• Mendo dhe pasurohu

    “Mendo dhe bëhu i pasur” i autorit shumë të njohur amerikan Napoleon Hill, është libri që ka ndihmuar shumë njerëz të ndryshojnë rrjedhën e jetës së tyre.

  • Ligji i suksesit në 16 mësime

    Këtu gjenden bazat e filozofisë së suksesit: Formula origjinale për arritje të mëtejshme, të paraqitura në pesëmbëdhjetë parime të jashtëzakonshme. Kjo është një punë e jashtëzakonshme, me të cilën e filloi karrierën e tij Napoleon Hilli. Materiali origjinal është publikuar për herë të parë në vitin 1928, në tetë vëllime. Ligji i suksesit vjen tani në një libër të vetëm.

  • Kryeçelësi i pasurive

    Ky botim vjen i rishikuar dhe përditësuar për shekullin XXI. “Ia jap dhe ia lë trashëgim popullit amerikan pjesën më të madhe të pasurisë sime gjigante, që përmbahet në filozofinë e arritjes individuale, përmes së cilës janë grumbulluar të gjitha pasuritë e mia.”

  • Si të tërheqësh meshkujt dhe paratë

    A realizohen ëndrrat?A ndodh ndonjëherë në jetën reale që një Hirushe,të takojë Princin e Kaltër,të martohet me të dhe të
    jetojnë të lumtur në Kështjellë? A mundet një vajzë, që në fillim të jetës së saj të ndërtojë idenë e saj mbi burrin që ajo dëshiron
    të martohet dhe gjërat që ajo dëshiron,dhe falë planifikimit,të rrëmbejë nga jeta ato që do?
    Dhe nëse një arritje e tillë, përfundimisht mund të realizohet, me çfarë mjetesh arrihet kjo?

  • Shkalla magjike drejt suksesit

    Në këtë libër zbulohet një thesar dijesh. Hill-i ofron një udhë të përmbledhur, hap pas hapi, për të ngjitur shkallën e suksesit, një përparim që varet nga organizimi i proceseve mendore. “Shkalla magjike drejt suksesit” vlen të lexohet shumë herë dhe të zbatohet përgjatë jetës.

  • Një vit drejt pasurimit

    Zgjohu dhe tako anën tënde pozitive. Përse disa kanë sukses dhe të tjerë dështojnë.Disiplinoje veten për të arritur sukses. Rrit fëmijë të suksesshëm e të lumtur. Merr punën që do.Lëri të tjerët të të ndihmojnë të arrish sukses.Përdor magnetizmin tënd personal. Mposhte frikën për të arritur synimin tënd. Merr ngritje në detyrë. Jeto jetën tënde.”
    Këto janë disa prej 52 parimeve të arta drejt suksesit, me të cilat ju prezanton Napoleon Hill në këtë libër të mrekullueshëm.

Kategoritë