-
Kujtimet e mia politike dhe letrare nga fëmijëria dhe rinia
Libri KUJTIMET (HATIRALARIM), pas një hyrjeje të shkurtër, fillon me njohjen që na bën neve Jahja Kemali për nënën e tij. Kjo nënë është një grua e bekuar e cila ngulit në shpirtin e poetit të madh edhe besimin dhe fenë, edhe ndjenjën kombëtare.
CHF14.90 -
Leksione mbi administrimin
A mund të mësohet administrimi? Po!
CHF14.90Leksione mbi administrimin
CHF14.90 -
Mardhëniet ndërfetare në Kosovë (1990-2010) – implikimet socio-politike
Libri Implikimet socio-politike në marrëdhëniet ndërfetare në Kosovë (1990-2010), është studim teoriko-empirik dhe ka të bëjë pikërisht me aspektet e ndërhyrjeve socio-politike në marrëdhëniet ndërfetare në Republikën e Kosovës. Tematika si e tillë, pa dyshim është komplekse e delikate.
CHF9.90 -
Filozofia pereniale dhe tradicionalizmi në epokën moderne
Cilisia themelore e filozofisë pereniale është ngjashmëria primordiale e urtisë te religjionet dhe filozofitë me praktikat jo të ngjashme.
CHF4.90 -
Laiciteti dhe liria e ndërgjegjes
Ekziston një konsensus i gjerë se “laiciteti” është një komponent thelbësor i demokracisë liberale, që përbehet nga gytetarë të cilët ndjekin kuptime të ndryshme mbi botën dhe mbi të mirën, qofshin këto konceptime fetare, shpirtërore apo laike.
CHF9.90 -
Lypsiqarët e Shkupit
Pra, njeriu s’ka pse mos t’i besojë asaj që sot e kësaj dite shkupjanët e rrëfejnë e që ka të bëjë me letrën që nëpërmjet Dullës, disa shkupjane ia kishin derguar Ismail Qemalit në Vjenë, ku ky kishte ikur nga burgu i përjetshëm i Stambollit. Sipas asaj qe rrëfejnë qytetarët e këtushëm, në letrën e tyre ata kishin shkruar vetëm disa rreshta: “O Ismail Oemali, nuk ka Shkup pa Shqypni e as Shqypni pa Shkup. Prandaj, hajde be burrë e kurdise atë Shqypni këtu prej Shkupi, se do bojsh gabim t’madh në koftë se flamurin do e ngresh n’Vlone e jo te Kalaja e Shkupit, se kështu do e biesh punën çi Shqypnia t’ndrydhet e t’mblidhet aq sa s’ta merr mendja. Kemi bo llaf me vet t’afërmit e Sulltanit dhe na kan thonë se ishte ç’na ishte, tashti nuk kemi mo hasmi dhe bonja ni dovlet sa ma t’madh e sa ma t’xhond. Bar juve t’ju shohim rahat e mirë, mbasi përhere na ndejtët n’besë, e nuk na e kthyet kurrizin!”
CHF14.90Lypsiqarët e Shkupit
CHF14.90 -
Lufta e Parë dhe e Dytë Ballkanike si dhe Konferenca e Londrës 1912-1913
Ky libër, i titulluar “Lufta e parë dhe e dytë Ballkanike si dhe Konferenca e Londrës (1912 1913)” është një bashkim i krerëve që flasin kryesisht për Ballkanin, të marrë prej dy librave të shkruar nga akademiku Rajmond Puankaré (Raymond Poincaré), i cili në vitin 1912 ka qenë njëkohësisht kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme të Francës dhe që prej vitit 1913 president i saj.
CHF19.90 -
Sociologjia e Ibën Haldunit
“Ibën Halduni më tepër se pesë shekuj, si në vendin e vet ashtu edhe jashtë, ka mbetur një profet (i shkencës) të cilit s’i është dhënë nderi i merituar”.
Charles ISSAWI Duke ia filluar këtij hulumtimi synonim t’i shtronim idetë e mendimtarit islam, Ibën Haldun – i cili, në kohën e vet, ka pohuar se ka themeluar një shkencë të re që e ka objekt studimi shoqërinë (ilmu’l-umran) – dhe të konstatonim se çfarë ngjashmërish dhe dallimesh ekzistojnë mes saj dhe disiplines shkencore të quajtur sociologji e cila merret me po të njëjtën problematikë.
