-
Namazi një veprim teuhidi
Mjerë për ata, të cilët kur falen, janë të pakujdesshëm për namazet. (Maun: 4-5)
CHF14.90Namazi një veprim teuhidi
CHF14.90 -
Orientalizmi – Koncepte perëndimore për Orientin
Studimet për Lindjen e afert/Historia kulturore Njezet e pesë viet pas botimit të parë, kritika udhëçarëse e Eduard Saidit për përceptimet historike, kulturore dhe politike të Lindjes nga ana e Perëndimit është bërë një libër klasik modern. Në këtë studim me rreze të gjerë dhe intelektualisht të fuqishëm, Saidi gjurmon zanafillen e “orientalizmit” përmes periudhës disashekullore, giatë së cilës Europa ka sundar Lindjen e Afërt dhe të Mesme dhe, nga pozita e vet e forcës, e ka përkufizuar “Orientin” thjesht si “tjetri” veç Oksidentit.
CHF24.90 -
25 Pyetje për Islamin, Muhamedin a.s., Muajin e Ramazanit, Gruaja në Islam dhe Kurbanin
25 pyetje është broshurë në të cilën jepen informacione të drejta dhe të shkurtra rreth pyetjeve që për çdo ditë i parashtrohen një muslimani rreth fesë islame, rreth Muhamedit a.s., rreth muajit të Ramazanit, rreth statusit të graus në islam dhe rreth kurbanit.
CHF5.90 -
Njihni kafshët përmes ajeteve – kafshët e përmendura në ajetet kur’anore dhe komentimi i tyre për fëmijë
Në këtë libër do të mësoni fakte dhe kuriozitete të ndryshme rreth kafshëve.
CHF9.90 -
Kisha e Sherrit
Duket se e gjithë zhurma e Kishës Ortodokse Malazeze dhe e Qeverisë së Malit të Zi për kishën e Rumisë nuk është më shumë se zhurmë interesash e “ekuilibrash” politike. Ndryshe, nuk ka si shpjegohet rasti me i fundit i fshatit Trepçë të Martinajve, me të gjithë banorët të kombësisë shqiptare, ku po ndërtohet një kishë serbe.
CHF9.90Kisha e Sherrit
CHF9.90 -
Jam Evropë! – Intelektualët dhe ideja e Evropës në vitet 1918-1939 dhe 1989-2006
Libri “Jam Evropë!” hulumton në mënyrë kritike përdorimet e idesë së Evropës në tekstet e intelektualëve shqiptarë gjatë viteve 1918-1939 dhe 1989-2006, duke i vendosur ata në një plan krahasues me konceptimet për Evropën dhe projektet e bashkimit të kontinentit që paraqiten nga disa intelektualë evropianë të kohës.
CHF17.90 -
Dyzet net VII, pjesa e shtatë
Ky libër është vazhdë i gjashtë vëllimeve të botuara më parë, që autori përpiqet të ofrojë komentimin e disave nga suret e fundit të Kur’anit Fisnik.
CHF20.90Dyzet net VII, pjesa e shtatë
CHF20.90 -
Dyzet net, pjesa e gjashtë
Krah për krah me konceptin e prerë metafizik, ne përjetojme një zbulim jo më pak të qartë të një natyre psikologjike: domethënë, zbulimin se mendja njerezore (në të cilin term përfshijmë mendimin e vetëdijshëm, imagjinatën, botën e ëndrrave, intuitën, kujtesën etj.) mund të funksionojë vetëm në bazë të përceptimeve të siguruara me parë pikërisht nga ajo mendje në tërësinë e tyre, apo në disa prej elementeve përbërëse.
CHF20.90Dyzet net, pjesa e gjashtë
CHF20.90 -
Islami politik – Konceptet themelore, autorët dhe grupet e një lëvizjeje moderne
Vepra Islami politik jep një paraqitie të ngjeshur e, para së gjithash, themelore të lindjes, e më pastaj të zhvillimit të rrymave politike, lvizjeve, ideve, mendimeve, kuptimeve, paraqitjeve dhe i realizimit të projekteve eminente politike muslimane dhe islame.
CHF19.90 -
Atdheu
Vepra Atdheu, e autorit-mendimtarit të mirënjohur turk Xhemil Meriç (1916-1987), e këtij “kercenuesi intelektual” kundër diktaturës elitare-kulturore, përbën një përmbledhje reflektimesh filozofiko-sociologjike origjinale të një pene veprimtare që synonte të shndërrohej në ndërgjegje të kohës dhe të vendit, t’i thyejë zinxhirët që kishin prangosur ndergiegijen e kombit, t’i shmangë gënjeshtrat, t’i rrenojë muret që i ndanin njerëzit mes vete.
