• Në çfarë Kosove do të jetojmë, sprova e një gazetarie komentuese

    Tekstet e botuara në faqet e gazetës “Besa”, në rubrikën Ballkanoskopia, që nga numri i parë i saj i datës 5 tetor 2005 e deri më 25 prill 2007, nuk janë shkruar me idenë që të funksionojnë si tërësi unike, si libër. Por, kur vihen në një kontekst më të gjerë të përpjekjeve për t’i komentuar ngjarjet që kanë ndodhur, veçmas zhvillimet politike në Kosovë, këto tekste më duket se shndërrohen në disa shenja që e tregojnë rrugën e kaluar. Nëse lexohen nga fillimi drejt fundit, ato e shpalosin një rrugë të njohur, nëpër të cilën kemi kaluar me shumë vështirësi dhe e cila na ka tjetërsuar aq shumë sa që na duket se edhe vetë rrugën e kaluar, po e përjetojmë për herë të parë.

Kategoritë