• Letërsia e Kosovës

    Libri i Nysret Krasniqit Letërsia e Kosovës: 1953-2000 trajton një gjysmë shekulli prozë e poezi shqipe të Kosovës. Duke lexuar e interpretuar 50 shkrimtarë, disa syresh klasikë që kanë shkuar në amshim, disa të tjerë klasikë të gjallë, ndonjëherë edhe me vepra të vogla në totalitetin e madh, Krasniqi ka dhënë pamjen e vet të kësaj letërsie.

    Ky studim është një ndërmarrje e madhe,një hartë letrare me rezolucion të lartë,falë një pune intensive që ka bërë autori me një dashuri e përkushtim të pashoq.Teksti është shkruar me gjuhën e specialistit,me analizë e argumentim,pa zhargon të tepruar që e bën të kapshëm edhe për jospecialistët,për lexuesit e dashuruesit e letërsisë shqipe.

  • A mund të jetë mendja e qetë?

    Mësuesi i mirënjohur Judu Krishnamurti (1895-1986) shpalos edhe një herë stilin e tij mësimor të pandryshueshëm dhe urtësinë e tij të thellë teksa eksploron natyrën e përvojës së jetuar, detajet e kthimit të vëmendjes te vetvetja dhe se si të jetojmë një jetë të përmbushur.

    Proza e tij magjepsëse i kthen historitë e takimeve të tij reale me kërkues shpirtërorë në mbarë botën në dialogë të ngjashëm me fabulat. Kohët e vështira kërkojnë përgjigje të pastra si kristali dhe njohuritë depërtuese të Krishnamurtit do t’i frymëzojnë, do t’i sfidojnë dhe do t’i provokojnë lexuesit që të kërkojnë brenda vetes së tyre dhe t’u qasen konflikteve dhe kërkesave të jetës me kurajë dhe gjakftohtësi.

    Kohët e vështira kërkojnë përgjigje të pastra si kristali dhe njohuritë depërtuese të Krishnamurtit do t’i frymëzojnë, do t’i sfidojnë dhe do t’i provokojnë lexuesit që të kërkojnë brenda vetes së tyre dhe t’u qasen konflikteve dhe kërkesave të jetës me kurajë dhe gjakftohtësi.

  • Gjuha dhe stili në prozën e Anton Pashkut

    Anton Pashku është shkrimtari shqiptar, me figurën e të cilit lidhet ecja në rrugë të sigurtë e letërsisë moderne shqiptare. Gjatë viteve pesëdhjetë, proza ishte pothuajse në kufi të shkrimit të sipërfaqshem letrar dhe të atij dokumentar. Kthesa e prozës së Pashkut, në nivel të vetëdijes së vertetë si art letrar dhe narracion, doli e fuqishme, sa linte përshtypjen e paraqitjes ekstremiste dhe të skajshme moderniste. Ky qe dhe shkaku që aso kohe, vepra e tij kishte shumë pak lexues.

Kategoritë