CHF14.90Atdheu
CHF14.90 -
Britania dhe çështja shqiptare – gjatë rënies së perandorisë ootomane 1876-1914
Ky libër argumenton se çështja kombëtare shqiptare është rritur si reagim ndaj qështjeve tjera kombëtare në Ballkan, krizës së vitit 1890 të Maqedonisë dhe dobësimit të Perandorisë Otomane. Më tutje, argumentohet se Qeveria britanike ka treguar vetëm interesim të limituar për çështjen kombëtare shqiptare, për shkak të mungesës së interesit të drejtpërdrejtë në Ballkan. Fakti që Britania nuk kishte interesa të mëdha apo vitale në Ballkan, ishte pikërisht arsyeja që shqiptarët dëshironin ndihmën dhe mbrojtjen e britanikeve…
CHF19.90 -
Ulqini dhe Tivari – Ndërmjet Krishterimit dhe Islamit
Fjala histori vjen nga gregishtja e vjetër historia, që ka kuptimin e vëzhgimit e të kërkimit të së vërtetës. Është një tregim metodik letrar i ngjarjeve, të cilat i përkasin jetës së një populli, të një kombi, të një personazhi, apo mbarë njerëzimit një tregim që është pak a shumë i përsosur, sipas aftësisë se historianit, të cilat vërtet kanë ngjar e që ia vlen të mbahen mend.
CHF19.90 -
Çështja shqiptare në diplomacinë britanike – (1877-1880)
Libri më i ri i Daut Dautit: “Çështja shqiptare në diplomacine britanike 1877-1880” është pikërisht një kontribut i çmuar kërkimor i autorit, për të ndriçuar faktet historike që i paraprinë mbetjes për mbi një shekull të çështjes shqiptare- si çështje ende e pazgjidhur.
CHF29.90 -
Shkupi
Autori e ka quajtur Ese historike dhe prandaj e hap me një trajtesë për qytetet përgjithësisht. Kodra që ngrihet pas urës dhe që duket në kopertinën e librit, ka qenë e banuar të paktën prej neolitit. Në epokën e hekurit aty u ngrit një fortifikim ilir, ndërsa qyteti ilir në rrëzë të tij u bë kryeqyteti i Dardanisë. U zgjerua në një qytet të rëndësishëm gjatë periudhës romake dhe aty ka lindur perandori Justinian më 483 të erës së re. Më 518 u dëmtua rëndë nga tërmeti dhe përfundoi në një fshat. Tërmetet e kanë ndjekur deri në ditët tona, por banorët asnjëherë nuk e kanë braktisur dhe e kanë rindërtuar. Ndërkaq, tronditjet nuk i kanë ardhur vetëm nga nëntoka, sepse dyndjet sllave për të patën të njëjtat pasoja shkatërrimtare. Dhe këto nuk qenë të vetmet dyndje: 3 vjet pas Betejës në Fushën e Kosovës e pushtuan osmanët, gjurmët e të cilëve u ngulën për pesë shekuj.
CHF24.90Shkupi
CHF24.90 -
Ortodoksizmi te shqiptarët
Ortodoksizmi te shqiptarët është një studim shkencor i cili është punuar nga një studiues që nuk i takon religjionit që përpunohet, por edhe në një institucion i cili hulumton teologjine islame. Raste të ngjashme për sa i përket studimit të islamit nga ana e të krishterëve dhe hebrejve bazuar në metodën dhe sistematikën e prezantuar në këtë punim ka shumë.
CHF9.90Ortodoksizmi te shqiptarët
CHF9.90 -
Uthullëra dhe ujëra
Libri “Sirkeler ve Sular” (Uthullëra dhe ujëra) është vëllimi poetik kryesor i poetit. Siç kuptohet nga titulli, gjithë vëllimi përshkohet nga një linje ideore kundërvënieje mes uthullërave dhe ujërave me të cilat ai simbolizon në mënyre përgjithesuese dy ide, dy botë, dy cilësi, dy këndvështrime, dy synime, etj. po aq të ndryshme nga njëra-tjetra sa ç’janë të ndryshme nga njëra-tjetra uthullërat me ujërat.
CHF7.90Uthullëra dhe ujëra
CHF7.90















