Nënshumë: CHF59.70
-
Si të krijojmë marrëdhënie të dobishme dhe të fitojmë besimin e njerëzve
Dale Carnegie D ale Carnegie ishte nismëtar i asaj që sot njihet si lëvizja për zhvillimin e potencialit njerëzor . Mësimet dhe shkri met e tij kanë ndihmuar njerëzit anekënd botës për t’u bërë persona me vetëbesim , karakter dhe ndikim . Në vitin 1912 , Dale Carnegie ofroi kursin e tij të parë të të folurit në publik pranë YMCA – së në Nju Jork . Si në shumi cën e kurseve të të folurit në publik të asaj kohe , Carnegie e nisi fjalën me një leksion teorik , por shpejt vërejti se studentët dukeshin të bezdisur dhe të trazuar .
CHF14.90 -
Si t’i zgjidhësh mosmarrëveshjet
Çdo mosmarrëveshje me të cilën përballemi në jetën tonë ngërthen potenciale pozitive apo negative qofshin. Ato mund të jenë burim frymëzimi, sqarimi, mësimi, shndërrimi, rritjeje apo zemërimi, droje, turpërimi, mbylljeje në vetvete si dhe qëndrese. Zgjedhja nuk është në dorën e kundërshtarëve tanë, por në dorën tonë, si dhe në vullnetin tonë për t;u përballur dhe për t’u marrë me to.
CHF14.90Si t’i zgjidhësh mosmarrëveshjet
CHF14.90 -
Libri i gëzimit
Ky libër është një dhuratë nga dy nga figurat më të rëndësishme shpirtërore të kohës sonë. I mbushur me dashuri, ngrohtësi dhe shpresë, “Libri i gëzimit” na ofron mundësinë për ta përjetuar udhëtimin e tyre që nga përqafimi i parë e deri te lamtumira e fundit.
CHF24.90Libri i gëzimit
CHF24.90 -
Mbi durimin e te urtit
Duke i shkruar këto dialogje filozofike , Seneka e fut veten në hullinë e një tradite të gjatë, ku kryeveprat e Platonit janë për ne shembujt njëherësh më të hershëm e më të përkryer. Në këtë traktat, Seneka rreket t’i përligjë “bashkëbiseduesit” të vet, Serenusit, një paradoks stoik, sipas të cilit “të Urtin nuk e prek as padrejtësia, as fyerja”, dhe nëpërmjet kësaj, që ta bindë të Urtin të ecë ende më tutje në një udhë ku siç duket Serenusi është futur që prej pak kohësh.
CHF9.90Mbi durimin e te urtit
CHF9.90 -
Mbi qetesinë shpirtërore
Seneka flet si një ithtar i stoicizmit, doktrinë të cilën e ka përqafuar që në rini, por në këtë vepër ai është para së gjithash një udhëzues ndërgjegjeje. Sigurisht, filozofia është një doktrinë, por është gjithashtu, në lashtësinë greko-romake, edhe një udhëzuese jete. Madje shpesh ajo është e përkufizuar si “arti i jetës”.
CHF9.90Mbi qetesinë shpirtërore
CHF9.90 -
Ferma e kafshëve
Kur kafshët e shtypura të Fermës me saraje përmbysin pronarin e tyre, z. Xhounz, dhe e marrin vetë fermën në dorë, ato përfytyrojnë se kjo përbën fillimin e një jete me liri dhe barazi. Por, teksa elita dinake dhe e pashpirt që ndodhet në gjirin e tyre nis të marrë kontrollin, kafshët e tjera gjejnë veten të zënë në grackë.
CHF9.90Ferma e kafshëve
CHF9.90 -
Flow – psikologjia e lumturisë dhe e përvojës optimale
Në një gjendje të përvojës optimale, një person është në kufirin e aftësive të tij. Ai është në gjendje të gjejë zgjidhje për çdo sfidë që lind dhe, falë kësaj, përjeton një ndjenjë harmonie dhe kënaqësie.
CHF24.90 -
Katër mijë javë, Menaxhimi i kohës për vdekatarët
Megjithatë ne rrallë bëjmë lidhjen midis betejave tona të përditshme me kohën dhe problemit përfundimtar të menaxhimit të kohës: sfida është se si të përdorim më së miri katër mijë javët tona, gjatësinë mesatare të jetës njerëzore.