CHF14.90Sociologjia e Ibën Haldunit
CHF14.90 -
Letërsia dhe besimet fetare
Dëshira për leximin e veprave letrare më është shfaqur qysh në vitet e para të shkollës fillore, pa ndonjë rekomandim të mësuesit ose të kujtdo tjetër. Kur kjo dëshire pat avancuar më shumë dhe une kaloja me orë të tëra duke lexuar vepra letrare, im atë shqetësohej dhe më detyronte t’i hiqja ato nga dora. Mbresat që më kanë ngelur nga leximi në fëmijërinë e hershme janë të reduktuara në efektet gjuhësore të disa tekstëve që kam lexuar në atë kohë.
CHF14.90Letërsia dhe besimet fetare
CHF14.90 -
Si shkruhet vepra shkencore
Vepra ka per qëllim t’u ndihmojë të gjithë atyre që dëshirojnë të hulumtojnë: që të njoftohen për atë se ka është metodologjia e studimit të një problemi, të mësohen të mendojnë në mënyre efikase, që të dinë t’i sistemojnë të dhënat e nevojshme dhe te zbuluara, që të dinë ti trajtësojnë, si edhe të dinë “t’i sistemojnë” dhe komponojnë në këtë të arriturat vetjake, që më në fund të arrijmë deri te ajo që e quajmë rezultat i punës dhe i sintezës.
CHF19.90Si shkruhet vepra shkencore
CHF19.90 -
Dynamics of political changes
This book aims to give a general understanding about the various types of dynamics to explain the political changes throughout the history. Particularly, it focuses on the historical background of the emergence of current global liberal economic system or the world system and the internal dynamics of the domestic political systems.
CHF14.90Dynamics of political changes
CHF14.90 -
Paqja kryqtare
Duke shpalosur idetë dhe ngjarjet që kanë çuar deri lufta e parë kryqtare, Mastnak sërish tregon se si muslimanët nga krishterimi kanë bërë armik me mekanizmat e njëjtë ideorë që e kanë bashkuar shoqërinë krishtere në vëllazëri dhe paqe.
CHF19.90Paqja kryqtare
CHF19.90 -
Perandoria Osmane
Në kohën e themelimit të tij, në fillim të shekullit XIV, shteti osman ishte principate e vogël në kufijtë e botës islamike, përkushtuar gazit, luftës së shenjtë kunder krishterimit të pabesë. Ky shtet kufitar i parëndesishëm gradualisht pushtonte dhe përvetësonte territoret e mëparme të Bizantit në Anadoll dhe në Ballkan, ndërsa me pushtimet e tokave arabe më 1517 u be shteti më i fuqishëm në botën islamike. Deri në sundimin e Sylejmanit i (1520-1566) sukseset ushtarake të vazhdueshme në një trevë që shtrihej nga Evropa Qendrore deri në Indinë Oqeanike, i kishin dhënë Perandorisë Osmane statusin e një fuqie botërore; por në luftërat e gjata të shekullit XVII ekuilibri u kthye në të mirë të Evropës.
CHF14.90Perandoria Osmane
CHF14.90 -
Poezia dhe vdekja
Letërsia shqipe në Kosovë, edhe katërmbëdhjetë vjet pas çlinimit të vendit, ka mbetur në giendje kolapsi, pa shenja të konsolidimit në asnjërin nga treguesit që do ta provonin konsolidimin e saj në rrethanat e reja kulturore e shoqërore, ku ajo do të dëshmohej me përmbajtje artistike identifikuese për realitetin e ri dhe do të kënaqte shijet estetike të një publiku të ri. Për giithë këto vite, nuk është botuar pothuajse asnjë vepër letrare që do te ishte domethënëse për identitetin e ri të këtij vendi dhe eventualisht për përshkrimin e rrugës së vështirë nëpër të cilën është realizuar ky fat i ri i njerëzve të tij.
CHF7.90Poezia dhe vdekja
CHF7.90 -
Periudhat historike të shqipes
Rrjedha e gjuhës shqipe gjatë evoluimit të saj mund të ndahet në periudha dhe etapa për qëllime studimore, por duke nënkuptuar se këto ndarje nuk janë copëtim i saj me kufij të prerë,sepse ato vijojnë natyrshëm dhe në çdo gjendje të gjuhës ka anë, të cilat janë vjetruar ose po vjetrohen, sidhe dukuri që sapo janë shfaqur ose po zënë vend. Për këtë arsye, në shtjellimin e mëposhtëm shekulli ose data përkatëse mjaft herë është e përafërt apo përfaqëson kohën, kur kalimi në një faze të mëtejshme tashmë është bërë 1 dukshëm.
CHF7.90Periudhat historike të shqipes
CHF7.90















