• I dërguari im Muhamed a.s. – heroi im

    I Dërguari im Muhamed ﷺ është libër i ilustruar me qëllim që të shërbejë si hyrje për fëmijët në jetëpërshkrimin e të Dërguarit ﷺ.

  • Muhamedi a.s. Pishtari ndriçues

    Nisur nga fakti se ne literaturën shqiptare shumë pak është shkruar rreth biografisë së Pejgamberit alejhis-selam, dhe nevoja e bibliotekës shqipe për një literaturë të këtij lloji, si dhe përgjegjësia jonë ndaj popullatës muslimane, iu rreka të shkruaj faqet e këtij libri duke u mbështetur në All-Ilahun xhel-le shanuhu, me shpresë se ky libër do ta kryejë rolin e tij pozitiv në mjedisin musliman. Jo rastësisht u përcaktova për të shkruar rreth biografisë së Pejgamberit alejhis-selam.

  • Gjurmëve të të Dashurit tonë

    Libri në fjalë na tregon më për së afërmi bëmat dhe peripecitë që e përshkuan të Dërguarin e All-llahut. Në këtë libër do ta njohim të Dërguarin e All-llahut si njeri modest, besnik, tregtar, bashkëshort, prind, udhëheqës shpirtëror dhe shtetëror.
    Nga ngjarjet dhe ndodhitë e përshkruara për mrekulli në këtë libër, autori ka nxjerrë edhe urtësitë dhe mësimet që mund të vlejnë për njerëzit në ditët e sotme.

  • Mjekësia e të Dërguarit alejhi selam

    Mjekësia pejgamberiane e ka një element hyjnor. Ky element i mjekësisë pejgamberiane krahasuar me mjekësinë e përgjithshme i ngjason raportit të mjekësisë së përgjithshme me mjekësinë popullore.

  • Zotëria ynë Muhamedi- Sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem

    Në këtë libër janë përmendur disa cilësi të profetit Muhamed s.a.s ,aspekte të moralit të lartë dhe jetës së tij.
    Gjithashtu në këtë libër nëpërmjet haditheve tregohen histori të cilat i mësojnë besimtarëve muslimanë shumë gjëra të ndryshme në dobi të tyre .
    Përveç se është një libër fetar ai gjithashtu është edhe edukativ pasi na informon në mënyrën më të mirë të mundshme.

  • Muhamedi alejhi selam jeta e tij sipas burimeve më të hershme

    Dijetari, shkrimtari e urtari anglez Martin Lings (1909-2005) është përshkruar nga orientalisti i madh A. J. Arberry si “njeri, sanktiteti i të cilit të kujtonte epoken e artë të mistikëve mesjetarë”. Ai mori titullin e mjeshtrit në letërsi angleze nga Oksfordi, nën shrimtarin e njohur irlandez C. S. Lewis, i cili i quajti poezite e para të Lingsit “frymèzim i kulluar”, , kurse doktoraturën në orientalistikë nga Universiteti i Londrës, me tezën mbi veliun algerian Ahmed el- Alawi, botimi i zgjeruar i të cilës, Një shenjtor sufi i shekullit të njëzetë mbetet studimi përfundimtar reth tij. Lings ishte Mbajtës i Dorëshkrimeve Orientale në Muzeun Britanik dhe Bibliotekën Kombëtare për shumë vite, gjatë të cilave shkroi vepra kritike si Bindje të lashta e bestytni moderne dhe Vakti i parafundit: kriza shpirtërore e botës moderne, studimin madhor Sekreti i Shekspirit, përmbledhjen elegante Poezi sufiste: antologji mesjetare, hyrjen depërtuese Çfarë është sufizmi?, dhe vepren më të mirë të tij, Simboli dhe arketipi. Shrimet e tij janë përkthyer në një duzinë gjuhësh, përfshirë shipen, ku dy librave të fundit u bashkohet vepra e këtushme nga i njejti përkthyes, e cilësuar si “rrëfim magjepsës, që kombinon një dijetarí pa cene me një ndjesi të rrallë të sakrales, të denjë për temën”.

  • Jetëshkrimi i të dërguarit

    Allahu i Lartësuar, me të dërguar Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], u dha besimtarëve të mira të mëdha. E bëri mëshirë për të gjitha botët, kurse ndjekjen e tij formë ibadeti. Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] jetoi një jetë të veçantë. Allahu i Lartësuar e bëri të përmendet në mënyrë që asnjë njeri të mos përmendet në atë mënyrë deri në Ditën e Gjykimit.

  • Historia e Muhamedit ﷺ nëpërmjet haditheve të sakta

    Koleksionet e haditheve përmbajnë një pjesë të madhe të historisë profetike. Të dhënat e vërtetuara në librat e sunetit dallohen për saktësinë dhe qartësinë e tyre. Autori i kësaj pune kërkimore ka arritur që të koleksionojë 927 hadithe të shpërndara të historisë profetike. Ai gjithashtu ka pasur sukses që t’i radhisë këto hadithe duke i ndarë ato sipas tipologjisë së librave të historisë dhe duke ndjekur renditjen kohore të tyre. Një veçori e këtij autori është se ai është mjaftuar vetëm me hadithet e sakta dhe ka qëndruar larg haditheve të dobëta dhe të sajuara, të cilat i bëjnë disa ngjarje të ngjashme me gojëdhënat dhe legjendat.

  • Muhammedi alejhisselam

    Seti tregon për jetën dhe vepën e Muhamedit a.s. të ndarë në dy vëllime, jetën e Muhamedit sipas burimeve të hershme, 3 Muhameda dy imagjinarë, një i vërtetë dhe Muhamedi a.s. dhe Kur’ani.

Kategoritë