CHF19.90 -
Shpik dhe ëndërro
Njerëzit e zgjuar janë shumë të zakonshëm dhe shpesh nuk arrijnë të bëhen të suksesshëm. Ajo që ka rëndësi është të jesh krijues dhe të kesh imagjinatë.
CHF24.90Shpik dhe ëndërro
CHF24.90 -
Arti i të jetuarit
Që t’ia përmbledhim me një fjalë karakterin, mund të themi se ai është një apostull, se nuk e ka tepruar me gojëtarinë letrare, por na e ka hapur shpirtin me të gjitha dëshirat, shijet dhe neveritë më të thella. Pikërisht këtu gëndrojnë madhështia dhe sekreti i ndikimit të tij.
CHF9.90Arti i të jetuarit
CHF9.90 -
100 letra dashurie
100 letra dashurie 100 histori njerëzore të zbukuruara dhe të vrara nga dashuria. Në to ka shumë intimitet, dhimbje dhe rrëfime të pastra zemre. Këtu janë njerëzit e mëdhenj të zhveshur nga petku i famës dhe të veshur me petkun e ndjenjës më të madhe qē njeh njerëzimi, atë të dashurisë.
CHF19.90100 letra dashurie
CHF19.90 -
Mendësia – ndryshoni mënyren e të menduarit, për të realizuar gjithë potencialin që zotëroni
Vlera e këtij libri shkon përtej sektorit formal të edukimit. Libri është i domosdoshëm edhe për sektorin e biznesit, i cili vazhdimisht është në përpjekje të kultivimit të talenteve të reja, po aq sa edhe për prindërit, në kërkim të metodave për të rritur fëmijë, të aftë të përballen me sfidat.
CHF24.90 -
Gjuha e trupit – si ta kuptoni se çfarë po thuhet vërtet
Qëllimi i këtij libri është t’ju informojë, edukojë dhe zbavisë. Komunikimi është një temë tepër e rëndësishme, element i rëndësishëm që shenjon mirëqenien tonë. Thelbin e komunikimit nuk e përbën vetëm ajo qe themi. Mënyra se si e transmetojmë mesazhin përmes të folurit, qëndrimi dhe gjestet tona përbejnë zgjidhjen “magjike”.
CHF24.90 -
Zgjedhja të përqafosh të mundurën
Në këtë libër,bazuar në historinë e saj të Holokaustit,
si dhe në historitë e jashtëzakonshme të njerëzve që ka ndihmuar falë profesionit që ushtron, tregon se mund të arrijmë të çlirohemi
e të fitojmë tërësisht mbi vuajtjet që mbartim me vete, vetëm nëse jemi në gjendje të përballemi me ato që i kanë shkaktuar –
njerëz apo kujtime qofshin.Një libër i ngrohtë dhe i shkruar me dashuri, që diagnostikon deri në thellësi shpirtin njerëzor dhe të pajis
me aftësinë për t’u shëruar!CHF24.90Zgjedhja të përqafosh të mundurën
CHF24.90 -
Historia e origjinës
Asnjeri s’e zgjedh vendin dhe kohën ku dhe kur vjen në univers. Për pak çaste, si mizat e natës rreth flakës së një kandili kozmik, do të bashkudhëtojmë me të tjerë njerëz, me prindërit, me motrat dhe vëllezërit, me fëmijët, me miqtë dhe armiqtë tanë. Bashkudhëtarë do të kemi edhe forma të tjera jete, që nga bakteret te majmunët. Do të kemi shkëmbinj, aurora, hëna, meteorë, planetë, yje, kuarqe, fotone, vrima të zeza, supernova, kërmij, telefonë celularë dhe një hapësirë të zbrazët pa anë e cak.
CHF24.90Historia e origjinës
CHF24.90 -
I përjashtuari
Delikat dhe kompleks, ky roman e përthith lexuesin dhe nuk e lë të ikë.
Ningen shikkaku,vepra më jetëgjatë e gjigandit të letërsisë japoneze të pasluftës,ofron një portret të luftës së një të riu
për të mbijetuar në një botë të cilën ai nuk e kupton dot.Historitë e tij të mallkuara të dashurisë,mendimet e tij mbi njerëzimin
dhe frika e vazhdueshme nga ekspozimi i shqetësimeve të tij të vazhdueshme të hedhura në “fletoren” e tij.CHF16.90I përjashtuari
CHF16.90