Nënshumë: CHF51.70
-
I dërguari im Muhamed a.s. – heroi im
I Dërguari im Muhamed ﷺ është libër i ilustruar me qëllim që të shërbejë si hyrje për fëmijët në jetëpërshkrimin e të Dërguarit ﷺ.
CHF17.90 -
Një ditë me pejgamberin Muhamedin a.s.
Hadithet që lexoni janë përzgjedhur dhe përkthyer nga përmbledhjet më të njohura të haditheve: Sahihul-Buhari, Sahihul-Muslimi, Xhami’ Et-Tirmidhi, Suneni i Ebu Davudi, Suneni i En-Nesai-u dhe Suneni Ibën Maxhxhes. Një numër hadithesh është marrë nga vepra “Mishkatul-mesabih” dhe “Rijadus-salihin”.
CHF5.90 -
Muhammedi alejhisselam
Seti tregon për jetën dhe vepën e Muhamedit a.s. të ndarë në dy vëllime, jetën e Muhamedit sipas burimeve të hershme, 3 Muhameda dy imagjinarë, një i vërtetë dhe Muhamedi a.s. dhe Kur’ani.
CHF149.90Muhammedi alejhisselam
CHF149.90 -
Kopshtet e të devotshmëve në fjalët e të Dërguarit a.s.
Paraqesim përpara teje këtë botim modest, i cili edhe pse në version të shkurtuar, përmbledh në vetvete shumicën e kapitujve të veprës së njohur të imam Neveviut me titull “Kopshtet e njerëzve të mirë në fjalën e të Dërguarit (a.s.)* – Me gjithë volumin e vogël që nxë, ky libërth shquhet për nga përmbajtja tematike dhe njëkohësisht është mjaft praktik në përdorim, për faktin se mund ta shoqëroje lexuesin në çdo kohë e vend.
CHF2.50 -
I këtillë ishte Muhammedi sal-lallahu alejhi ve sel-lem
Në këtë libër të vogël do të gjeni gjithçka rreth pejgamberit Muhamed s.a.v.s., prej nga fizionomia, ecja, kultura dhe virtytet e tij.
CHF4.90 -
Shëndeti mendor – nga jetëshkrimi i Profetit Muhamed sal Allahu alejhi ve selem
Shëndeti mendor i një personi mund të matet përmes asaj që shohim në veprimet e tij, asaj që shfaqet në sjelljen e tij, në gjuhën e trupit, në tiparet e tij të fytyres dhe fjalët që dalin nga gjuha e tij.
CHF14.90 -
Sekretet e lumturisë familjare – Muhamedi a.s. si bashkëshort dhe prind
Familja është shpresa dhe rehatia për të cilën çdo i ri dhe e re lodhet dhe mundohet për ta arritur. Ata harxhojnë mund dhe madje përballen edhe me sfida gjatë formimit dhe garantimit të vazhdimësisë së saj.
CHF14.90 -
Personaliteti i myslimanit – sipas Profetit a.s.
“Personalitetin e Myslimanit”, të cilin Pejgamberi ua mësoi sahabëve përmes sjelljëve dhe veprave konkrete, duhet ta mësojmë “nga gjuha e tij”. Edhe ne do të jetojmë si paraardhësit tanë do t’ia dëgjojmë fjalët. Do t’ia kuptojmë qëllimet. Do të përpiqemi t’i afrohemi. Në këtë mënyrë, do të mund ta meritojmë dashurinë ndaj tij, i cili edhe jetën ia përkushtoi lumturisë sonë në këtë botë dhe në tjetrën.
CHF5.90 -
25 Pyetje për Islamin, Muhamedin a.s., Muajin e Ramazanit, Gruaja në Islam dhe Kurbanin
25 pyetje është broshurë në të cilën jepen informacione të drejta dhe të shkurtra rreth pyetjeve që për çdo ditë i parashtrohen një muslimani rreth fesë islame, rreth Muhamedit a.s., rreth muajit të Ramazanit, rreth statusit të graus në islam dhe rreth kurbanit.
CHF5.90 -
Muhamedi (alejhis-selam) bashëkshort i përkryer
Parimet udhëzuese për një jetë martesore të suksesshme të cilat kanë ardhur nga Muhamedi [sal-=lallahu alejhi ve sel-lem] janë më të bukurat dhe më të rrënjosurat për kohën. Ato (parime) gardhojnë butësi, dhembshuri, bashkëpunim dhe urtësi (veçanërisht kur shfaqen përmes instancave të veprimeve).
CHF9.90 -
Me zemër në mendje – inteligjenca morale dhe emocionale e Profetit alejhi selam
Po e filloj këtë libër me një pyetje të thjeshtë fare: “Kush është njeriu me inteligjent që njihni?” Historia është e mbushur përplot burra e gra, të cilët i kemi cilësuar si ikona të intelektit dhe arsyes, dhe për të cilët kemi skalitur çmime e trofe. Madje, fatkeqësisht, shpesh të tillët janë hyjnizuar. Megjithatë, prapëseprapë, nuk kemi arritur t’i përgjigjemi pyetjes themelore: “Ç’është inteligjenca dhe cili është roli i intelektit?”
