Nënshumë: CHF54.70
-
Gratë e padukshme
Libri Gratë e padukshme merr përsipër temën e lënë pas të asaj që nuk e dimë – dhe arsyes që qëndron pas saj . Rezultati është një analizë e fuqishme , e rëndësishme dhe syçelëse e politikës gjinore të dijes dhe injorancës . Me shembuj që variojnë nga teknologjia e deri te fatkeqësitë natyrore , kjo është një kujtesë origjinale dhe në kohën e duhur e arsyes se pse ne kemi nevojë për gra në udhëheqjen e institucioneve që i japin formë çdo aspekti të jetës sonë . ” Cordelia Fine ” Tepër i lexueshëm , i mbushur me fakte dhe njohuri . Një libër i r ëndësishëm , i shkruar me humor dhe talent .
Nga politikat publike te hulumtimet mjekësore, teknologjia, vendet e punës e mediat, Gratë e padukshme zbulon se si në një botë të ndërtuar për dhe nga burrat, jemi duke e injoruar në mënyrë sistematike gjysmën e popullsisë, shpesh me pasoja katastrofike.
CHF24.90Gratë e padukshme
CHF24.90 -
Si të flasim me këdo
A nuk i admironi edhe ju njerëzit e suksesshëm që duket se “kanë gjithçka në dorë”? i shihni teksa flasin plot vetëbesim nëpër takime biznesi, ose qetë – qetë nëpër festa me shoqërinë. Ata gëzojnë punët më të mira, partnerët më të bukur, miqtë më të spikatur, llogaritë bankare më të majme e vendbanimet më në modë.
CHF24.90Si të flasim me këdo
CHF24.90 -
Pse dështojnë kombet
Pse disa kombe janë të pasur dhe të tjerë të varfër? Pse disa kombe vuajnë, në kushte të mjerueshme shëndetësore dhe pa të arshura të mjaftueshme? Pse disa kombe vuajnë nga uria apo luftojnë për bukën e gojës?
CHF24.90Pse dështojnë kombet
CHF24.90 -
Historia e origjinës
Asnjeri s’e zgjedh vendin dhe kohën ku dhe kur vjen në univers. Për pak çaste, si mizat e natës rreth flakës së një kandili kozmik, do të bashkudhëtojmë me të tjerë njerëz, me prindërit, me motrat dhe vëllezërit, me fëmijët, me miqtë dhe armiqtë tanë. Bashkudhëtarë do të kemi edhe forma të tjera jete, që nga bakteret te majmunët. Do të kemi shkëmbinj, aurora, hëna, meteorë, planetë, yje, kuarqe, fotone, vrima të zeza, supernova, kërmij, telefonë celularë dhe një hapësirë të zbrazët pa anë e cak.
CHF24.90Historia e origjinës
CHF24.90 -
Zgjedhja të përqafosh të mundurën
Në këtë libër,bazuar në historinë e saj të Holokaustit,
si dhe në historitë e jashtëzakonshme të njerëzve që ka ndihmuar falë profesionit që ushtron, tregon se mund të arrijmë të çlirohemi
e të fitojmë tërësisht mbi vuajtjet që mbartim me vete, vetëm nëse jemi në gjendje të përballemi me ato që i kanë shkaktuar –
njerëz apo kujtime qofshin.Një libër i ngrohtë dhe i shkruar me dashuri, që diagnostikon deri në thellësi shpirtin njerëzor dhe të pajis
me aftësinë për t’u shëruar!CHF24.90Zgjedhja të përqafosh të mundurën
CHF24.90 -
Gjuha e trupit – si ta kuptoni se çfarë po thuhet vërtet
Qëllimi i këtij libri është t’ju informojë, edukojë dhe zbavisë. Komunikimi është një temë tepër e rëndësishme, element i rëndësishëm që shenjon mirëqenien tonë. Thelbin e komunikimit nuk e përbën vetëm ajo qe themi. Mënyra se si e transmetojmë mesazhin përmes të folurit, qëndrimi dhe gjestet tona përbejnë zgjidhjen “magjike”.
CHF24.90 -
Mendësia – ndryshoni mënyren e të menduarit, për të realizuar gjithë potencialin që zotëroni
Vlera e këtij libri shkon përtej sektorit formal të edukimit. Libri është i domosdoshëm edhe për sektorin e biznesit, i cili vazhdimisht është në përpjekje të kultivimit të talenteve të reja, po aq sa edhe për prindërit, në kërkim të metodave për të rritur fëmijë, të aftë të përballen me sfidat.
CHF24.90 -
Shpik dhe ëndërro
Njerëzit e zgjuar janë shumë të zakonshëm dhe shpesh nuk arrijnë të bëhen të suksesshëm. Ajo që ka rëndësi është të jesh krijues dhe të kesh imagjinatë.
CHF24.90Shpik dhe ëndërro
CHF24.90 -
Flow – psikologjia e lumturisë dhe e përvojës optimale
Në një gjendje të përvojës optimale, një person është në kufirin e aftësive të tij. Ai është në gjendje të gjejë zgjidhje për çdo sfidë që lind dhe, falë kësaj, përjeton një ndjenjë harmonie dhe kënaqësie.
CHF24.90 -
Libri i gëzimit
Ky libër është një dhuratë nga dy nga figurat më të rëndësishme shpirtërore të kohës sonë. I mbushur me dashuri, ngrohtësi dhe shpresë, “Libri i gëzimit” na ofron mundësinë për ta përjetuar udhëtimin e tyre që nga përqafimi i parë e deri te lamtumira e fundit.
CHF24.90Libri i gëzimit
CHF24.90 -
Forca e faktit
Sado të thjeshta që të jenë pyetjet mbi zhvillimet kryesore në botë , si për shembull ato që kanë të bëjnë me përqindjen e njerëzve që jetojnë në varfëri të skajshme , me arsyet e rritjes së popullsisë së botës apo me numrin e femrave që përfundojnë shkollën fillore , përgjigjet e dhëna janë vazhdimisht të gabuara . Përgjigje nga gazetarë të famshëm , fitues të çmimeve Nobel dhe bankierë të suksesshëm , nuk arrijnë as në nivelin e përgjigjeve të zgjedhura kuturu nga një majmun për nga saktësia .
CHF26.90Forca e faktit
CHF26.90