• I përjashtuari

    Delikat dhe kompleks, ky roman e përthith lexuesin dhe nuk e lë të ikë.
    Ningen shikkaku,vepra më jetëgjatë e gjigandit të letërsisë japoneze të pasluftës,ofron një portret të luftës së një të riu
    për të mbijetuar në një botë të cilën ai nuk e kupton dot.Historitë e tij të mallkuara të dashurisë,mendimet e tij mbi njerëzimin
    dhe frika e vazhdueshme nga ekspozimi i shqetësimeve të tij të vazhdueshme të hedhura në “fletoren” e tij.

    I përjashtuari

    CHF16.90
  • Kryeçelësi i pasurive

    Ky botim vjen i rishikuar dhe përditësuar për shekullin XXI. “Ia jap dhe ia lë trashëgim popullit amerikan pjesën më të madhe të pasurisë sime gjigante, që përmbahet në filozofinë e arritjes individuale, përmes së cilës janë grumbulluar të gjitha pasuritë e mia.”

  • Vetëbesimi

    Vetëbesimi është një çështje aq qendrore në ekzistencat tona,sa s’mund të jetë objekt i vetëm një disipline.
    Për t’ia kuptuar zemrekët, s’duhet të kërkojmë ta studiojmë në një laborator,por ta vëzhgojmë në jetën e vërtetë,
    ta shohim duke u lindur dhe rritur, t’ia përqafojmë ritmin dhe t’ia ndjekim lëvizjet,ngurrimet dhe rrëmbimet,t’i vrapojmë përbri
    siç ndjekim një fëmijë që desh rrëzohet, e pastaj e gjen ekuilibrin dhe hidhet përpara.

    Vetëbesimi

    CHF18.90
  • Pse dështojnë kombet

    Pse disa kombe janë të pasur dhe të tjerë të varfër? Pse disa kombe vuajnë, në kushte të mjerueshme shëndetësore dhe pa të arshura të mjaftueshme? Pse disa kombe vuajnë nga uria apo luftojnë për bukën e gojës?

  • Si vdesin demokracitë

    Demokracitë mund të vdesin si pasojë e një coup d’état (grusht shteti) – ose mund të vdesin ngadalë.
    Kjo e dyta ndodh në rrjedhojë të një mashtrimi,pak nga pak:fillon me zgjedhjen e një udhëheqësi autoritarian dhe vazhdon
    me abuzimin e pushtetit qeverisës dhe shtypjen e plotë të opozitës.

  • Sekreti më i madh në botë

    Një libër i jashtëzakonshëm që çliron një botë plot potencial lumturie dhe arritjesh personale për ju.Përmban grafikun e suksesit
    që do t’ju shoqërojë në transformimin e jetës suaj! Autori që ka ndihmuar miliona njerëz të transformojnë jetën e tyre përmes librave inspirues!
    Një nga shkrimtarët më ndikues në botë ndan me lexuesit një nga sekretet më të mëdha për suksesin financiar dhe personal në vazhdimin e veprës
    TREGTARI MË I MADH NË BOTË.

  • Forca e faktit

    Sado të thjeshta që të jenë pyetjet mbi zhvillimet kryesore në botë , si për shembull ato që kanë të bëjnë me përqindjen e njerëzve që jetojnë në varfëri të skajshme , me arsyet e rritjes së popullsisë së botës apo me numrin e femrave që përfundojnë shkollën fillore , përgjigjet e dhëna janë vazhdimisht të gabuara . Përgjigje nga gazetarë të famshëm , fitues të çmimeve Nobel dhe bankierë të suksesshëm , nuk arrijnë as në nivelin e përgjigjeve të zgjedhura kuturu nga një majmun për nga saktësia .