CHF14.90 -
Jetëshkrimi i të dërguarit
Allahu i Lartësuar, me të dërguar Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], u dha besimtarëve të mira të mëdha. E bëri mëshirë për të gjitha botët, kurse ndjekjen e tij formë ibadeti. Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] jetoi një jetë të veçantë. Allahu i Lartësuar e bëri të përmendet në mënyrë që asnjë njeri të mos përmendet në atë mënyrë deri në Ditën e Gjykimit.
CHF29.90Jetëshkrimi i të dërguarit
CHF29.90 -
Historia e Muhamedit ﷺ nëpërmjet haditheve të sakta
Koleksionet e haditheve përmbajnë një pjesë të madhe të historisë profetike. Të dhënat e vërtetuara në librat e sunetit dallohen për saktësinë dhe qartësinë e tyre. Autori i kësaj pune kërkimore ka arritur që të koleksionojë 927 hadithe të shpërndara të historisë profetike. Ai gjithashtu ka pasur sukses që t’i radhisë këto hadithe duke i ndarë ato sipas tipologjisë së librave të historisë dhe duke ndjekur renditjen kohore të tyre. Një veçori e këtij autori është se ai është mjaftuar vetëm me hadithet e sakta dhe ka qëndruar larg haditheve të dobëta dhe të sajuara, të cilat i bëjnë disa ngjarje të ngjashme me gojëdhënat dhe legjendat.
CHF32.90 -
Muhamedi alejhi selam jeta e tij sipas burimeve më të hershme
Dijetari, shkrimtari e urtari anglez Martin Lings (1909-2005) është përshkruar nga orientalisti i madh A. J. Arberry si “njeri, sanktiteti i të cilit të kujtonte epoken e artë të mistikëve mesjetarë”. Ai mori titullin e mjeshtrit në letërsi angleze nga Oksfordi, nën shrimtarin e njohur irlandez C. S. Lewis, i cili i quajti poezite e para të Lingsit “frymèzim i kulluar”, , kurse doktoraturën në orientalistikë nga Universiteti i Londrës, me tezën mbi veliun algerian Ahmed el- Alawi, botimi i zgjeruar i të cilës, Një shenjtor sufi i shekullit të njëzetë mbetet studimi përfundimtar reth tij. Lings ishte Mbajtës i Dorëshkrimeve Orientale në Muzeun Britanik dhe Bibliotekën Kombëtare për shumë vite, gjatë të cilave shkroi vepra kritike si Bindje të lashta e bestytni moderne dhe Vakti i parafundit: kriza shpirtërore e botës moderne, studimin madhor Sekreti i Shekspirit, përmbledhjen elegante Poezi sufiste: antologji mesjetare, hyrjen depërtuese Çfarë është sufizmi?, dhe vepren më të mirë të tij, Simboli dhe arketipi. Shrimet e tij janë përkthyer në një duzinë gjuhësh, përfshirë shipen, ku dy librave të fundit u bashkohet vepra e këtushme nga i njejti përkthyes, e cilësuar si “rrëfim magjepsës, që kombinon një dijetarí pa cene me një ndjesi të rrallë të sakrales, të denjë për temën”.
CHF29.90 -
Allahu është një dhe Muhamedi a.s. është profet i tij
Muhamedi është i Dërguari i fundit në vargun e Profetëve.Ai është vula e të gjithë Profetëve.Me fjalën vulë kuptojmë se me të Allahu
vulosi dhe përmbylli përfundimisht dekretet dhe shpalljet hyjnore si dhe vargun e gjatë të të gjithë Profetëve të Zotit.Pas tij s’ka më Profet
tjetër deri në Ditën e Gjykimit.Muhamedi (alejhissalatu uesselam) ishte i biri i Abdullahit dhe Aminesë;ata rridhnin nga fisi i madh i Kurejshëve.
Ai i përkiste barkut Benu Hashim që ishte më i miri mes barqeve të Kurejshëve.Ndërsa fisi Kurejsh ishte më i përzgjedhuri dhe më i njohuri mes
të gjithë fiseve të tjera arabe.CHF9.90 -
Muhamedi Alejhi Selam sikur ta shihnit
Te gjitha lavderimet i takojne Allahut. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Muhamedin, familjen e tij, shoket e tij dhe mbi te gjithe ata, te cilet e pasojne rrugen e tij deri ne diten e ringjalljes. Eshte tradite qe shkruesi i biografive te jete neutral dhe te mos anoje, madje as te mos e lidhe veten me objektin per te cilin shkruan. Kjo nenkupton se ai duhet te shkruaje biografine pa e pershkuar vepren me mendimet dhe ndjenjat e tij personale qe i ka per personin, biografine e te cilit po e shkruan.
CHF11.90