• Seti i Emin Azemit

    Kolana e librave me shkrime eseistike-publicistike, po përmbyllet me vëllimin “A kurohet mendësia”, si vazhdimësi e dy vëllimeve paraprake – “Helena e epikës sonë tragjikomike” dhe “Në mes të kauzës dhe mbijetesës”.

    Kjo përmbyllje vjen natyrshëm pasi që rumbullakëson një cikël shkrimesh të filluara këtu e dy dekada më parë, kurse ” A kurohet mendësia” është një kurorë modeste që sublimon harkun kohor të cilin e kisha projektuar në formë idesh të përdegëzuara brenda kopertinave të këtij libri.

  • A kurohet mendësia? 3

    Në këtë libër, asgje nuk është bardh e zi. Kuptohet, çdo këndvështrim ishte subjektiv/personal, por jo i njëanshem dhe i bazuar mbi një qasje shumë objektive. Mund të gjenden nesër plot kritikues që do të relativizonin këtë qasje autoriale, por libri si i tillë është i hapur për debate të cilat do t’i jepnin shanse mendimit eseistik e publicistik të ketë oponencën e ideve dhe pikëpamjeve më ndryshe.

  • Në mes të kauzës dhe mbijetesës 2

    Periudha kobore prej disa viteve, aq sa shtrihet edhe qarku tematik e problemor i këtij libri, përmban në vete kënaqësinë e shijimit të ngiyrës që lë shkrimi i posahedhur në letër. Jam i vetëdijshem se jo gjithmonë kjo ngiyrë shkrimi i ka bërë të lumtur të gjithë ata që drejtpërdrejt apo tërthorazi apostrofohen këtu. Jam shumë i qetë me ndërgjegjen time se kjo ngiyrë nuk ka qen false, por ka përmbajtur pigmentet e shqetësimit të një mase më të madhe kujdes të vazhdueshëm bazën etike tē argumentimit, e cila me kalimin e kohēs nuk do të ndryshonte shumë.

  • Helena e epikës sonë tragjikomike 1

    Para lexuesit del një libër i cili e ka shpëtuar nga harresa gjithë atë që ka ndodhur në Magedoni, por jo vetëm në të. Aty në të vërtetë përshkruhet në mënyre maestrale jeta jonë me batica e zbatica, me lëvizje anakronike dhe me paradokse të përciella me hijet dhe pehlivanllëqet ballkanike, me zhurmat e një pale dhe heshtjen e palës tjetër, me krekosjen e disave dhe përuljen e të tjerëve. Krahas mugëtirës që e mbulon këtë kohë të përshkruar, librin e përshkon edhe një rreze e theksuar drite. Dhe, kjo dritë ishte puna me përkushtim e autorit, rrëfimi i qartë, doemos edhe mesazhet humane që percjell ai.

  • Bllaca dhimbja e lirisë

    Libri i konceptuar si kronikë kujtimesh personale të autorit, dhe i kombinuar me kontribute të autorëve të tjerë, që asokohe ishin botuar në gazetën e përditshme “FAKTI”, përmban një kronikë të gjatë të ngjarjeve që lidhen me eksodin e para 20 viteve.

Kategoritë