përvojë?Miku im, lehtësoja vetës jetën…Është punë e thjeshtë, vetëm duhet ta duash veten tënde.CHF22.90Tregime të gjalla
CHF22.90 -
Fiset Shqiptare – historia, shoqëria dhe kultura
Rober Elsie na ofron një lendë gjithëpërfshirëse për 69 fise shqiptare, duke futur aty edhe bajraqet (si fise), apo edhe disa nënfise që i numëron si të tilla. Libri, i ndarë në 11 kapituj, jep dhe bibliografinë dhe treguesin e emrave, listën e hartave dhe të figurave. Te secili fis jepen përshkrime të pozitës gjeografike, të përkatësisë fetare, marrëdhëniet mes fisesh, si dhe përbërja e fiseve. Përfshihen te secili fis edhe legjenda, zakone, folklori dhe historia e fisit.
CHF39.90 -
SHQIPTARËT 1830-1908
Duke e lexuar librin e Prof. E. Çekut, vërehet qartë erudicioni, stili i lehtë dhe i kuptueshëm për të gjithë i shkrimit, si dhe formulimi i saktë i gjykimeve shkencore.
Qartësia e problemeve të elaboruara në libër buron nga njohja e thellë e fushave që trajtohen në tekst si, historia, religjioni, kultura, diplomacia dhe nacionalizmi.
Autori në libër analizon thellë dhe shpjegon në detale marrëdhëniet shumë komplekse të shqiptarëve me Perandorinë Osmane, dhe këtë e bënë duke u mbështetur në burime dhe literaturë te begatshme.CHF32.90SHQIPTARËT 1830-1908
CHF32.90 -
Enciklopedia imagjinare
Enciklopedia imagjinare është eksperiment i madh me letersinë: me zhanrin letrar, me tematikën dhe me tipin e ligjërimit. Ndryshimi shfaqët që në titull: ai përmban një element shkencor (enciklopedia) dhe nje element artistik (imagjinata).
CHF29.90Enciklopedia imagjinare
CHF29.90 -
Kosova – Përshkrim i vendit dhe popullsisë
Veprimaria e quajtur diplomatike, por tejet antishqiptare e hegjemoniste e Nushiqit, ne Kosovë, u zhvilua në momentin më të pavolitshem për shgiptarët, mu në mbarim të shekullit XIX dhe në fillim të atij XX, kur Turqia po dridhej nën peshën e trysnive të shtetëve të fuqishme të kohës e nga problemet e brendshme, që e kishin rënduar e varfëruar secilen pjesë të saj. Edhe për shqiptarët, të cilëve u ishte shtuar edhe dhuna dhe trysnia tejet e egër e fqinjëve, gjendja ekonomike dhe shoqërore ishte bërë e padurueshme dhe për ta kishte aguar një kohë shumë shumë kritike, e cila po i shpiente gjithnjë e më shumë dreit greminës.
CHF19.90 -
Menaxhmenti strategjik – krijimi i avantazhit konkurues
Ky libër u mundëson menaxherëve që të reagojnë në mënyrë proaktive ndaj ndryshimeve, me qëllim që t’i pranojë ndryshimet nëpërmjet një rruge të planifikuar që më parë. Pikërisht menaxhmenti strategjik i mundëson menaxherëve, që nëpermjet të një procesi të studiuar mirë, që do të bazohej në një analizë të punës dhe të vështirësive, rreziqeve dhe opurtuniteteve që ofron e ardhmja e kompanisë, të mund t’i rrisë shanset për të bërë më pak gabime dhe për të sjelle efekte të ndjeshme pozitive për kompanine apo biznesin.
CHF19.90 -
Historia e vërtetë e një prej grupeve më famëkeqe të Briminghamit – Peaky Blinders
Në vitin 2013, seria e BBC2 Peaky Blinders fitoi audiencë mahnitëse nga skena e parë, kur Tommy Shelby nget në qytet si një bandit frikësues nga Perëndimi Amerikan. Gra të frikura largohen me vrik nga rruga e tij, fëmijë shfaqen pa zhurmë nga vendet e fshehura dhe gjithë ç’mund të dëgjohet është trokëllima e kalit të tij të garave. Me askënd mbrapa, kalëruesi ndalon. Por ai s’është në Perëndimin e Egër e s’është as qitës i zoti: ai është burrë i pushtetshëm në Birmighamin industrial të rrugicave më 1919. I veshur dallueshëm dhe me stil në një kostum trepjesësh dhe me një këmishë me jaka të forta por pa kravatë, ai ka një prani komanduese por prapëseprapë misterioze – një ndjenjë e lartësuar nga një kapelë e tipit të djaloshit që ia errësojnë sytë.
CHF23.90 -
Ali Pasha
Në gjithë universin ai shihte vetëm veten e tij, ai nuk donte gjë tjetër veç vetes dhe punonte vetëm për të. Natyra e tij përmbante fillesën e çdo pasioni njerëzor; gjithë jetën e tij të gjatë ia kushti zhvillimit dhe plotësimit të tyre.
Kjo shpreh thelbin e karakterit të tij; dhe veprimet e tij nuk ishin gjë tjetër pasojë e këtij karakteri të zbatuar sipas rrethanave. Janë të paktë ata njerëz që kanë arritur një përputhje të tillë të brendshme dhe po kaq të rrallë kanë qenë ata që i përgjigjeshin aq mirë vendit të tyre në jetë.
Personaliteti i një njeriu të sigurtë, cilësitë e të cilit shfaqeshin në përpjesëtim të drejtë me idetë dhe zakonet e asaj epoke dhe të atij vendi ku ka jetuar, bënin që figura e Ali Pashës të ishte, në mos një nga më të ndriturat, të paktën, një ndër më të shquarat e kohës.
CHF19.90Ali Pasha
CHF19.90 -
Mendësia fituese – të mendosh se mundesh, krijon forcën që mundet
Vlera e këtij libri shkon përtej sektorit formal të edukimit. Libri është i domosdoshëm edhe për sektorin e biznesit, i cili vazhdimisht është në përpjekje të kultivimit të talenteve të reja, po aq sa edhe për prindërit, në kërkim të metodave për të rritur fëmijë, të aftë të përballen me sfidat.
CHF24.90 -
Kosova: Çfarë duhet të dijë secili
Judah, i cili ka kaluar vite të tëra duke mbuluar rajonin, ofron përgjigje të thukëta e të mprehta për një varg pyetjesh në librin e parë mbi Kosovén që prej pavarésisë. Pse është e rëndësishme Kosova? Kush janë shqiptarët? Kush janë serbët? Pse Kosova është aq e rëndësishme për serbët? Ç’rol luan Kosova në botë?
CHF19.90Kosova: Çfarë duhet të dijë secili
CHF19.90 -
Rebelët,besimtarët,të mbijetuarit – studime mbi historinë e shqiptarëve
Historia e trojeve shqiptare është pak e njohur dhe e studiuar jashtë.
Për gjysmë shekulli Shqipëria ishte nën një regjim komunist izolimi dhe pavarësie ndërsa Kosova ishte nën sundimin e Titos.
Afro gjysmë mijëvjeçari tokat shqiptare ishin pjesë e Perandorisë osmane.
Ky libër mbulon një gamë të gjërë çështjesh,të cilat tregohen në formë kronologjike nga shekulli i XV deri në shekullin e XX.
Temat e diskutuara në këtë libër lidhen në shumë mënyra me zhvillimet dhe interest specifike jashtë trojeve shqiptare.
Këto çështje përfshijnë konvertimin fetar,metodat e skllavërimit në perandorinë osmane.CHF32.90