-
Furtuna
Përmes rrëfimeve të bukura e me gjuhë të lehtë të autorit, të vegjëlve u ofrohen shumë ngjarje të historisë islame që besojmë se do ta përmbushin kërshërin e fëmijëve, por edhe do t’u mundësojnë ta mësojnë historinë e pasur e të lavdishme të Pejgamberëve të Allahut. Në këtë broshurë tregohet historia e Hudit a.s.
CHF3.90Furtuna
CHF3.90 -
Në rrugën e ngushëllimit e të shpresës
Libër ngushëllues për tejkalimin e dhimbjeve dhe vuajtjeve shpirtërore nëpërmjet kultivimit të kulturës shpirtërore.
CHF3.90 -
Vetëperceptimet e qytetërimeve
Vështrim i qartë për konceptin e ri të qytetërimit botëror dhe kritikë esenciale e tezës së modernizmit si rrugëdalje e vetme për njerëzimin.
CHF4.90Vetëperceptimet e qytetërimeve
CHF4.90 -
Dimensione Kur‘anore
Në librin ‘‘Dimensione Kur’anore‘‘ autori Nexhat Ibrahimi orvatet të mbajë një vazhdimësi në të kuptuarit e Kur’anit, duke filluar me mrekullinë e përhershme të Kur’anit për çdo kohë dhe për çdokë, përkthimin e tij në gjuhët botërore dhe atë shqipe dhe ndikimin mbi kulturën islame, e sidomos përgaditjen për ta kuptuar rëndësinë e Fjalës së Zotit. Autori me mjeshtri të lartë i rreket problematikës së mrekullisë së Kur’anit si hyrje për leximin e tekstit të shenjtë. Ky libër doli si rezultat i punës shumëvjeçare të autorit në problematikën e kulturës islame dhe plotëson një zbraztësi në literaturën e Kur’anologjisë në gjuhën shqipe.
CHF4.90Dimensione Kur‘anore
CHF4.90 -
Përpjekja e heronjëve në përhapjen e Islamit
Përpjekja e heronjve në përhapjen e Islamit menjëherë e qon lexuesin te rrethanat historike të përhapjes së Islamit, po kështu në mënyrë të goditur vepra hapet me ajetin e Kur’anit ” E vetmja fe e pranuar tek Allahu është Islami”.
CHF4.90 -
Trajtesa mbi Imanin
Ky libër paraqet një provë se tokat shqiptare të populluara me muslimanë paraqesin gurrë të pashterrshme për historinë, kulturën dhe traditën tonë Islame. Libër i shkruar në trajtë të veprave apologjetike klasike nga një autor jo shumë i njohur shqiptar i fundshekullit XIX dhe fillimshekullit XX.
CHF4.90Trajtesa mbi Imanin
CHF4.90 -
Djemtë mbeten djem
Libri ‘Djemtë mbeten djem’ përmban disa shtjellime mbi çështjet e identitetit gjinor duke qenë se këto çështje kanë impakt mbi myslimanët që jetojnë në kontekste post-tradicionale në Perëndim.Ato prekin veçanërisht njerëzit të cilët kanë zgjedhur Besëlidhjen e Madhe të Islamit dhe që janë rritur në Judaizëm apo Krishtërim. Mënyra e zakonshme e të bërit të kësaj gjëje është nëpërmjet shqyrtimit të çështjeve në fik’hun (jurisprudencë) klasik dhe duke shpjeguar se si ligjërimi i barazisë që gjendet në Islam funksionon në mënyrë globale, e jo në mikro-nivelin e secilit vendim të fik’hut.
CHF4.90Djemtë mbeten djem
CHF4.90 -
Hapësira etnike e kulturore shqiptare dhe kisha ortodokse Serbe
Ka një përputhje të plotë ndërmjet ekspansionit territorial të Serbisë, gjatë shekujve XIX dhe XX, dhe tkurrjes territoriale të shiptarëve në Ballkan. Kjo është një gjë lehtë e vërtetueshme, thjesht empirike e rreth së cilës s’ka se si të mos pajtohen studiuesit, pavarësisht se nga cila anë i qasën problemit.
