-
Gjurmime albanologjike – Seria e shkencave historike 44/2014
Në kujtesën historike të popullit shqiptar personaliteti i Iljaz Haxhí Agushit qëndron në piedestalin e Altarit të Shqipërisë Etnike: urtak, bamirës, paqekrijues, diplomat, udheheqës trim e burrë shteti dinjitoz, me një parashikim politik kombëtar, Fanar në Oqeanin Shqiptar të trazuar nga jashtë dhe nga brenda.
CHF19.90 -
Gjurmime albanologjike – Seria e shkencave historike 44/2015
Punimi studimor në fjalë ka për qëllim të ofrojë disa të dhëna historike e politike rreth relacioneve midis Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe Greqisë në kohën e mbajtjes së Kongresit të Berlinit.
CHF19.90 -
Gjurmime albanologjike – Seria e shkencave historike 43/2014
Në trevën e Mitrovicës së sotme janë evidentuar gjurmët e periudhave të ndryshme duke filluar nga periudha e neolitit dhe e broncit në Zhitkovc, Fafos I dhe Fafos II, Vallaç e Soçanicë (nga të cilët me reprezentative janë figurat e idhujve antropomorf, të qenieve fantastike dhe të stolive dhe gjësendëve të tjera që i përkasin “kulturës së Starçeves” dhe të “kulturës së Vinçës”), si dhe të periudhës së hekurit afër lumit Lushta ku, si zbulime rasti, janë evidentuar gjurmët e para të qyteterimit dardan në këtë trevë.
CHF19.90 -
Gjurmime albanologjike – Seria e shkencave historike 39/2009
Kryengritja e vitit 1911 në Malësine e Mbishkodrës ishte paralojë e asaj të vitit 1912. Acarimi i gjendjës ekonomike dhe politike e bënte konfliktin e armatosur kundër qeverisë të pashmangshëm. Lufta e mëtejme politike – parlamentare ishte një bjerrje kohe. Të kota qenë përpjekjet e deputetëve shqiptarë (të prirë nga I. Qemali dhe H. Prishtina) për të kërkuar edhe një herë zbatimin e reformave gjithëpërfshirëse – politike, ekonomike e kulturore në Shqipëri.
CHF19.90 -
Gjurmime albanologjike – Seria e shkencave historike 41/42 – 2011/2012
Konferenca Ndërkombëtare e Rambujesë për Kosovën, edhe trembëdhjetë vjet më pas vazhdon të jetë interesimi për qarqe të caktuara akademike dhe intelektuale, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri. Në këtë artikull studimor, pasqyrohet jehona e shkrimeve të botuara në shtypin e kohës në Shqipëri gjatë viteve 1998-1999, ku trajtohen politikat e konsultimeve, këshillimeve, debateve dhe arritja më në fund e një konsensusi të ofruar nga faktori ndërkombëtar, për marrjen e nje vendimi sa më të drejtë dhe objektiv, si kushti parësor demokratik.
CHF19.90 -
Gjurmime albanologjike – Seria e shkencave historike 41/42 – 2011/2012
Krijimi i një gjuhe letrare të përbashkët për gjithë shqiptarët, me regulla gramatikore e drejtshkrimore të përcaktuara, u shtrua si një ndër kërkesat kryesore të programit kulturor të Rilindjes.
CHF19.90 -
Gjurmime albanologjike – Seria e shkencave historike 45/2015
Ky libër përbëhet prej studimeve të autorëve të ndryshëm të trevave si Kosovë, Shqipëri e Maqedoni. Ky libër ndahet në disa pjesë. Disa prej tyre janë: gjuhësi, letërsi, kritika dhe recensione, kronika shkencore etj.
CHF19.90 -
Gjurmime albanologjike – Seria e shkencave historike 26-1996
Monumentet mbivarrore të Pollogut, që kryesisht i sajojnë stelat, për nga ana epigrafike paraqiten në dy gjuhë: latine dhe greke, gjë e cila është e zakonshme në zonat kufitare.
CHF19.90 -
Gjurmime albanologjike – Seria e shkencave historike 25-1995
Në këtë punim shkurtimisht trajtohen tri çështje me rëndësi për dardanët dhe për territorin e tyre: përkatësia e tyre etnike, përcaktimi i kufijve të Dardanisë dhe çështja e pasardhësve të tyre. Në bazë të materialit arkeologjik dhe gjuhësor, ashtu si shumica e shkencëtarëve që janë për përkatësinë ilire të dardaneve, kanë qenë edhe M. Garasanin dhe F. Papazoglu, por të cilët në bazë të të njejtit materialë ndërrojnë mendimin dhe e përkrahin prejardhjen dako-myze të tyre.
CHF19.90