    Forca e faktit

    CHF26.90
  • Gratë e padukshme

     

    Libri Gratë e padukshme merr përsipër temën e lënë pas të asaj që nuk e dimë – dhe arsyes që qëndron pas saj . Rezultati është një analizë e fuqishme , e rëndësishme dhe syçelëse e politikës gjinore të dijes dhe injorancës . Me shembuj që variojnë nga teknologjia e deri te fatkeqësitë natyrore , kjo është një kujtesë origjinale dhe në kohën e duhur e arsyes se pse ne kemi nevojë për gra në udhëheqjen e institucioneve që i japin formë çdo aspekti të jetës sonë . ” Cordelia Fine ” Tepër i lexueshëm , i mbushur me fakte dhe njohuri . Një libër i r ëndësishëm , i shkruar me humor dhe talent .

    Nga politikat publike te hulumtimet mjekësore, teknologjia, vendet e punës e mediat, Gratë e padukshme zbulon se si në një botë të ndërtuar për dhe nga burrat, jemi duke e injoruar në mënyrë sistematike gjysmën e popullsisë, shpesh me pasoja katastrofike.

  • Premtomë, baba – Një vit i mbushur me shpresë, vuajtje dhe vendimmarrje

    Premtomë, baba flet për vitin që do të pasonte, i cili do të ishte viti më sfidues dhe më përjetues i jetës dhe karrierës së pashoq të Xho Bajdënit. Zëvendëspresidenti Bajdën udhëtoi më shumë se njëqind mijë milje atë vit, rreth e qark botës, duke u marrë me krizat në Ukrainë, Amerikën Qendrore dhe Irak. Kur vinte një telefonatë nga Nju Jorku a Kapitol Hilli, Kievi a Bagdadi, “Xho, kam nevojë për ndihmën tënde”, ai përgjigjej pozitivisht. Për dymbëdhjetë muaj, ndërsa Bo luftonte për jetën e tij, të cilën e humbi, zëvendëspresidenti mbante në ekuilibër thelbin e dyfishtë të jetës së tij; përgjegjësia ndaj vendit dhe përgjegjësia ndaj familjes. Gjithnjë me çështjen e kandidimit për president në mendje.

  • Si të krijojmë marrëdhënie të dobishme dhe të fitojmë besimin e njerëzve

    Dale Carnegie D ale Carnegie ishte nismëtar i asaj që sot njihet si lëvizja për zhvillimin e potencialit njerëzor . Mësimet dhe shkri met e tij kanë ndihmuar njerëzit anekënd botës për t’u bërë persona me vetëbesim , karakter dhe ndikim . Në vitin 1912 , Dale Carnegie ofroi kursin e tij të parë të të folurit në publik pranë YMCA – së në Nju Jork . Si në shumi cën e kurseve të të folurit në publik të asaj kohe , Carnegie e nisi fjalën me një leksion teorik , por shpejt vërejti se studentët dukeshin të bezdisur dhe të trazuar .

  • A mund të jetë mendja e qetë?

    Mësuesi i mirënjohur Judu Krishnamurti (1895-1986) shpalos edhe një herë stilin e tij mësimor të pandryshueshëm dhe urtësinë e tij të thellë teksa eksploron natyrën e përvojës së jetuar, detajet e kthimit të vëmendjes te vetvetja dhe se si të jetojmë një jetë të përmbushur.

    Proza e tij magjepsëse i kthen historitë e takimeve të tij reale me kërkues shpirtërorë në mbarë botën në dialogë të ngjashëm me fabulat. Kohët e vështira kërkojnë përgjigje të pastra si kristali dhe njohuritë depërtuese të Krishnamurtit do t’i frymëzojnë, do t’i sfidojnë dhe do t’i provokojnë lexuesit që të kërkojnë brenda vetes së tyre dhe t’u qasen konflikteve dhe kërkesave të jetës me kurajë dhe gjakftohtësi.

    Kohët e vështira kërkojnë përgjigje të pastra si kristali dhe njohuritë depërtuese të Krishnamurtit do t’i frymëzojnë, do t’i sfidojnë dhe do t’i provokojnë lexuesit që të kërkojnë brenda vetes së tyre dhe t’u qasen konflikteve dhe kërkesave të jetës me kurajë dhe gjakftohtësi.

Kategoritë