• Qëndrimet e Ibn Tejmijes rreth Ibn Arabiut

    Merita më e madhe duhet t’u njihet atyre që kanë garantuar mbroitjen e parimeve të mendimit dhe të teksteve fetare, që të mos korruptohen nga depërtimi i mendimeve dhe feve të huaja. Për sa kohë që mbahet fort në këto parime, është e pamundur që një fe apo sistem të zëvendësohet me të tjera. Sepse, këto tekste e pengojnë paraqitjen e interpretimeve personale dhe e ndalin shmangien nga bazat. Cilido qoftë emërtimi i përdorur – misticizëm, gnosticizëm, sekretizëm apo tesavuf, kjo është një prej rrymave që është bërë pre e kritikave gjatë giithë historisë. Kjo, për arsye se veçoria bazë e këtij sistemi të mendimit është të qenët vetja, personalisht, shpirtëror dhe subjektiv. Thënë ndryshe, kjo është një strukturë mendimi që kërkon të sjellë një pikëpamje dhe interpretim të ri të tekstit.

Kategoritë