CHF4.90 -
Filozofia pereniale dhe tradicionalizmi në epokën moderne
Cilisia themelore e filozofisë pereniale është ngjashmëria primordiale e urtisë te religjionet dhe filozofitë me praktikat jo të ngjashme.
CHF4.90 -
Fijet e shpirtit
Besniku i pa me mendje se si dy burrat me veladonë të zezë u larguan, ndërsa tërë hapësira e mendjes së Besnikut u ndriçua një një dritë jashtëtokësore. Duke u mbështjellë i tëri nga ajo dritë, ai ndjeu plagët t’i thaheshin dhe pikëllimi t’i avullohej. Po e ndjente trupin t’i çlirohej nga shtrëngimi i plagëve. Të gjitha këto figura që po më shfaqen ne kujtesë janë personazhe të historisë e të besimit tonë. Ato lëvizin nëpër kujtesën time lirisht dhe po më tregojnë rrugën. Kjo është rrjedha e fatit të njerëzimit nëpër kohë, një rrjedhë e harruar, por që zbulohet në çaste të caktuara. Ne çaste të caktuara po, po në çfarë çastesh?
CHF5.90Fijet e shpirtit
CHF5.90 -
Fjala vendimtare rreth fesë dhe filozofisë
Libri “Fjala vendimtare rreth fesë dhe filozofisë”, vepër kjo e shkruar nga filozofi i mirënjhour mysliman Ibn Rushdi, i njohur në perëndim si Averroes. Ky libër mëton të sqarojë pikëmapjet e Ibn Rushdit në relacionet religjion – filozofi. Ibn Rushdi është racionalist, por jo në kuptimin evropian, që e mohon Shpalljen hyjnore dhe tërë atë që quhet e mbinatyrshme. Ibn Rushdi së pari tregon se Ligji i Zotit thërret në studimin racional dhe të thelluar të botës dhe në njohjen racionale të Shpalljes (që shihet qartë nga Kur’ani). Pastaj, Ibn Rushdi rekomandon studimet logjike si mjet për arritjen e njohjes.
CHF5.90 -
Tri çështjet – teknika, civilizimi, tëhuajësimi
Është një vepër që kërkon përsiatje dhe analiza të hollësishme. Autori shtron çështjet tejet aktuale: teknikën-qytetërimin-tëhuajësimin dhe raportet e njeriut ndaj tyre. Libri e refuzon të menduarin joislam të myslimanëve, ofron ndihmë për t’i mënjanuar gabimet që i bëjnë ata dhe shtron nevojën për shqyrtimin e sërishëm të këtyre dukurive..
CHF5.90 -
Hyrje e përgjithshme në përkthimin dhe komentimin e Kur’anit
Botimet në shqip rreth Kur’anit kanë përfshirë deri së fundmi literaturë kryesisht përkushtimore, mbi aspekte të veçuara të tij, të shkruara nga autorë të cilët si rregull nuk preokupohen me specifikat e mendësisë moderne në përgjithsi dhe normat bashkëkohore në veçanti. Materiali i këtushëm synon ta zbusë efektin këtij kufizimi, luksoz për botën e sotme, duke sjellë Hyrjen e një vepre madhore mbi Kur’anin, e cila – siç dëshmojnë citimet në shtojcë, të nxjerra me shpejtësi nga vlerësimet e panumërta që i kanë bërë akademikë e dijetarë kryesues të fushës anëkënd globit – ia ka dalë admirueshëm në këtë drejtim dhe aq shumë të tjerë.
CHF5.90 -
Islami është paqe
Autori në këtë libër u përgjigjet të gjithë atyre të cilët me të padrejtë i përshkruajnë Islamit lloj-lloj akuzash. Kjo vepër modeste për nga vëllimi, por tejet e rëndësishme për nga përmbajtja, pa dyshim zbulon njohuri të reja për lexuesin shqiptar.
CHF5.90Islami është paqe
CHF5.90















