• Gjuha dhe stili në prozën e Anton Pashkut

    Anton Pashku është shkrimtari shqiptar, me figurën e të cilit lidhet ecja në rrugë të sigurtë e letërsisë moderne shqiptare. Gjatë viteve pesëdhjetë, proza ishte pothuajse në kufi të shkrimit të sipërfaqshem letrar dhe të atij dokumentar. Kthesa e prozës së Pashkut, në nivel të vetëdijes së vertetë si art letrar dhe narracion, doli e fuqishme, sa linte përshtypjen e paraqitjes ekstremiste dhe të skajshme moderniste. Ky qe dhe shkaku që aso kohe, vepra e tij kishte shumë pak lexues.

Kategoritë