• Thoti i Atlantidës

    Libri ” Thoti i Atlantidës”, me të cilin autori paraqitet para lexuesit, është i një lloji disi të veçantë. Në të janë parashtruar teza të kundërta, gjykime, vlerësime e kundërshti, duke i bazuar ato në një mori të dhënash e faktesh.

  • Shkupi në Lidhjen e Prizrenit (1878-1881)

    Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte një organizatë politike ushtarake e cila në historinë e popullit shqiptar përbën ngjarjen më madhore pas epokës Skenderbejane. Ajo është ngjarja më e rëndësishme e Rilindjes Kombëtare Shqiptare që luajti rol të madh në ngritjen e vetëdijes kombëtare të popullit shqiptar. Ajo veproi në rrethanat e pas pushtimit të Sanxhakut të Nishit nga ana e Serbisë, atëherë kur Mali i Zi synonte pushtimin e një pjese të Shqipërise veriore dhe Greqia pushtimin e Çamërisë shqiptare.

  • Lypsiqarët e Shkupit

    Pra, njeriu s’ka pse mos t’i besojë asaj që sot e kësaj dite shkupjanët e rrëfejnë e që ka të bëjë me letrën që nëpërmjet Dullës, disa shkupjane ia kishin derguar Ismail Qemalit në Vjenë, ku ky kishte ikur nga burgu i përjetshëm i Stambollit. Sipas asaj qe rrëfejnë qytetarët e këtushëm, në letrën e tyre ata kishin shkruar vetëm disa rreshta: “O Ismail Oemali, nuk ka Shkup pa Shqypni e as Shqypni pa Shkup. Prandaj, hajde be burrë e kurdise atë Shqypni këtu prej Shkupi, se do bojsh gabim t’madh në koftë se flamurin do e ngresh n’Vlone e jo te Kalaja e Shkupit, se kështu do e biesh punën çi Shqypnia t’ndrydhet e t’mblidhet aq sa s’ta merr mendja. Kemi bo llaf me vet t’afërmit e Sulltanit dhe na kan thonë se ishte ç’na ishte, tashti nuk kemi mo hasmi dhe bonja ni dovlet sa ma t’madh e sa ma t’xhond. Bar juve t’ju shohim rahat e mirë, mbasi përhere na ndejtët n’besë, e nuk na e kthyet kurrizin!”

  • Dega e Shkupit e Lidhjes së Prizrenit dhe Jashar bej Shkupi (përmbledhje me dokumente)

    Eshtë nderë i madh për të gjithë ne, që nëpërmjet këtij libri me dokumente po shtjellojmë Lidhjen Shqiptare të Prizrenit historik, piemontin e shqiptarizmës, për të kujtuar 100 vjetorin e vdekjes së Jashar Bej Shkupit, kryetarin e Degës së Lidhjës së Prizrenit për Sanxhakun e Shkupit.

  • E folmja shqipe e kradakut të Shkupit

    Studimet e të folmeve tona kanë vlerë të madhe për njohjen e larmisë gjuhësore të shqipes, historisë së gjuhës dhe folësve të asaj gjuhe, marrëdhënieve të shqipes me gjuhët e tjera në takim si dhe për shqipen standarde në përgjithësi.

  • Shkupi

    Autori e ka quajtur Ese historike dhe prandaj e hap me një trajtesë për qytetet përgjithësisht. Kodra që ngrihet pas urës dhe që duket në kopertinën e librit, ka qenë e banuar të paktën prej neolitit. Në epokën e hekurit aty u ngrit një fortifikim ilir, ndërsa qyteti ilir në rrëzë të tij u bë kryeqyteti i Dardanisë. U zgjerua në një qytet të rëndësishëm gjatë periudhës romake dhe aty ka lindur perandori Justinian më 483 të erës së re. Më 518 u dëmtua rëndë nga tërmeti dhe përfundoi në një fshat. Tërmetet e kanë ndjekur deri në ditët tona, por banorët asnjëherë nuk e kanë braktisur dhe e kanë rindërtuar. Ndërkaq, tronditjet nuk i kanë ardhur vetëm nga nëntoka, sepse dyndjet sllave për të patën të njëjtat pasoja shkatërrimtare. Dhe këto nuk qenë të vetmet dyndje: 3 vjet pas Betejës në Fushën e Kosovës e pushtuan osmanët, gjurmët e të cilëve u ngulën për pesë shekuj.

    Shkupi

    CHF24.90

Kategoritë