• Ligji i tërheqjes në botën mendore

    Në dhjetorin e vitit 1901, William Walker Atkinson, kur ishte vendosur në postin e drejtorit të revistës së njohur Mendimi i Ri (New Thought), do t’u paraqitej ndërkaq lexuesve të asaj reviste me një artikull të paharrueshëm. Ne këtë artikull përmbahej një pohim kumbues dhe madhështor i bindjes së tij vetjake, që gjithashtu shërben si asgjë tjetër, për t’u thelluar më mirëfilli në karakterin dhe thelbin e qenies së njeriut që është njëherësh edhe autor i këtij libri. Aty gjejmë një shprehje tejet të kristalizuar të krejt parimeve të përbotshme, të të vërtetave që ai pvrpiqet t’u hedhë dritë përmes shkrimëve të tij, që sipas shumëkujt ndër specialistët e kësaj fushe, nevojitet të lexohen nga tërë hulumtuesit e këtij zhanri letrar të krijuar prej tij, si çelësi i leximit të filozofise së përhapur prej mësimeve të tij. Për këtë arsye, këtij libri i është bashkëngjitur, me titullin “Shtysa ime në punë”, një përmbledhje e bindjeve themelore që ishin shpallur nga Atkinson në këtë artikull të tij fillestar të vitit 1901.

  • Ligji i suksesit në 16 mësime

    Këtu gjenden bazat e filozofisë së suksesit: Formula origjinale për arritje të mëtejshme, të paraqitura në pesëmbëdhjetë parime të jashtëzakonshme. Kjo është një punë e jashtëzakonshme, me të cilën e filloi karrierën e tij Napoleon Hilli. Materiali origjinal është publikuar për herë të parë në vitin 1928, në tetë vëllime. Ligji i suksesit vjen tani në një libër të vetëm.

Kategoritë