• Si të krijojmë marrëdhënie të dobishme dhe të fitojmë besimin e njerëzve

    Dale Carnegie D ale Carnegie ishte nismëtar i asaj që sot njihet si lëvizja për zhvillimin e potencialit njerëzor . Mësimet dhe shkri met e tij kanë ndihmuar njerëzit anekënd botës për t’u bërë persona me vetëbesim , karakter dhe ndikim . Në vitin 1912 , Dale Carnegie ofroi kursin e tij të parë të të folurit në publik pranë YMCA – së në Nju Jork . Si në shumi cën e kurseve të të folurit në publik të asaj kohe , Carnegie e nisi fjalën me një leksion teorik , por shpejt vërejti se studentët dukeshin të bezdisur dhe të trazuar .

  • Historia e marrëdhënieve ndërkombëtare I

    Jean – Baptiste Duroselle ka futur në metodën e studimit të historisë peshën e forcave të qenësishme dhe rolin e njerëzve. Në këtë vëllim, duke u përqendruar në gjysmën e parë të shekullit XX, ai analizon mekanizmat që çuan në Luftën e Dytë Botërore njëzet vjet pas traktateve që shënuan mbarimin e Luftës së Parë Botërore. Ky libër është botuar mbi dhjetë herë dhe është një nga librat më të mirë të historisë së marrëdhënieve ndërkombëtare.

  • Veli dhe kuptimi

    Regjistri i intelektit është mjaft i fryrë.Vështirë të thuash nëse të mirat i ka më të shumta apo të ligat.Intelekti i ka bërë edhe shpikjet që u kanë lehtësuar jetën njerëzve,ka bërë armët e shkatërrimit në masë si dhe ka drejtuar luftërat që kanë vrarë me miliona njerëz.Pyetja kyçe është:

    Nga vjen ky dallim?

    Si luftohet me një intelekt që tradhëton natyrën e vet?

    Çfarë e bën intelektin ta harrojë mirësinë që ka në thelb dhe t’i nënshtrohet së keqes?

    Libri që keni në duar synon t’u përgjigjet këtyre pyetjeve si dhe të vërë në vendin e duhur e të nxjerrë në pah marrëdhënien ndërplotësuese mes nocioneve si intelekti,zemra,shpirti,kuptimi,e vërteta dhe qenia.

    Kjo vepër që mund të kategorizohet në ato të filozofisë së dijes, është e veçantë për nga përmbajtja dhe porosia që jep. Ajo na rikujton se jemi qenie që arsyetojnë, se duhet të mendojmë ndryshe rreth arsyes, se edhe ajo ka kufijtë e saj, se arsyeja duhet të na shpalosë kuptimin/kuptimet e jetës. Përmes  ‘Veli dhe kuptimi ‘autori na mëson se ka arsye që shpie nga e mira dhe arsye që çojne nga e keqja, na nxit të reflektojmë mbi qenien, thelbin e qenieve, t’u japim vlerë atyre pa i reduktuar në vlerën e tyre utilitare, të jetojmë në harmoni me njeriun, natyrën, Zotin, e kjo harmoni sjell lumturinë, të cilën me sa duket e kemi shndërruar në term abstrakt, në një kategori të humbur.

    Nga përvoja mund të themi se duke lexuar ‘Velin dhe kuptimin’ në fakt lexojmë shumë libra përnjëherë, komunikojmë me porosi të jashtëzakonshme, ndriçohemi me vlera tradicionale që ky autor me ligjëratën e vet ja risjell kontekstit aktual të jetës dhe qenies tonë.

  • Perandoria e së Keqes kundër Djallit të Madh

    Ky libër analizon marrëdhëniet ndërmjet Perëndimit dhe Lindjes. Libri nis me ngjarjen famëkeqe të 11 shtatorit dhe pasojat e tij në mendësinë e intelektualëve dhe tërë shoqërisë perëndimore. Autorët shpjegojnë rrënjët e konflikteve ndërmjet dy kulturave: perëndimore dhe asaj islame dhe mënyrën si e shohin njëra-tjetrën pas 11 shtatorit.

    Autorët shqyrtojnë “ngrirjen” ndërmjet dy shoqërive, por edhe krizat e tyre të brendshme.

     

Kategoritë